Panorama (Albania)

Plani 1- vjeçar për vrasjen e Liridonës, dëshmia e plotë e Naim Murselit

I akuzuari për vrasjen tregon shkaqet që lidhen me krizën mes tij dhe Liridonës: Ishin ca SMS në telefonin tim që acaruan marrëdhëni­en

- TIRANE

Një ditë pasi avokatja mbrojtëse e Naim Murselit, të riut që u arrestua për vrasjen e bashkëshor­tes së tij që tronditi mbarë kombin doli dhe mohoi përfshirje­n e Murselit në ngjarje, mediat e Kosovës kanë publikuar të plotë dëshminë që ka dhënë në prokurori vetë i prangosuri.

Ai ka rrëfyer me detaje gjithçka ka ndodhur jo vetëm natën e krimit, por edhe më herët duke e spostuar motivin e krimit të rëndë dhe të padëgjuar më herët në një krizë martesë, që ka ardhur nga disa SMS që kanë mbërritur në telefonin e tij. Gjithashtu ai ka treguar se ka pasur dyshime edhe se Liridona e tradhtonte dhe se kishte kërkuar edhe divorc, por e ndjera nuk kishte pranuar.

MEDIAT E KOSOVËS

Naim Murseli ka thënë se ka qenë në dijeni se Granit Plava ishte personi që shtiu me armë zjarri për të vrarë bashkëshor­ten e tij Liridona Ademajn, mbrëmjen e 29 nëntorit të vitit të shkuar.

Por, Murseli nuk e ka pohuar të ketë porositur vrasjen e saj, ndonëse e ka pranuar se është takuar me të dyshuarin për vrasje, Granit Plavën, në ditën kritike. Dëshminë e plotë të Murselit për ngjarjen, dhënë hetuesve policorë më 1 dhjetor e ka publikuar Paparaci. Murseli e pranon se në ditën kritike është shoqëruar me Plavën. Thotë se atë ditë ia ka dhuruar Plavës paratë për blerjen e një arme. Në ditën kritike unë isha në Gjakovë për punë personale dhe rastësisht jam takuar me Granitin, ku Kushtrimi i ka treguar se ku do të takohemi. Ne jemi takuar në Kramovik në rrugë dhe ai ishte kthyer tek vendi i punës dhe ai ka parkuar automjetin e tij ne atë lokacion tek pompa Eko ku punonte dhe ka vazhduar me mua me veturën time ' Land Rover' me targat 07669- CM ngjyrë e zezë, ku së bashku jemi nisur në drejtim të restorant Liqeni i Dukagjinit, por gjatë rrugës goma e veturës m'u dëmtua dhe vazhduam për ta gjetur një gomisteri për ta rregulluar gomën, ku në afërsi të Dujakës hasëm në një autolarje dhe mekanik i fshatit i cili na ndihmoi për ta rregulluar gomën", - ka rrëfyer Naim Murseli. "Personi i cili na ndihmoi e pyeti Granit Plava nëse është i interesuar për armë dhe ai i thotë ' po vetëm dua ta shoh fillimisht'. Dhe i pëlqeu, por nuk kishte para me vete dhe mi kërkoj mua dhe unë ia dhashë 250 euro aq sa edhe ka kushtuar arma, nga aty pasi u rregullua goma më telefonon bashkëshor­tja dhe më tregon se ka mbërrit në Prishtinë pa dijeninë time. Unë nisem në drejtim të Prishtinës së bashku me Granitin por gjatë rrugës Graniti më kërkoi ta dërgoja në fshatin Kralan ku kishte për të marrë një veturë. Dhe, ndaras kemi vazhduar për në Prishtinë, ku ai me ka ndjekur mbrapa deri në afërsi të shtëpisë time, ku jemi barazuar me vetura dhe më ka thënë se unë tash e di çka bëj", - thotë Murseli. Derisa rrëfen momentin e vrasjes, ai thotë se ndonëse e ka ditur se vrasësi ishte Granit Plava, nuk e ka besuar "në të vërtetë se Graniti do të marrë veprime për vrasëse".

"Në afërsi të shtëpisë, Graniti doli i maskuar në rrugë me armë të drejtuar drejt nesh. Edhe pse isha ne dijeni për prezencën e tij unë asnjëherë nuk kam besuar në të vërtetë se Graniti do të marrë veprime për vrasje. I shokuar kam ndaluar, i kam çuar duart lart dhe i kam thënë bashkëshor­tes jepja krejt çfarë të kërkon dhe në një moment unë kam hapur derën time, pastaj derën e fëmijëve duke i thënë edhe bashkëshor­tes të largohet nga vetura. Në momentin që jemi larguar disa metra, kam dëgjuar një krismë

por pa e parë se çfarë ndodhi", - ka thënë ai. Murseli ka thënë se së fundmi i kishte dal një problem familjar. "Një problem familjar ku kanë dal në shesh disa SMS- a me një të afërt. Këta SMS- a ia kanë dërguar bashkëshor­tes sime dhe kjo e ka rënduar tej mase lidhjen tonë martesore. Pas kësaj ngjarje, presioni dhe kontrolli ndaj meje është shtuar ku unë kam kërkuar ndarjen mirëpo kategoriki­sht bashkëshor­tja nuk ka pranuar dhe në një ndejë në Malmo të Suedisë, bashkëshor­tja më ishte hakmarrë duke më tradhtuar me një person të huaj aty", - ka thënë ai para hetuesve. "Këtë ngjarje unë e kam parë me sytë e mi mirëpo nuk ia kam shprehur në asnjë moment. Kjo ngjarje sigurisht që më ka rënduar dhe ndikuar në raportin tonë. Unë si bashkëshor­t të gjitha kushtet ia kam plotësuar dhe kam dashur që ajo të jetë e lumtur".

ISH- KREU I POLICISË SË KOSOVËS

Ish- drejtuesi i Policisë së Kosovës, Refki Morina, deklaroi se ka prova të mjaftueshm­e të cilat vërtetojnë se Naim Murseli mund të jetë autori i vrasjes së Liridona Ademajt. "Lënda ka shkuar në gjykatë dhe kjo është duke e shoshitë rastin. Faktet, dëshmitë, dëshmitarë­t edhe i pandehuri por edhe personi që akuzohet deklarohen në gjykatë, por edhe personat e tjerë do të thonë fjalën e tyre. Shumicën e herëve kryerësit e veprave penale nuk e pranojnë fajin, mundohen t'i ikin përgjegjës­isë penale. Policia e Kosovës dhe prokuroria kanë prova të mjaftueshm­e dhe fakte që argumentoj­në që ai mund të jetë kryerësi i veprës penale. Lënda ka shkuar në gjykatë dhe kjo është duke e shoshitur rastin. Faktet, dëshmitë, dëshmitarë­t edhe i pandehuri por edhe personi që akuzohet deklarohen në gjykatë, por edhe personat e tjerë do të thonë fjalën e tyre. Shumicën e herëve kryerësit e veprave penale nuk e pranojnë fajin, mundohen t'i ikin përgjegjës­isë penale. Policia e Kosovës dhe prokuroria kanë prova të mjaftueshm­e dhe fakte që argumentoj­në që ai mund të jetë kryerësi i veprës penale", - tha ai, për RTV Dukagjini.

Morina ndër të tjera sqaroi se ka raste të ndryshme që autori i veprës kriminale mund edhe të mos e ketë bërë vetë atë, por hetuesit kanë arritur të zbardhin kush e ka kryer dhe motivin kryesor.

"Policia e Kosovës duhet me efikasitet të kryej punët e veta. Sikurse Policia ashtu edhe prokuroria duhet të gjej motivin që ka dërguar deri tek vrasja. Ka raste që kryerësi ka pranuar veprën, ' unë e kam kryer këtë'. Ka rast që ka pranuar veprën penale dhunim dhe gjatë shoshitjes së fakteve ka dalë se nuk e ka kryer ai aktin, por i vëllai. Sepse vëllai i tij ka qenë bartës i familjes por që është marrë vesh me vëllanë që ky ta vuajë dënimin dhe me pranu fajësinë dhe vëllai me punu dhe me mbajt familjen", - tha Morina.

Naim Murseli, i dyshuari kryesor për porositjen e vrasjes së bashkëshor­tes së tij, është pyetur disa orë nga Prokuroria ndërkohë avokatja e mbrojtëse shprehet se ka një pistë krejtësish­t tjetër nga ato që janë bërë me dije deri tani në media.

 ?? ??
 ?? ?? Naim Murseli
Naim Murseli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania