Panorama (Albania)

"Shqiptarë ngrihuni", Berisha: Mos prisni që SPAK ta ndëshkojë Ramën

"Deputetët në Kuvend po mbrojnë parimet e shenjta të pluralizmi­t" "Kërkoni drejtësi për dinjitetin tuaj", ish- kryeminist­ri: Kemi përpara një kriminel ndërkombët­ar. Të mos e mbajmë turpin në Tiranë

- VALENTINA MADANI

Lideri demokrat, Sali Berisha, u bëri dje thirrje qytetarëve shqiptarë që të ngrihen për të larguar kryeminist­rin Edi Rama.

Ai apeloi se duhet të kërkojnë drejtësi për dinjitetin e tyre të nëpërkëmbu­r. "Çfarë kemi përpara ne sot? Kemi përpara kryeminist­rin më të turpëruar të planetit. Kemi përpara një kriminel ndërkombët­ar, që për karrigen e tij, interesa të tij personale, i korrupton vendit udhëheqës të NATO- s, i korrupton vendit të madh të lirisë, kryezbulue­sin, kryembrojt­ësin e vet në luftën kundër korrupsion­it. I korrupton atë dhe e paguan për të luftuar Sali Berishën, për të luftuar ju, për të luftuar opozitën, dhe ky përbën një krim madhor ndërkombët­ar, - theksoi lideri demokrat Sali Berisha. Sipas tij, qytetarët "nuk duhet të presin që Edi Ramën ta ndëshkojë SPAK". "Edi Rama është një kriminel në kërkim, prandaj shqiptarë ngrihuni, të mos mbajmë turpin në Tiranë, se nuk ka komb të qytetëruar që do të pranonte një horr të tillë për kryeminist­ër. Edi Rama i ka kohërat e numëruara, por ftoj shqiptarët t'i presin biletën dhe do të shihni ju se si do të bjerë bashkë me të llumi që e mban në këmbë atë. Shqiptarë, qytetare dhe qytetarë, për dinjitetin tuaj, për dinjitetin e vendit tuaj, të ngriheni në këmbë dhe të kërkoni drejtësi kundër Edi Ramës, të kërkoni drejtësi ndaj këtij kryekorrup­tori. Mos prisni që Edi Ramën ta ndëshkojë Damani. Damani është një skllav i tij i mjerë, është një qenie e korruptuar në çdo qelizë prej tij. Damani bën gjithçka që të prishë çdo provë, të mashtrojë me çdo akt vetëm e vetëm për të mbrojtur Ramën, sepse mbron veten e tij, është skllav i tij, është mercenar i tij", - u shpreh kreu demokrat. Berisha u ndal edhe tek aksioni opozitar, i cili ka nisur prej muajit tetor. Sipas tij, deputetët e opozitës nuk duan që të bllokojnë parlamenti­n, por kjo është "klithma e mosbindjes civile për të mbrojtur parimet e shenjta të pluralizmi­t". "43 deputetë nisën një betejë pa kthim në Parlament, një betejë për mbrojtjen e të drejtave tuaja kushtetues­e. Një betejë për mbrojtjen e pluralizmi­t parlamenta­r. Kjo betejë nisi në mënyrën më të pazakonte. Me mjetet e mosbindjes civile të paparë deri në atë kohë, grumbuj karrigesh, tymuese dhe zhurmuese për t'i thënë Parlamenti­t monist se mbi ne nuk kalon dot kurrë. Kurse ju shihnit lakenjtë e qeverisë në studiot televizive, që shfaqeshin të turpëruar me këto akte të opozitës dhe jo me

monizmin e shëmtuar të Edi Ramës. Deputetët nuk donin të bllokonin parlamenti­n, por ato ishin thirrja e fuqishme, klithma e mosbindjes civile për të mbrojtur parimet e shenjta të pluralizmi­t, për t'ju

mbrojtur ju dhe të drejtat tuaja", - theksoi kreu i PD- së. Kujtojmë se ish- kryeminist­ri Berisha është me masë sigurie arrest në shtëpi për dosjen e privatizim­it të ish- kompleksit "Partizani".

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania