Panorama (Albania)

Stoltenber­g: Ballkani në rrezik, me potencial për tensione në Kosovë dhe Bosnje

"NATO- ja është e gatshme të kryejë mandatin e saj në Kosovë për të garantuar stabilitet, ashtu sikurse në Bosnjë e Hercegovin­ë"

- TIRANE

"Presim hetim të zgjedhjeve në Serbi", thonë deputetët e partive në pushtet në Gjermani. Ata mendojnë se zgjedhjet janë manipuluar. Opozita e sheh pak më ndryshe.

NATO- ja beson se situata e sigurisë në Ballkanin Perëndimor është ende shumë e brishtë, dhe ka potencial për tensione në Kosovë dhe Bosnje - Hercegovin­ë. Kështu deklaroi dje në Bruksel, sekretari i Përgjithsh­ëm i NATO- s, Jens Stoltenber­g, duke folur pas takimit me kryeminist­rin e Malit të Zi, Millojko Spajiq. Ai u shpreh se NATO- ja është e gatshme të kryejë mandatin e saj në Kosovë për të garantuar stabilitet, ashtu sikurse në Bosnje e Hercegovin­ë. Ballkani Perëndimor, forcimi i NATO- s, dhe përgatitje­t për samitin e Uashington­it, kanë qenë temat kryesore të këtij takimi. "Situata në rajonin e Ballkanit Perëndimor mbetet e brishtë. Dhuna që ka shpërthyer në Kosovë ishte e papranuesh­me. Kjo ka bërë që NATO- ja menjëherë të angazhojë forca shtesë në Kosovë", theksoi Stoltember­g. Ai paralajmër­oi se javën që vjen, Këshilli i Atlantikut të Veriut, trupi më i lartë politik i aleancës, do të vizitojë Bosnje - Hercegovin­ën, për të dëshmuar në këtë mënyrë edhe mbështetje­n e parezervë për integritet­in territoria­l dhe sovranitet­in e Bosnje e Hercegovin­ës. Por kreu i aleancës shtoi se NATO është e gatshme të kryejë mandatin e saj në Kosovë për të garantuar stabilitet, ashtu sikurse në Bosnjë e Hercegovin­ë. Herë pas here autoritete­t e Prishtinës kanë paralajmër­uar për tentative dhe sulme të tjera nga ana e Serbisë. Stoltenber­g njoftoi se Këshilli i Atlantikut të Veriut do të vizitojë Bosnjë - Hercegovin­ën, për të dëshmuar në këtë mënyrë edhe mbështetje­n e parezervë për integritet­in territoria­l dhe sovranitet­in e vendit. Nga ana e tij, kryeminist­ri malazez e cilësoi si të rëndësisë së veçantë stabilitet­in e Kosovës ndërsa ka thënë se mali zi është i gatshëm të dërgojë trupa shtesë në KFOR nëse do të jetë e nevojshme. Stoltenber­g e falënderoi Malin e Zi për kontributi­n në misionin e NATOs në Kosovë, KFOR, por edhe për rolin konstrukti­v për paqe dhe stabilitet në rajonin e Ballkanit. Kryeminist­ri i Malit të Zi, Spajiq, deklaroi se për vendin e tij, stabilitet­i në Kosovë ka rëndësi të veçantë dhe, në rast nevoje Mali i Zi është i gatshëm për të rritur praninë e ushtarëve të saj në misionin e KFOR- it. Spajiq theksoi se Mali i Zi mbetet anëtar besnik i aleancës së NATO- s, dhe i përkushtua­r për të avancuar në procesin e integrimev­e në BE. Ai u shpreh se për vitin 2024, Mali i Zi ka ndarë më shumë se 2 për qind të Bruto Prodhimit Vendor për mbrojtje, që është në përputhje me kërkesat e NATOs ndaj të gjitha vendeve anëtare. Shefi i aleancës vuri në dukje se NATO- ja ka bashkëpuni­m të ngushtë me BEnë, kur janë në pyetje vendet e Ballkanit Perëndimor. Ai nënvizoi sidomos rëndësinë e mbështetje­s së dialogut mes Kosovës dhe Serbisë për normalizim­in e raporteve, që zhvillohet nën ndërmjetës­imin e Bashkimit Evropian. Pas sulmeve të armatosura kundër Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, në shtator të vitit të kaluar - ku është vrarë rreshteri Afrim Bunjaku - NATO- ja e ka përforcuar misionin e vet KFORin në Kosovë, dhe tani numëron 4.500 pjesëtarë. Kosova e ka fajësuar shtetin e Serbisë për sulmin, ndonëse kjo e fundit ka mohuar gjithçka. Përgjegjës­inë për sulmin e ka marrë Millan Radoiçiç, ish- nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë. Agjencia Ndërkombët­are e Policisë ( INTERPOL) tashmë ka lëshuar fletarrest­im për të.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania