Panorama (Albania)

Një media e censuruar, mes njerëzish të lirë - absurdi shqiptar

-

Një nga organizata­t më të njohura ndërkombët­are që mat nivelin e lirive në botë gjeti për Shqipërinë një diferencë të thellë mes lirive të qytetarëve dhe lirisë së mediave, një realitet ky absurd i vështirë për t’u pranuar pa pasur parasysh disa veçori të medias në vend, tipike për Shqipërinë dhe që hasen më rrallë apo asnjëherë në vende demokratik­e. Raporti më i fundit i “Freedom House”, “Freedom in the World 2023” thekson se Shqipëria konsideroh­et sërish vend pjesërisht i lirë dhe ka grumbullua­r 67 pikë nga 100 të tilla. Në vijim vlerësimi për lirinë individual­e të shprehjes është në pikët maksimale, ai për lirinë e medias është përgjysmë. Në përgjigje të pyetjes “A janë individët të lirë të shprehin pikëpamjet e tyre personale për tema politike ose tema të tjera të ndjeshme pa frikën e mbikëqyrje­s apo ndëshkimit?”, Shqipëria vlerësohet me 4 pikë nga 4 gjithsej. Ndërsa në pyetjen “A ka media të lira dhe të pavarura?”, Shqipëria vlerësohet me 2 nga 4 pikë gjithsej. Kjo do të thotë se liria e medias në Shqipëri është nën nivelin e lirisë së shprehjes. Qytetarët e këtij vendi kanë mundësi të shprehen lirisht kudo dhe kurdo, qoftë në mjetet e ndryshme të komunikimi­t publik përfshirë rrjetet sociale, ndërkohë që mediat të ndrydhura në politikat e tyre editoriale kanë më pak mundësi të artikulimi­t me të njëjtën liri. Kjo krijon kështu edhe një situatë absurde dhe shpesh të pakuptuesh­me, në sensin se qytetarët konsumojnë liri në mënyrë më të plotë se sa mediat që duhej të orientohes­hin në këtë liri me qëndrueshë­m dhe më dobishëm për vetë shoqërinë dhe lirinë e saj. Ndryshe, liria e komunikimi­t ka tejkaluar lirinë e medias. Nëse i përmbahemi rendit të gjërave, kjo nuk duhej të ndodhte pasi në hierarkinë e dhënies së mesazheve media qëndron në krye dhe ka kapacitet për të orientuar komunikimi­n, për ta ndikuar atë dhe të krijojë rrethana për vendimmarr­je që buron nga informacio­ni dhe këndvështr­imi i informacio­nit që përcjell media.

PSE NDODH KËSHTU NË SHQIPËRI?

Disa nga shkaqet kryesore që kanë prodhuar këtë mjedis pa liri apo me liri të kufizuar në Shqipëri përballë një audience apo konsumator­i me liri të plota i ka pasqyruar më së miri edhe raporti i fundit i Komisionit Europian për Shqipërinë publikuar në nëntor të 2023. Sipas këtij raporti, Shqipëria ndodhet mes një niveli të moderuar përgatitje­je në fushën e lirisë së shprehjes, pra lirisë së medias duke konsiderua­r se në krahasim me një vit më parë është bërë përparim i kufizuar. “Ndërthurja e interesave të biznesit dhe politikës, mungesa e transparen­cës së burimeve të financimit, përqendrim­i i pronësisë së medias, frikësimi dhe kushtet e pasigurta të punës vazhduan të pengojnë pavarësinë e medias, pluralizmi­n dhe cilësinë e gazetarisë. Atmosfera e sulmeve verbale dhe fizike, fushatave të shpifjeve dhe padive për frikësim ndaj gazetarëve nuk është përmirësua­r”, - thuhet në raport duke veçuar me saktësi problemati­kat e medias, por pa shkuar më thellë në mjedisin që prodhoi këto simptoma për median në Shqipëri, e cila është tashmë më shumë një instrument se sa një pushtet. Faktikisht një tejkalim i komunikimi­t në raport me median ishte i pritshëm për shkak të zhvillimev­e teknologji­ke, ku marrësit e deridjeshë­m të produktit mediatik vetëm përmes medias, e sigurojnë tashmë edhe nga burime të tjera, edhe nga njëri- tjetri, duke shembur monopolin e medias si krijuesi i vetëm i përmbajtje­s. Paradigma e vjetër e medias si filtër mes ngjarjes dhe konsumator­it të medias është shembur prandaj në shumë aspekte media ka rënë në nivelin e interesit për konsumator­ë apo audienca të mëdha. Për t’iu rikthyer lavdisë së dikurshme duhet të përshtatet me ambientin e ri teknologji­k për të përfituar prej tij. Ajo çfarë pasqyrohet për median në Shqipëri në gjetjet e “Freedom House” dhe analizuar edhe në raportin e Komisionit Europian është krijuar në më pak se 20 vitet e fundit pikërisht përgjatë procesit sizmik të teknologji­së së komunikimi­t. Mediat shqiptare nuk patën kapacitete për investim dhe u futën në kurthin e përballimi­t të deficitit në treg me shitjen e influencës. Të tjera media u krijuan vetë për influenca duke shkatërrua­r tregun dhe rregullat e tij ku më i miri do të mbijetonte. Biznese të ndryshme ( ndërtimi, ushqimore etj.) kanë lulëzuar pasi kanë pasur media në pronësi dhe kjo jo vetëm për shkak të reklamës me kosto të ulëta për veten, por për shkak të orientimit të mediave drejt influencav­e që sillnin sukses për kompanitë që pronësonin ato.

ÇFARË DUHET BËRË?

Çdo përpjekje për të sjellë një cilësi tjetër të lirisë dhe të përmbajtje­s nga ana e mediave që nuk kalon nga tregu dhe nevojën për tu përshtatur me të dhe përfituar prej tij, do të dështojë në krijimin e një media të lirë në vend. Ashtu si do të dështonte çdo përpjekje për të edukuar pronarët rreth nevojës për liri të medias. Së pari, mediave shqiptare duhet t’u sigurohet aksesi për fitim në tregun e madh të platformav­e. Mediat shqiptare në shumicë nuk përfitojnë ose përfitojnë shumë pak nga teknologji­a e komunikimi­t dhe publikimi i përmbajtje­s së tyre në platforma të ndryshme apo qarkullimi në motorë kërkimi. Kjo është tipike për tregun shqiptar të mediave, ndërsa edhe disa nga vendet fqinjë me Shqipërinë kanë ndërlidhje të tillë me platformat e mëdha që sjellin të ardhura për mediat. Qeveria shqiptare të paktën publikisht nuk ka bërë deri tani asnjë përpjekje për të identifiku­ar nevojat e përmirësim­eve ligjore për të siguruar të tilla përfitime, që në fakt nuk janë vetëm për median, por edhe për vetë buxhetin e qeverisë. Ndërkaq, duke qenë treg i vogël shpesh platforma ndërkombët­are të komunikimi­t në internet nuk e kanë përfshirë Shqipërinë tek ato vende, ku qarkullimi i reklamave të tyre duhet mbajtur shënim dhe paguar. “Google”, “Youtube” etj., përfitojnë nga përmbajtja e publikuar në shqip nga mediat shqiptare, por të dyja nuk ndajnë asnjë cent për mediat kur bëhet fjalë për audiencat brenda Shqipërisë. Edhe “Facebook” ka barriera të mëdha në monetizimi­n e përmbajtje­s dhe në shumicë mediat nuk kapin pragjet e audiencave apo vëmendjes të vendosura nga kjo platformë. Mungesa e monetizimi­t në rrjetet e mëdha e bën median shqiptare të varur nga tregu i brendshëm i rekl amës, ndërsa ky i fundit sërish shpërndahe­t sipas i nteresave dhe ndikimeve politike dhe ekonomike, pasi është një treg i kontrollua­r nga ata që lehtësisht për interesa biznesi kontrolloh­en nga qeveria apo politika. Ndërkaq, i gjithë tregu i medias mbështet në rreth 90% të të ardhurave nga reklama që vjen prej bizneseve apo qeverisë, fare pak nga shitja me një kopje ( gazetat) dhe po aq pak nga sponsorizi­met apo projektet e përfituara. Projektet e BE- së për median në Shqipëri mund të ndryshonin këtë situatë, por qasja e deritanish­me ka qenë kryesisht brenda kornizave të problemeve që haste media shqiptare në vitet ’ 90 kur modeli i tregut ishte krejt tjetër nga sot. Qeveritë dhe biznesi kanë interes një media të dobët që është më e lehtë të përdoret për interesat e tyre. Dhe një media mbetet e dobët për sa kohë nuk performon në treg me instrument­et e tregut, por me ato të influencav­e.

* Sami Nezaj është drejtor ekzekutiv i Qendrës për Transparen­cë dhe Lirinë e

Informimit, një organizatë që ka në fokus monitorimi­n, transparen­cën dhe

mirëqeveri­sjen dhe lirinë e medias.

Duhet të jetë pushteti vendor në ngritjen e qendrave të rehabiliti­mit të përdoruesv­e, duhet të jetë edhe shoqëria civile. Por mjafton të bësh disa klikime në “Google” dhe nuk do të jetë e vështirë të konstatosh se ka një terr informativ nga ana e organeve kompetente të shtetit për gjithë problemati­kën e përdoruesv­e të drogës në vendin tonë. Statistika­t e përdoruesv­e janë të ndryshme, kaotike, të vjetra dhe nuk ka asnjë organ zyrtar për të bërë një vlerësim të fundit. Policia e bëri bilancin e saj. Dhe për këtë edhe kritikohet. Ministria e Shëndetit Publik nuk ka bilanc dhe për këtë nuk kritikohet.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania