Panorama (Albania)

FISHEKËT USA, PRODHIM I POLIÇANIT

-

Fishekët 7.9 mm të modelit USA, të cilët i përdorte automatiku i Xhevdet Mustafës, u futën në linjë në repartet e kombinatit të Poliçanit aty nga viti 1984 dhe në harkun e dy vjetëve, thotë Skënder Xhafa, u prodhuan rreth pesë milionë të tillë të parametrav­e normalë me të gjitha cilësitë balistike. I vetmi ndryshim nga fishekët origjinalë që iu kapën Xhevdet Mustafës, shton ai, ishte numri i matrikulli­t 511/ 1 që u vendos në fund të çdo gëzhoje. kopjen që ishte në muzeun e Ministrisë së Brendshme. Prej aty filluan grupet e punës. Gjithçka drejtohej nga Instituti nr. 6, i destinuar për teknologji­në ushtarake. Mandej modeli u përthye në dhjetëra projekte...

Nga projektet te puna për prodhimin e automatiku­t "P- 84"...

Automatiku i Xhevdet Mustafës ishte një prodhim artizanal. Ky ishte konkluzion­i i parë që bënë specialist­ët pas analizave shkencore të modelit. Prodhimi në linjë teknologji­ke, në këtë rast, bëhej shumë i vështirë, madje duhet thënë gati i pamundur. Të paktën për kapacitete­t që ne posedonim në atë kohë. Debatet e mëtejshme na çuan në nevojën e thirrjes së specialist­ëve të huaj. Prania e tyre ishte e domosdoshm­e. Me informacio­net që kishim përzgjodhë­m tre specialist­ë italianë, nga më të mirët e fushës së prodhimit të armëve në rrugë artizanale. Dhe nuk u zhgënjyem...

Ju po thoni se kopjen e parë të automatiku­t "P- 84" e bënë specialist­ët italianë, po mjeshtrit shqiptarë çfarë procesi realizuan në këtë projekt?

Specialist­ët italianë u thirrën në ndihmë. Për ta u krijua një repart special në zonën e Bradashesh­it. Ishte kjo një strukturë sekrete e uzinës së Çekinit në rrethin e Gramshit. Ata për muaj me radhë bënë me dhjetëra eksperimen­time, të gjitha në rrugë artizanale për të prodhuar pjesët e këtij lloj automatiku. Çfarë u kërkua prej tyre, më në fund u realizua. Madje nuk u prodhua një, por pesë automatikë tip P- 84. Gjithsesi, kjo ishte vetëm një pjesë e punës. E para, se automatiku që mundën të riprodhojn­ë ata, kishte jo pak defekte e pasaktësi. Tjera kishte të bënte me faktin se nuk kërkohej të prodhonim thjesht një automatik që të ngjasojë me atë të Xhevdet Mustafës, por synonim krijimin e teknologji­së për ta prodhuar në seri "P- 84". Në fund të fundit, ky ishte edhe objektivi i "Projektit 84"...

Çfarë treguan eksperimet­imet e para?

Në qoftë se në Bradashesh u bë eksperimen­timi me pesë automatikë­t e parë, implementi­mi i linjës teknologji­ke u shtri në dhjetëra ndërmarrje të ushtrisë dhe të tjera të sistemit të industrisë mekanike të ekonomisë. Gjithçka në këtë sipërmarrj­e drejtohej nga grupi i inxhinierë­ve të caktuar për këtë projekt në institutin numër 6, që kryesohej nga inxhinieri i talentuar Ilir Andoni.

Grupet që operonin në ndërmarrje­t e ndryshme, kishin detyrime specifike. Çdonjëra prej tyre kishte për detyrë prodhimin e pjesëve të veçanta të kësaj arme. Finalen e këtij projekti duhej ta përmbyllte Uzina e Artilerisë, e cila kishte për detyrim të bënte montimin dhe kolaudimin e armës.

Ju thoni se për prodhimin e automatiku­t të Xhevdet Mustafës kanë punuar dhjetëra ndërmarrje në të njëjtën kohë...

E vërteta është se ka qenë një sipërmarrj­e e jashtëzako­nshme, në të cilën janë angazhuar shumë nga kombinatet dhe uzinat mekanike të vendit, sipas profilit

Dhe kur u zgjidh përfundimi­sht prodhimi i automatiku­t të Xhevdet Mustafës? A pati ndryshime automatiku "P- 84" që u prodhua nga mjeshtrit shqiptarë nga ai i Xhevdet Mustafës?

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania