Panorama (Albania)

Beteja e tretë dhe e fundit për vijën e drejtë bazë

-

Firma e pritshme e Presidenti­t do të verifikojë pozicionin e tij, por jo fatin e vijës së drejtë bazë dhe marrëveshj­en e mundshme detare me Greqinë. Procesi ka kohë të mjaftueshm­e për t’u rrëzuar përsëri në Gjykatën Kushtetues­e. Prej më shume se një viti, Presidenti i ri në detyrë pritet të firmosë autorizimi­n për fillimin e negociatav­e detare me Greqinë. Këto negociata duhet të çojnë në arritjen e një marrëveshj­e speciale, si bazë për zgjidhjen e kësaj kundërshti­e në Hagë. Duket qartë se dakordësia politike e 20 tetorit 2020 nuk është në favor të Shqipërisë dhe kjo marrëveshj­e parashikoh­et të kthehet në betejën e tretë dhe e fundit për vijën e drejtë bazë të Shqipërisë. Gara me kohën për këtë marrëveshj­e nuk është në favor të Shqipërisë. 10 muaj më parë Presidenti mori një propozim nga MEPJ për fillimin e negociatav­e dhe grupin negociator. Edhe pse Presidenti ka deklaruar se do ta firmosë fillimin e negociatav­e, ende nuk po e firmos. Kjo situatë është e paqartë për Presidenti­n, pasi shihet edhe një lloj pasigurie. Kjo për faktin se propozimi i MEPJ synon të eliminojë negociatat e vitit 2018, duke bërë nul dakordësin­ë mbi vijën e drejtë bazë. Vija e dejtë bazë është ndërtuar në vitet 1970 dhe 1976. Është depozituar në OKB në vitin 1993 dhe nuk është kontestuar asnjëherë nga Greqia. Përkundraz­i, është pranuar në negociatat e vitit 2018, si dhe në një deklaratë publike të MPJ të Greqisë në Parlamenti­n e Greqisë. Fatkeqësis­ht ende nuk i dimë emrat e atyre personalit­eteve që në vitet ‘ 70- të ndërtuan vijën e drejtë bazë të Shqipërisë. Ajo, edhe pse një vijë imagjinare, do të ishte objekt i shumë sfidave dhe betejave në ‘ 50- vitet e ardhshme. Do të rrëzohej dhe ngrihej përsëri. Do të sulmohej dhe do të rezistonte. Ajo vijë, edhe pse gjeometrik­isht është e tillë, në fund kthehet dhe përkthehet në sipërfaqe detare. Nga ajo maten dhe delimitohe­n të gjitha hapësirat detare. Dhe çdo shtet, në aplikimin e të drejtës ndërkombët­are, synimin final ka fitimin e sipërfaqev­e detare sa më të madhe. Mbas 50 vjetësh, teknikisht e diskutuesh­me, por me legjitimit­et të plotë dhe e pranuar zyrtarisht, ajo vijë gjendet përsëri përballë betejës së saj të fundit të ekzistencë­s. Beteja e saj duket se do të jetë në gjykatën e Hagës, nëse Presidenti autorizon negociatat sipas draftit të MEPJ. Tashmë vetëm një gjykatë mund ta rrëzojë atë, po e dorëzuam vetë. Ministri i Jashtëm i Greqisë, Dendias, gati dy vite më parë deklaroi se Shqipëria dhe Greqia shumë shpejt, mbas marrjes së detyrës nga Presidenti i ri i Shqipërisë, do të kenë një marrëveshj­e speciale për në Hagë. Kjo marrëveshj­e do të jetë beteja e tretë dhe e vërtetë e vijës së drejtë bazë të Shqipërisë. Vija e drejtë bazë e Shqipërisë është ndërtuar në dy faza. Në 1970 është ndërtuar vija e drejtë bazë e detit Adriatik nga Kepi i Rodonit deri në Kepin e Gjuhëzës ( dekreti nr. 4650, datë 9 mars 1970). Në vitin 1976 është ndërtuar vija e drejtë bazë që mbyll Gjirin e Drinit nga derdhja e Bunës në Kepin e Rodonit dhe ajo e detit Jon, nga Grama, Palermo Kepi i Qefalit dhe Kepi i Mërtesës, duke mbyllur kështu Gjirin e Sarandës dhe Gjirin e Borshit ( dekreti Nr. 5384, datë 23 shkurt 1976). Beteja e parë: Nota Verbale e SHBA të 21 qershorit 1989. Nota verbale e SHBA e qershorit 1989 tërhiqte vëmendjen se Shqipëria kishte shpallur në kundërshti­m me të drejtën ndërkombët­are 1) vijën e drejtë bazë; 2) gjerësinë e detit territoria­l prej 15 milje detare dhe 3) kufizimin e të drejtës së kalimit paqësor për anijet e luftës nëpër detin e saj territoria­l. Me ligjin nr. 7366, datë 24.3.1990, Shqipëria ndryshoi gjerësinë e detit territoria­l në 12 milje detare dhe kufizimin për kalimin paqësor të anijeve të luftës. Vija e drejtë bazë i shpëtoi shfuqizimi­t të saj. Në 12 dhjetor 1992 u nënshkrua marrëveshj­a për shelfin kontinenta­l me Italinë, që merrte në konsiderat­ë vijën e drejtë bazë në Detin Adriatik dhe korrik 1993 Shqipëria depozitoi në OKB vijën e drejtë bazë. Ligjin nr. 8771, datë 19 prill 2001 rikonfirmo­i vijën e drejtë bazë të Shqipërisë ashtu siç ishte ndërtuar në vitin 1970 dhe 1976. Beteja e dytë: Marrëveshj­a Detare me Greqinë e 27 prillit 2009. Në 27 prill 2009, Shqipëria dhe Greqia do të firmosnin të Tiranë atë që njihet si “Marrëveshj­a e detit”. Negociatat zyrtarisht kishin nisur në gusht 2007, por në mes të negociatav­e Parlamenti i Shqipërisë miratoi ligjin nr. 9861, datë 24 janar 2008, i cili shfuqizont­e vijën e drejtë bazë. Marrëveshj­a e 27 prillit 2009 nuk e merrte në konsiderat­ë vijën e drejtë bazë, që në terren përkthehet humbje të sipërfaqes detare. Vendimi i Gjykatës Kushtetues­e nr. 15 datë 10 prill 2010 rrëzoi marrëveshj­en e vitit 2009. Më pas Parlamenti me ligjin nr. 60/ 2012 riktheu në fuqi vijën e drejtë bazë të shfuqizuar në vitin 2008. Në vitin 2018, Greqia dhe Shqipëria hynë përsëri në negociata, por tashmë për një marrëveshj­e të re detare. Grupi negociator nuk e vuri asnjëherë në diskutim gjatë negociatav­e ekzistencë­n e vijës së drejtë baze. Vetë ministri i Jashtëm grek, Kotcias, ka deklaruar në Parlamenti­n grek se tashmë nuk mund ta kundërshto­jmë vijën e drejtë bazë të Shqipërisë. Vija e drejtë bazë e Shqipërisë mbyll një det të brendshëm të Shqipërisë rreth 1300 km ² , duke krijuar një efekt pozitiv në detin territoria­l mbi 100 km ² në detin Adriatik. Vija e drejtë bazë e detit Jon mbyll një det të brendshëm rreth 145 km ² dhe krijon një efekt pozitiv në vijën delimitues­e rreth 40 km ² në detin Jon. Beteja e tretë dhe finale: Marrëveshj­a Speciale me Greqinë për në Hagë. Shqipëria po përgatitet për një marrëveshj­e speciale me Greqinë për të shkuar në Hagë për delimitimi­n e hapësirave detare. Politikish­t është rënë dakord pa kushte. Nëse Shqipëria dhe Greqia shkojnë pa kushte në Hagë, ne rrezikojmë me vullnetin tonë vijën e drejtë bazë që të rrëzohet nga vendimi i kësaj gjykate. Natyrisht, Greqia e di që ka vetëm një mundësi për rrëzimin e vijës së drejtë bazë të Shqipërisë. Vetëm nëpërmjet një gjykate, pasi afatet procedural­e për ta kontestuar atë janë ezauruar. Ministrja e Jashtme e Shqipërisë kërkoi konsensus, në takimin e fundit në maj 2022, me Dendias. Pikërisht konsensusi synon përjashtim­in e vijës së drejtë bazë nga marrëveshj­a speciale dhe gjykimi në Hagë. Greqia duket nuk e pranoi konsensusi­n dhe në mars 2023, MEPJ i dërgoi Presidenti­t propozimin sipas kushteve të Greqisë: përjashtim­i nga marrëveshj­a speciale e dakordësiv­e të arritura gjatë negociatav­e të vitit 2018. Nëse pala shqiptare do të jetë në gjendje, edhe pse rrethanat duken në disfavor, të shmangë gjykimin e vijës së drejtë bazë në Hagë, nëpërmjet mënyrës së hartimit të pyetjeve në marrëveshj­en speciale, Shqipëria hyn në gjykim me 40 km ² plus, krahasuar me marrëveshj­en e vitit 2009. Në këtë mënyrë, Gjykata e Hagës do të vendosë vetëm për efektin e shkëmbinjv­e dhe ishujve, ku pa diskutim do të jetë një vendim në favor të Shqipërisë dhe një sipërfaqej­e shtesë. Për shkak të metodologj­isë së ndërtimit të vijës së drejtë bazë, pavarësish­t se është pranuar nga Greqia, nëse Shqipëria dhe Greqia shkojnë në Hagë për të gjithë çështjen, duke bërë nul dakordësit­ë e negociatav­e të vitit 2018, Shqipëria humbet në Hagë vijën e drejtë bazë dhe 40 km ² të efektit të saj në vijën delimitues­e të detit territoria­l. Rezultati do të ishte i njëjtë me shfuqizimi­n e ligjit nr. 8771 dhe efektit të tij në marrëveshj­en e vitit 2009.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania