Panorama (Albania)

Vangjush Dako i kërkoi gjykatës pushimin e çështjes, ose gjykim të shkurtuar

Pesë orë në gjyq, ish- kryebashki­aku i Durrësit kundërshto­n sërish akuzat Gjyqi u shty për më 2 shkurt, ku pritet të japin deklarime të pandehurit e tjerë. Dako: Për pallatin pati vendim kolegjial

- TIRANE

Vangjush Dako ka qenë ditën e djeshme në Gjykatën e Posaçme, ku për rreth 5 ore është përballur me akuzat e vendosura ndaj tij dhe grupit prej 8 personash me të cilët u arrestua në fillimin e qershorit të vitit të kaluar.

Në seancën e djeshme, ai ka kërkuar që të pushohet çështja, pasi sipas tij, nuk ka vepër penale ose të kalohet me gjykim të shkurtuar. Në rastin e akuzës për pallatin, Dako ka thënë se ka qenë vendim kolegjial, ndërkohë që për tenderin që i ka shkaktuar dëm buxhetit të shtetit, ai i ka thënë gjykatës por edhe prokuroris­ë që të merret projekti dhe të verifikohe­t. Seanca është shtyrë për datën 2 shkurt, ku pritet të japin deklarime edhe të pandehurit e tjerë.

SEANCA

Ish- kryebashki­aku përmes avokatit ka kërkuar pushimin e çështjes ose gjykim të shkurtuar. Seanca nisi prej orës 12: 00 në Gjykatën e Posaçme dhe vijoi deri në orën 17: 00. Ishkryebas­hkiaku përmes avokatit kërkoi pushimin e çështjes ose gjykim të shkurtuar. I pranishëm në seancë, Dako deklaroi se leja për pallatin 7- katësh "ishte vendim kolegjial". Pallati i cili u ndërtua 11 kate, u dëmtua nga tërmeti më 26 nëntor 2019 dhe banorët paditën në SPAK bashkinë. Sa i takon tenderit të vijës bregdetare, Dako tha në seancë se projekti aty është dhe kërkoi të verifikohe­t, ndërsa avokatët pretendojn­ë se nuk ka vepër penale. Ndërkohë seanca do të vijojë dhe me deklarimet e të akuzuarve të tjerë. Më pas do të vendoset nëse dosja do të kalojë për gjykim ose jo, për t'i lënë vend sërish hetimit. Vangjush Dako, ish- kryebashki­aku i Durrësit u arrestua me urdhër të SPAK më 6 qershor 2023 së bashku me 8 ish- zyrtarë të Bashkisë së Durrësit dhe një ndërtues. Ndaj tij rëndon akuza për shpërdorim detyre në 2 raste. Njëra për leje ndërtimi të dhënë para 11 vitesh dhe për një tender të vitit 2014- 2015 për ndërtimin e një shëtitorej­e në zonën bregdetare, që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 18 milionë lekësh. Prej nga momenti i arrestimit Dako vijon të gjykohet nën masën e sigurisë ' arrest me burg' edhe pse ai ka kërkuar disa herë nëpër gjykata t'i ndryshohet kjo masë dhe të gjykohet në një masë tjetër më të butë. Avokati i Vangjush Dakos, Petrit Ismaili e pati konsiderua­r si të panevojshm­e masën e arrestit me burg ndaj ish- kryebashki­akut të Durrësit që në krye të herës, duke lënë të kuptohet se Dako nuk kishte ndërmend të largohej jashtë vendi apo të mund të prishte provat e hetimit për gjatë fazës hetimor. Ndaj Dakos ka pasur kallëzim nga një grup banorësh lidhur me kolaudimin e një pallati, leja për të cilin është dhënë që në vitin 2011 si dhe për një kallëzim të bërë nga deputeti i Partisë Demokratik­e, Ferdinand Xhaferraj në vitin 2021. Në momentin e arrestimit të Dakos mbrojtja e tij bëri me dije se arrestimit kishte ardhur pas trysnisë së madhe

Ndërkohë seanca do të vijojë dhe me deklarimet e të akuzuarve të tjerë. Më pas do të vendoset nëse dosja do të kalojë për gjykim ose jo, për t'i lënë vend sërish hetimit. Vangjush Dako, ish- kryebashki­aku i Durrësit u arrestua me urdhër të SPAK më 6 qershor 2023 së bashku me 8 ish- zyrtarë të Bashkisë së Durrësit dhe një ndërtues.

të medias dhe të ndërkombët­arëve, por prokuroria e Posaçme në hetimet e saj pretendoi se në fakt Dako dyshohet se kishte shpërdorua­r detyrën në të dy episodet për të cilat ishte akuzuar.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania