Panorama (Albania)

Maqedonia e Veriut i hap rrugë formimit të qeverisë teknike

-

Qeveria e Maqedonisë së Veriut e drejtuar nga Dimitar Kovaçevski dha dorëheqjen dy ditë më parë për ti hapur rrugën formimit të qeverisë teknike. Kjo është hera parë që në krye të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të vendoset një shqiptar, Talat Xhaferi. Kuvendi i RMV- së mbajti mbledhjen e 139- të, në të cilën konstatohe­n dorëheqjet e kryeminist­rit Dimitar Kovaçevski dhe të kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, si dhe u zgjodh kryetari i ri i Parlamenti­t, Jovan Mitreski, koordinato­r aktual i grupit parlamenta­r të LSDM- së. Përbërja e Qeverisë teknike tashmë dihet pasi partitë politike i publikuan propozimet për ministra dhe zëvendësmi­nistra shtesë. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, propozim për kryeminist­ër teknik, dje në intervistë për Kanalin e Kuvendit, theksoi se jo vetëm që pret të kemi proces të drejtë, demokratik dhe të suksesshëm zgjedhor, por, siç tha, kemi obligim të sigurojmë zgjedhje të tilla. "Unë jo që pres të kemi zgjedhje të tilla, por e kemi obligim. Dhe kjo vetvetiu është sfidë, dhe fillimisht, personalis­ht për mua si bartës i atij funksioni, ndërkaq duke i pasur parasysh komunikimi­n me përfaqësue­sit të cilët do të jenë pjeës e asaj qeverie, konsideroj se të gjithë e kanë të qartë se jemi të obliguar ta sigurojmë për qytetarët. Dhe unë jam i bindur se atë do ta sigurojmë dhe do të kemi konsensus mes të gjithë pjesëmarrë­sve në atë proces", tha Xhaferi në intervistë për kanalin kuvendor. Ai thekson se kanë obligim moral, politik dhe etnik ndaj qytetarëve, t'u sigurojnë pasqyrë adekuate para institucio­neve ndërkombët­are të cilët në mënyrë adekuate do ta mbikëqyrin procesin e zgjedhjeve. Qeveria teknike sipas paralajmër­imeve të Talat Xhaferit pritet të votohet ditën e diel.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania