Panorama (Albania)

Familja "peng", arrestohet i riu: Dua t'i mbroj që të mos u ndodhë gjë e keqe!

35- vjeçari që dyshohet se vuante nga probleme mendore rezulton të jetë ekonomist. Çfarë ka ndodhur brenda mureve të shtëpisë së tyre

- NIKOLETA KOVAÇI

Policia e Tiranës bëri me dije ditën e djeshme se kishte arrestuar një 35- vjeçar, pasi dhunonte familjen e tij, konkretish­t nënën, gruan dhe vajzën e mitur.

Njoftimi vijonte me akuzën ndaj tij, por orë më vonë, teksa u hodh dritë mbi gjithçka kishte ndodhur në familjen Zh., të ardhur në Tiranë prej disa vitesh, ishte një rast tronditës për vetë situatat që ishin zhvilluar brenda dyerve të një apartament­i të vogël në të cilin jetonin dy të rinj që i kishte lidhur dashuria. Policia e arrestoi kryefamilj­arin ndërkohë mori edhe dëshmitë e dy grave që u gjenden në shtëpi, në momentin e ndalimit të Jetnorit, 35- vjeçarit që e kishte kthyer banesën e tij në një burg të madh për gruan dhe fëmijët e tij. Nëna, sipas të dhënave kishte vetëm pak ditë që kishte mbërritur në shtëpinë e djalit, ndërkohë që bashkëshor­tja dhe fëmijët vuanin prej rreth një viti problemet e shtuara psikike të të riut.

IZOLIMI

Jetnori mësohet se prej më shumë se një viti kishte shfaqur probleme të mëdha të ekuilibrit mendor. Ai kishte instaluar kamera nëpër shtëpi dhe i monitoront­e nëpërmjet telefonit përgjatë gjithë kohës që ishte jashtë. Monitorimi ishte për të parë se çfarë bëjnë njerëzit e tij të shtëpisë, pasi sipas tij, ai kishte frikë për jetën e tyre sepse dikush do t'u bënte keq. Madje, policia bën me dije se ai kishte mundësuar edhe një bllokues valësh të telefonisë celulare për të mos lejuar gruan apo fëmijën e tij të madh, vajzën, të flisnin me ndonjë person tjetër përpos

tij. Jetnori, sipas të dhënave kishte qenë i punësuar për disa vite tek Drejtoria e Tatimeve por para pak kohësh ishte hequr nga puna. Policia dhe prokuroria nuk kanë bërë me dije asnjë verifikim përgjatë së djeshmes ndërsa e kanë vënë në pranga të riun, i cili përgjatë gjithë kohës iu ka bërë me dije se familjen e mbante nën monitorim vetëm t` i mbronte prej njerëzve që donin tu bënin keq. Por në këtë izolim dhe monitorim, Jetnori ka futur edhe nënën e vet, e cila ka ardhur të rrinte disa ditë tek i biri në Tiranë. Nuk dihet saktësisht koha që i riu i ka izoluar familjen e tij deri në atë masë, por siç u bë me dije më vonë, ka qenë vajza që ka rrëfyer gjithë dramën që luhej mes katër mureve në mes të Tiranës.

Policia thotë se ai kishte ushtruar edhe dhunë prej kohësh ndaj bashkëshor­tes së tij, ndërkohë që po sipas policisë brenda në banesë janë gjetur letra lamtumirë të lëna nga bashkëshor­tja për familjarët e saj. Jetnori dhe bashkëshor­tja janë që të dy me profesion ekonomistë por nuk bëhet e ditur nëse ishin të punësuar apo jo. Dje në praninë e një psikologu janë marrë dëshmitë e vajzës dhe të bashkëshor­tes, e cila ka treguar edhe problemet me të cilat është përballur prej kaq kohësh pasi ai kishte nisur të shfaqte shenjat e para të depresioni­t. Thuhet se fillimisht gjithçka ka nisur si xhelozi por më pas ai është kthyer në paranojak duke treguar se dëgjonte zëra që i thoshin se do t` i bënin keq familjes së tij, ndaj ai edhe i monitoront­e në shtëpi që mos t` i prekte kush dhe të mos hynte asnjë njeri aty. Pritet që i arrestuari i policisë të dërgohet për ekspertim psikiatrik, pasi bashkëshor­tja e tij ka dëshmuar se ai nuk ka qenë mirë prej shumë kohësh.

RASTET E DHUNËS

Pas arrestimit të Jetnor Zh., ditën e djeshme, policia bëri me dije se kishte ndërhyrë edhe në dy raste të tjera të dhunës në familje ku ishin vënë në pranga kryefamilj­arët. Një rast u shënua sërish në Tiranë, ku një burrë kërcënonte se do t` i vriste njerëzit e shtëpisë me sëpatë. Policia e ka vënë në pranga dhe ka marrë edhe dëshmitë e familjarëv­e. Ndërkohë policia e Shkodrës ka udhëtuar gjatë për të arrestuar një tjetër kryefamilj­ar, i cili keqtrajton­te dhe dhunonte familjen prej kohësh. Burri u arrestua orëve të para të ditës së djeshme ndërkohë që familjen e kërcënonte se do t` i vriste me thikat që i mbante kudo me vete. Rastet e dhunës kohëve të fundit janë shtuar, por policia dhe prokuroria vetëm dokumentoj­në rastet po pa u marrë me shkaqet që kanë çuar në gjenerimin e problemeve kaq madhore nëpër familjet ku edhe konstatohe­n këto raste.

 ?? ??
 ?? ?? Jetnor Zhabolli
Jetnor Zhabolli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania