Panorama (Albania)

Basha: Sherri hiq Enkelejdin, të ulim Oerdin i shërben Ramës

Autostrada Tiranë- Durrës me pagesë? Kreu i PD- së: Hajdutllëk, grabitje që do t’u bëhet qytetarëve! Është në interesin e pak xhepave

- VALENTINA MADANI

Pamundësia për të zhvilluar fizikisht Komisionin e Reformës Zgjedhore, por “online”, për Lulzim Bashën është teatër me regji të kryeminist­rit Edi Rama.

Në një konferencë për mediat, Basha u bëri thirrje atyre, që sipas tij, nuk e kanë me hile që të lënë alibitë dhe të bëhen pjesë e këtij komisioni, ku bashkëkrye­tarë janë Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj. Basha i komentoi zhvillimet rreth Reformës Zgjedhore duke thënë se mbledhja fizike e komisionit u pamundësua nga “teatri me regji të Edi Ramës”. “Për fat të keq, teatri me regji të Edi Ramës dhe me përfitues kryesor Edi Ramën, pamundësoi pjesëmarrj­en fizike në Komisionin e Reformës Zgjedhore, por u zhvillua ‘ online’ dhe ka miratuar kalendarin për punimet. Thirrja ime ndaj çdokujt që nuk e ka me hile, që nuk bën lojëra, të lërë alibitë dhe të bëhet pjesë e punës së komisionit. Prioritet tona janë listat e hapura, kush merr më shumë vota, ai bëhet deputet. Barazi vote: Shqipëria një zonë elektorale si Kosova, si Holanda. Votim dhe numërim elektronik: U provua në 3 palë zgjedhje që funksionoi dhe shmangu ditë dhe javë lodhje dhe përplasje të paevituesh­me mes kampeve dhe vota e diasporës. Nëse ka ide të tjera për këtë çështje. Debati ka qenë: Ik Enkelejd, të vijë Oerdi. I mjerueshëm! Njerëzit duan të shohin shpresë dhe duan të shohin që kanë në dorë për të ndryshuar diçka dhe duhet të kenë besim te zgjedhjet. PD ka paraqitur vizionin dhe platformën e vet. Nuk duhet të humbasim kohë me qurravitje. Në lojë janë interesa publike dhe kombëtare. Përpjekja për ta futur në lojë me porta të vogla duhet të dështojë. Qytetarët presin nga opozita të jetë serioze në propozime dhe jo grindavece për interesa të vogla personale. Duke reduktuar aktiviteti­n parlamenta­r në një zhurmë, të enjten u është bërë dëm qin

dra familjeve shqiptare. Ky është rezultati i mjerë i mosopozitë­s, i bilbilave, i aksionit të dështuar që fuqizon Ramën dhe dëmton interesat e qytetarëve”, - theksoi Basha. Kryetari demokrat u shpreh se duhet bërë gjithçka për të forcuar demokracin­ë dhe shtetin ligjor, ndërsa theksoi se SPAK si e vetmja hallkë që funksionon po sulmohet nga qeveria. Në një konferencë me gazetarët, Basha u shpreh se qeveria ka refuzuar të hedhë poshtë infor

macionin për përpjekjen për të kontrollua­r SPAKun. “Duhet bërë gjithçka për të forcuar demokracin­ë dhe shtetin ligjor. SPAK, e vetmja hallkë që funksionon sulmohet nga qeveria. Qeveria ka refuzuar të hedhë poshtë informacio­nin për përpjekjen për të kontrollua­r SPAK- un. Nëse qeveria nën ankthin e asaj që ka nisur, vënia para drejtësisë përgjegjës­it për korrupsion, kanë nisur përpjekjen për kontroll ndaj institucio­neve të drejtësisë, do

të ndeshen në kundërshti­min e fortë të PD. PD ka mbështetje pa kushte ndaj SPAK. Kush ka panik nga hetimet e SPAK, Zoti ia shtoftë panikun”, - u shpreh Basha. Sa i takon debatit për Reformën Zgjedhore, Basha u shpreh: “Teatri me regji të Edi Ramës për pamundësi për mbledhjen fizike të Komisionit të Reformës Zgjedhore. Thirrja ime është të lihen alibitë e të mundësohet funksionim­i normal i këtij komisioni”. Kreu demokrat u pyet në lidhje

me një plan të qeverisë që autostrada Tiranë- Durrës mund të bëhet me pagesë. Basha u përgjigj shkurt, “hajdutllëk”, ndërsa tha se kjo bëhet për të fshehur grabitjen që do t’u bëhet qytetarëve shqiptarë. Sipas tij, nga ana e Partisë Demokratik­e tha se kjo do t’i nënshtrohe­t një ekspertizë, por theksoi se nuk do të ketë interes për qytetarët, por vetëm për një grusht njerëzish. “Hajdutllëk, sepse kjo autostradë është provuar prej 30 vitesh që

është arteria kryesore, praktikish­t është kthyer në një rrugë urbane mes Tiranës dhe Durrësit. Kjo bëhet thjesht e vetëm për të fshehur grabitjen që do t’u bëhet qytetarëve, sepse shikohet që ky aks ka lëvizje të madhe. Planet që deri tani kanë deklarata mediatike do t’i nënshtrohe­n ekspertizë­s tonë dhe qëndrimeve tona. Kjo bëhet me zero interes për qytetarët dhe bëhet për interesin e pak xhepave”, - theksoi Basha.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania