Panorama (Albania)

Ksavi: Largohem nëse nuk jemi në nivelin që duam

-

Trajneri i Barcelonës, Ksavi Hernandez, nuk ka iluzione se mund t'i duhet të largohet nga klubi në fund të sezonit. Trajneri është nën presion pas disa rezultatev­e dhe paraqitjev­e të dobëta dhe do të përballet me më shumë pikëpyetje në lidhje me pozicionin e tij pas eliminimit nga Kupa e Mbretit të mërkurën. Ai e trajtoi këtë çështje pas humbjes 4- 2 kundër Bilbaos dhe thotë se e di se mund të jetë në vitin e tij të fundit të punës në "Camp Nou". "Nëse nuk konkurrojm­ë në fund të sezonit, atëherë do të më duhet të largohem", u tha ai gazetarëve. "Por kjo nuk vlen vetëm për mua, por për të gjithë trajnerët. Ky është një klub i madh. Kjo është Barça. Unë e di ku jam dhe kërkesat që ekzistojnë. Ne duhet të fitojmë trofe, ose të paktën të konkurrojm­ë për ta. Sonte ne kemi luftuar. Ne kemi luftuar shumë dhe kemi dhënë gjithçka, por kundër një ekipi shumë të mirë. Atletik e meritonte. Urime për ta, ky është futbolli. Ne do të përpiqemi t'i kthejmë gjërat në La Liga dhe të shkojmë larg në Ligën e Kampioneve. Por e di si funksionon kjo, kur humbet, veçohet trajneri". Ksavi vazhdoi duke thënë se ai mendon se klubi ka një të ardhme të ndritur për shkak të numrit të të rinjve të talentuar që po vijnë dhe po forcojnë skuadrën e tij "të vogël". "Të gjithë trajnerët në klubet e mëdha varen nga trofetë, por ndihem krenar për mënyrën se si ne konkurruam kundër një ekipi të madh deri në fund, veçanërish­t të rinjtë", shtoi ai. "Ne po luajmë me fëmijët. Skuadra është e vogël. Kjo është ajo që dua të them kur them se jemi në ndërtim. Mendoj se ky është fillimi i diçkaje të madhe. Pavarësish­t nëse jam këtu apo jo, Barça ka një të ardhme të madhe".

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania