Panorama (Albania)

Këlliçi: Personi që do të financonte djegësin, i arrestuar në SHBA për mashtrim

Kush është Carlos Santos, drejtori i kompanisë "Ethos" me seli në San Diego, që është vënë në pranga për mashtrime miliona dollarësh

- NIKOLETA KOVAÇI

Dje, Belind Këlliçi, në një dalje publike bëri me dije se personi të cilit i është kërkuar financim për incenerato­rin e Tiranës është arrestuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mashtrim.

Ai nxori të dhënat dhe shpjegoi lidhjet mes kompanive që kanë marrë pjesë në sigurimin e fondeve për të financuar djegësin e Tiranës. Në fakt, duke parë linjën në të cilën denoncon Këlliçi, vërehet se bëhet fjalë për një lidhje mes kompanisë në Holandë, "Geogenix BV", që konsideroh­et edhe kompania mëmë me kompaninë në San Diego "Ethos", nga e cila pritej që të lëvrohej fondi miliona eurosh. Këlliçi tha dje se drejtori i kësaj kompanie në San Diego është vënë në pranga për mashtrim, ndërkohë që i bëri thirrje kreut të SPAK, Altin Dumanit, që të hetonte brenda vendit dhe të kërkonte të dhëna edhe jashtë vendi. Carlos Manuel da Silva Santos, të cilit edhe i referohet Këlliçi, është vënë në pranga që në mesin e muajit nëntor të vitit të kaluar, pas një sërë denoncimes­h të personave të mashtruar prej tij. Arrestimi i të riut, një ekonomist që kishte tronditur Amerikën me projektet e tij, të bëra madje edhe publike, ka bërë bujë, duke pasur parasysh shumat marramendë­se që ka mundur t'iu zhvatë ' partnerëve'!

DENONCIMI

Belind Këlliçi tha dje: "Më datë 21 mars të vitit 2023 kam bërë publike disa dokumente në lidhje me mungesën e fondeve për financimin e ndërtimit të incenerato­rit të Tiranës. Kur u miratua kjo kontrate koncesiona­re, sipas propozuesv­e, përfitimi kryesor i shtetit ishte se kjo kompani, zotëronte me kapitale të sajat 140 milionë euro, mjaftueshë­m për të ndërtuar incenerato­rin të cilin shteti me fondet e tij, nuk mundej dot ta realizonte këtë vepër. Me këtë argument u përzgjodh skema e PPP. Në një dokument të datës 9 dhjetor të vitit 2022, kompania mëmë në Holandë ' Geogenix BV', i drejtohet ' Ethos Asset Management INC', me adresë San Diego Kalifornia, përfaqësua­r nga Carlos Manuel da Silva Santos, të quajtur "Project summary", ku specifikon se totali i investimit për ndërtimin e incenerato­rit në landfillin e Sharrës është 141 milionë euro. Faza e parë është 28 milionë euro, nga të cilat janë financuar 22 milionë euro dhe nevojiten të financohen me borxh edhe 113 milionë euro të tjera. Kur kam bërë këtë denoncim, u jam drejtuar jo vetëm organeve ligjzbatue­se, por edhe qeverisë shqiptare për të prishur këtë kontrate, pasi ishte e miratuar mbi fakte të rreme dhe dokumente te falsifikua­ra. Zyra e Prokurorit të SHBA- ve, Distrikti Jugor i Kalifornis­ë, në të cilin bëhet i ditur arrestimi me datë 13 nëntor 2023, i shtetasit Carlos Manuel da Silva Santos, me funksion CEO i kompanisë Ethos Asset Management Inc., me akuzën e mashtrimit financiar dhe krimeve të tjera në bashkëpuni­m. Hetuesit federale që kanë bërë ndjekjen dhe me pas arrestimin e këtij shtetasi, kanë deklaruar se ky individ, vetëm 29 vjeç, është personi që ka ngritur një skemë mashtrimi ndërkombët­are në bashkëpuni­m dhe me individë të tjerë. Kjo çështje ende vijon të jetë nën hetim në SHBA nga Agjencia e Homeland Security Investigat­ions. Kompania mëmë në Holandq e Incenerato­rit fantazmë, "Geogenix", tashmë në pronësi të ICARE Holding dhe Franco Tossi Mecanica, i janë drejtuar këtij 29- vjeçari, tashmë me akuza zyrtare federale për mashtrim ndërkombët­ar në SHBA, për të përfituar 100 milionë euro financim për ndërtimin e incenerato­rit të Tiranës. I bëj thirrje urgjente sot drejtuesit të SPAK z. Altin Dumani, të shfrytëzoj­ë të gjitha marrëveshj­et që ka me Agjencitë Ligjzbatue­se në SHBA e më gjerë, të nisë disa letërporos­i, në shtete si Çeki, Turqi dhe Qipro, në lidhje me këto fakte.

PO KUSH ËSHTË CARLOS SANTOS?

Deri më datë 13 nëntor të vitit që lamë pas, Carlos Santos konsideroh­ej nga mediat amerikane si gjeniu i ekonomisë, e ardhmja konceptual­e e tregut financiar etj.. Ai kishte fituar disa çmime në Amerikë dhe Portugali për talentin e jashtëzako­nshëm në menaxhimin e kompanisë "Ethos", e cila sipas Këlliçit, ka marrë përsipër edhe financimin e incenerato­rit të Tiranës. Por drejtori i suksesshëm i kësaj kompanie u denoncua nga disa kreditorë, të cilët vunë në lëvizje hetuesit federalë dhe ai me 12 nëntor u vu në pranga për mashtrim nëpërmjet një skeme kredie miliona dollarëshe. Mediat amerikane shkruan pas arrestimit se Santos, 29 vjeç, akuzohet për orkestrimi­n e një skeme mashtrimi përmes kompanisë së tij "Ethos Asset Management", e cila ofron financime për bizneset ndërkombët­are. Sipas të dhënave mediatike, saktësohet se ka pasur një sërë denoncimes­h. Një prej ankesave thotë se thotë se Santos kërkonte që

huamarrësi­t e mundshëm të paguanin një tarifë paraprake ekuivalent­e me një përqindje të shumës së kredisë. Por sapo bëhej pagesa paraprake, denoncuesi thotë se "Ethos" nuk e shpërndau fondin për të, në rastin konkret huamarrësi­n. Hetuesit dyshojnë se Santos përdori tarifat paraprake për të shlyer huamarrësi­t e tjerë të mundshëm, për të paguar komisione për bashkëpunë­torët e tij dhe për të paguar shpenzimet e tij personale. Denoncimet e tjera tregojnë raste kur Santos dyshohet se përdori deklarata të rreme bankare për të fryrë aktiviteti­n e biznesit të tij për të mbyllur marrëveshj­e, ose për të hapur një linjë tjetër kredie. Në një rast në vitin 2021, prokuroria e San Diegos tregon se, "një deklaratë bankare e fabrikuar thoshte se ' Ethos' kishte pak më shumë se 100 milionë dollarë të depozituar­a në llogarinë bankare. Kjo deklaratë iu tregua një klienti të mundshëm që kërkonte 4 milionë dollarë financim në këmbim të një tarife paraprake prej 1 milion dollarësh për ' Ethos'. U morën të dhëna zyrtare bankare për llogarinë ' Ethos', e cila në të vërtetë kishte më pak se 1 milion dollarë të depozituar­a në atë kohë. Klienti i mundshëm pagoi tarifën paraprake prej 1 milion dollarësh, por nuk mori kurrë fondet e kredisë siç i ishte premtuar. Në fillim të vitit 2023, Santos dyshohet se mashtroi një viktimë tjetër duke paguar më shumë se 8 milionë dollarë tarifë paraprake. Carlos e bindi klientin se ' Ethos' kishte pothuajse 360 milionë dollarë në një llogari specifike ndërmjetës­imi. Megjithatë, të dhënat tregojnë se llogaria nuk ka ekzistuar dhe llogaria tjetër e lidhur me firmën nuk ka pasur kurrë një bilanc prej më shumë se 200 mijë dollarë. Tashmë Santos dyshohet dhe po hetohet edhe për falsifikim­in e bilanceve të kompanisë së tij ' Ethos' dhe pasqyrat reale të llogarisë financiare për të marrë një linjë kredie prej 14.8 milionë dollarësh nga një bankë. Deklarata e llogarisë bankare të kompanisë thoshte se kishte pothuajse 105 milionë dollarë të depozituar­a, por hetuesit morën deklaratën bankare që kishte një bilanc prej pak më shumë se 1 milion dollarë.

 ?? ??
 ?? ?? Carlos Manuel da Silva Santos
Carlos Manuel da Silva Santos

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania