Panorama (Albania)

Apeli i GJKKO rrëzon ankimin e ish- gjyqtares së Elbasanit, Zamira Vyshka

-

Apeli i GJKKO- së ka lënë në fuqi dënimin me 2 vite shërbim prove për ish- gjyqtaren e Elbasanit, Zamira Vyshka, e shpallur fajtore për korrupsion pasiv. Po ashtu, në fuqi u la edhe vendimi për dënimin me 1 vit e 4 muaj burg u la në fuqi për avokatin Ilir Pashaj, i cili dyshohet se do i jepte gjyqtares një shumë prej 400 mijë lekësh për t'i ulur dënimin me 6 muaj të burgosurit Xhuliano Musai, i akuzuar për plagosje. Gjithashtu gjykata vendosi edhe "Heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike", për një periudhë 3- vjeçare për Vyshkën. Ish- gjyqtarja Zamira Vyshka u arrestua në korrik të vitit 2022 me urdhër të SPAK nën akuzën e marrjes së ryshfetit për t'i ulur dënimin të arrestuari­t për plagosje. Përgjimet dhe vëzhgimet e SPAK nxorën zbuluar gjyqtaren Zamira Vyshka dhe avokatin Ilir Pashaj, të cilët janë arrestuar për ryshfet dhe korrupsion në Elbasan. Në përgjime shtohet se i arrestuari Xhulio Musaj, i akuzuar në vitin 2019 për vjedhje kërkoi një ulje dënimi me 6 muaj burg. Familjarët ofruan shumën 200 mijë lekë me negociator avokatin Ilir Pashaj, ndërsa gjyqtarja kishte kërkuar dyfishin, pra 400 mijë lekë.

Zamira Vyshka është një emër i lakuar në sistemin e drejtësisë. Ish- shefi i Policisë Rrugore Elbasan, Fadil Mema, para se të ekzekutohe­j në Itali në 14 mars 2015, ka rrëfyer ndër të tjera para prokurorit të ndjerë Xhevat Hana se gjyqtarja Zamira Vyshka ishte mikeshë e grupit Çapja në Elbasan dhe se merrte vendime për llogari të tyre. Duke treguar aktiviteti­n kriminal të Çapjave dhe konfliktin me ta që solli shumë viktima, ish- oficeri i policisë Fadil Mema ka thënë para ish- prokurorit Xhevat Hana se gjyqtarja Zamira Vyshka, me një dosje të falsifikua­r, kishte shpallur të pafajshëm Sokol Çapjan, i akuzuar për një vrasje në vitin 1993.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania