Panorama (Albania)

"PS do që të kontrolloj­ë SPAK- un", Tabaku: Grupi i punës, sulm ndaj drejtësisë

-

Kryetarja Komisionit të Integrimit, Jorida Tabaku, akuzoi dje mazhorancë­n se ka ngritur një grup pune për të suprimuar punën e parlamenti­t të Shqipërisë. Në një deklaratë për gazetarët, Tabaku deklaroi se kjo iniciativë e shumicës socialiste po i shpërben çdo shtylle të institucio­neve në vend. "Grupi i PS po përpiqet të marrë funksione të tjera që i takojnë parlamenti­t. Nga parti- shtet, po kthehet edhe në parti- parlament". Sipas Tabakut, përmes ndryshimev­e në Kodin e ri Penal, maxhoranca e majtë po kërkon të krijojë një mburojë politike ndaj institucio­neve të drejtësisë. "E gjithë kjo përpjekje për të kontrollua­r drejtësinë dhe institucio­nin e hetimit vjen kur në sytë të qytetarëve SPAK po vazhdon të hetojë për aferën 430 mln euro të incenerato­rëve. Në një aferë ku sa më shumë gërmohen incenerato­rët aq më qartazi dalin fytyrat e kryebashki­akëve dhe deputetëve të mazhorancë­s". Ky akt politik për Tabakun është sulmi më i hapur që u bëhet institucio­neve të drejtësisë që prej reformimit të sistemit në ndryshimet kushtetues­e të vitit 2016. Ajo i bëri thirrje faktorit ndërkombët­ar që të reagojë duke mbrojtur demokracin­ë, që sipas saj, me veprimet e njëanshme të socialistë­ve po zeron çdo përpjekje për reformimin e drejtësisë. Pak ditë më parë kryetari socialist i Komisionit të Ekonomisë, Eduard Shalsi, sqaroi se PS ka ngritur një grup pune, i cili do të kalojë në sitë punën e Kuvendit, me qëllimi për t'i dhënë më shumë ekspertizë dhe burime njerëzore në rishikimin e ligjeve dhe procesin e llogaridhë­nies në Parlament të institucio­neve të pavarura dhe kushtetues­e, ku përfshihen dhe organet e reja të drejtësisë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania