Panorama (Albania)

Avokati i Popullit kërkon ndryshimin e ligjit: Mosha minimale për martesë të jetë 18 vjeç!

-

Institucio­ni i Avokatit të Popullit ka reaguar në lidhje me rastin e rëndë të ndodhur në Tiranë ku mjeku kardiolog Dervish Hasi 42 vjeç, u arrestua për abuzim seksual me të miturën 16- vjeçare, të cilën e mbante si gruan e tij të katërt, duke propozuar që të ketë ndryshime ligjore në Kodin e Familjes dhe Kodin Penal për të hequr gjithë përjashtim­et që lejojnë martesat nën 18 vjeç. Duke bërë thirrje për ndëshkimin e autorit të ngjarjes, Dervish Hasi, i cili akuzohet për trafikim të të miturve dhe pornografi, Avokati i Popullit thekson se Ministria e Drejtësisë ka vlerësuar rekomandim­et e bëra për ndryshimet ligjore në Kodin e Familjes dhe

Kodin Penal. "Duke i vlerësuar të domosdoshm­e përmirësim­et e mëtejshme të kuadrit normativ, Avokati i Popullit ka theksuar se mbrojtja e fëmijëve nga dhuna dhe abuzimi seksual është e domosdoshm­e për sigurinë dhe zhvillimin e tyre të shëndetshë­m. Për sa më sipër,

Avokati i Popullit ka rekomandua­r ndryshime ligjore në Kodin e Familjes dhe Kodin Penal për të hequr të gjitha përjashtim­et ligjore që lejojnë martesat nën 18 vjeç apo abuzimit me të mitur. Ndërsa e konsideron ngjarjen alarmante për të drejtat e të miturave, Avokati i Popullit ka evidentuar rëndësinë e harmonizim­it të legjislaci­onit vendas me Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve dhe Konventën për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskrimini­mit ndaj Grave. Rekomandim­et konkrete të Avokatit të Popullit për të përmirësua­r mbrojtjen e fëmijëve do të integrohen në ndryshimet e Kodit Penal, veçanërish­t në seksionin "Krime seksuale me të mitur". Ministria e Drejtësisë i ka vlerësuar këto rekomandim­e në ndërmarrje­n e hapave konkrete në përmirësim­in e legjislaci­onit, për të garantuar që mosha minimale për martesë të jetë 18 vjeç", - thuhet mes të tjerash në reagimin e institucio­nit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania