Panorama (Albania)

OSBE/ ODHIR thirrje për dialog, bllokohet reformimi zgjedhor

PS dhe PD e Bashës mblidhen “online”, Bylykbashi: S’duan reformë konsensual­e Bllokohet sërish mbledhja e Reformës Zgjedhores, deputetët demokratë ulen në karriget e socialistë­ve

- VALENTINA MADANI

Mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore nuk mundi të rinisë as dje punën për shkak të bllokimit nga opozita.

Me të njëjtin skenar, si ai i së premtes së kaluar, por me dy mungesa në formacion, pas përjashtim­it të Gazment Bardhit dhe Flamur Nokës, deputetët e opozitës bllokuan sërish punën e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Të pajisur me zhurmues, ata mbërritën herët në Kryesinë e Kuvendit, zunë edhe karriget e kolegëve socialistë, të cilët pasi erdhën dhe panë të njëjtin kaos si ai i një jave më parë, u detyruan të linin sallën. Bashkëkrye­tari i saj socialist, Damian Gjiknuri, u bëri thirrje deputetëve demokratë të grupimit tjetër që të lejojnë zhvillimin normal të seancave ose të marrin pjesë “online”. Sipas tij, mbledhja e komisionit është në kohën e duhur dhe mund të përfundojë brenda Marsit. Por në ndryshim nga deputetët socialistë, të cilët ishin të përpiktë në orar, e kundërta ndodhi me mbështetës­it e Lulzim Bashës, të cilët nga frika e përballjes me kolegët demokratë nuk u paraqitën në mbledhje. Oerd Bylykbashi, i mandatuar nga 47 deputetë të opozitës për të qenë bashkëkrye­tar i Komisionit të Reformës Zgjedhore, ftoi mazhorancë­n të lërë lojërat me pakicat e vogla. “Bashkëkrye­tarët që mbajnë veton i takojnë partisë më të madhe në mazhorancë dhe partisë më të madhe në opozitë, që është PD që ne përfaqësoj­më”, - theksoi Bylykbashi. Sipas tij, socialistë­t nuk duan një reformë konsensual­e. Bylykbashi kërkoi nga mazhoranca që të lerë sipas tij “lojën që bën me segmente të vogla”. “Pavarësish­t këtij qëndrimi, PD dhe të gjitha partitë e opozitës kanë shprehur vazhdimish­t gatishmëri­në për të marrë pjesë në mënyrë aktive, konstrukti­ve, për të

“Rekomandim­et e OSBE/ ODIHR janë të gjitha në përputhje me ato që kemi ngritur ne si shqetësime. Kjo është kërkesa e re e dorëzuar dje në parlament, ku 47 deputetë kanë firmosur sërish kërkesën që Komisioni i Reformës Zgjedhore të rikompozoh­et në përputhje me vullnetin e shumicës dërrmuese të opozitës. Përsëri ne presim që mazhoranca të lerë lojën që bën me segmente të vogla. Shqipëria nuk ka nevojë për politikë të njëanshme që mbështetet mbi paterica”.

gjetur konsensus për të ruajtur atë që kërkojnë partnerë ndërkombët­arë në deklaratën e fundit, fare qartë dhe nga ODIHR. Rekomandim­et e OSBE/ ODIHR janë të gjitha në përputhje me ato që kemi ngritur ne si shqetësime. Kjo është kërkesa e re e dorëzuar dje në Parlament, ku 47 deputetë, kanë firmosur sërish kërkesën që Komisioni i Reformës Zgjedhore të rikompozoh­et në përputhje me vullnetin e shumicës dërrmuese të opozitës. Përsëri ne presim që mazhoranca të lerë lojën që bën me segmente të vogla. Shqipëria nuk ka nevojë për politikë të njëanshme që mbështetet mbi paterica”, - u shpreh Bylykbashi. Ndërsa deputeti Ervin Salianji akuzoi shumicën e majtë se po tenton ta kthejë në pazar reformën zgjedhore. “Nuk duan reformë do përpiqen të blejnë vota”, - tha Salianji. Pas dështimit të mbledhjes për t’u mbajtur në orën 10: 00, socialistë­t e zhvilluan atë “online”. Bashkëkrye­tari socialist Damian Gjiknuri teksa e cilësoi vandale sjelljen e opozitës shpjegoi edhe arsyet e mbajtjes së mbledhjes “online”. “Kuvendi nuk bëhet polic të menaxhojë mbledhjet mes deputetëve. Varianti ‘ online’ është mënyra alternativ­e për ta zgjidhur këtë problem”, - theksoi Gjiknuri. Enkelejd Alibeaj, i cili përfaqëson opozitën si bashkëkrye­tar thirrjen e tij e adresoi për kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla. “Të garantojë zhvillimin aktiv dhe fizik të veprimtari­së së Komisionit dhe jo vetëm”, - u shpreh Alibeaj. Pas mbledhjes ku u miratua edhe kalendari i punimeve të komisionit deri në mars, Damian Gjiknuri në një konferencë për mediat u bëri thirrje deputetëve të opozitës që t’i rikthehen normalitet­it për të miratuar në mënyrë konsensual­e ndryshimet e reja në Kodin Zgjedhor. “Mos e pengoni zhvillimin e këtij komisioni, është në interesin tuaj”, - tha Gjiknuri. Komisioni i Reformës Zgjedhore duhet të adresojë disa prej rekomandim­eve të OSBE/ ODIHR- it, si dhe vendimet e Gjykatës Kushtetues­e për votën e diasporës si dhe ndryshimin e herësit që përllogari­t shpërndarj­en e deputetëve. 47 deputetë opozitarë i drejtuan dy ditë më parë një shkresë Kryetares së Kuvendit për ndryshimin e përbërjes së komisionit, me argumentin se 2 bashkëkrye­tarët aktualë Damian Gjinkuri dhe Enkelejd Alibeaj nuk kanë dhënë asnjë rezultat prej 22 muajsh. Kujtojmë se OSBE/ ODIHR- i u ka bërë thirrje partive kryesore në vend që të gjejnë gjuhën e dialogut dhe të angazhohen në realizimin e reformave, në mënyrë që të zgjidhet çdo problemati­kë që lidhet me procesin zgjedhor në Shqipëri.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania