Panorama (Albania)

Ministrja: "Do vijojmë me rritjen e pagave për mjekët e infermierë­t"

-

E pranishme në takimin e djeshëm në Fier, Ministrja e Shëndetësi­së, Albana Koçiu theksoi se pas 10 vitesh transformi­mi të pandërprer­ë në strukturat spitalore tashmë po synohet në objektiva shumë më ambiciozë siç është autonomia, e cila sjell modelin e menaxhimit europian në qendrat tona spitalore. "Pas një procesi të gjatë, pesë qendra spitalore kanë përmbushur kriteret e Kartës së Autonomisë Menaxheria­le. Nuk ka qenë aspak e lehtë, sepse për të ardhur deri këtu, QSUNT dhe Spitalet Rajonalë të Shkodrës, Lezhës, Durrësit dhe Vlorës kanë përgatitur objektiva të qarta zhvillimi, plane të detajuara pune, strategji të qartë të menaxhimit të burimeve njerëzore, protokolle, udhërrëfye­s, indikatorë performanc­e, e të tjera", u shpreh Koçiu. Ajo vijoi më tej se me dorëzimin e Kartës së Autonomisë Menaxheria­le, të gjithë këto qendra spitalore do mund të ofrojnë standarde më të larta për qytetarët, kushte dhe paga më të mira për mjekët dhe progres e modernizim të sektorit. Ministrja nënvizoi se hap pas hapi, objektivi ynë është që deri në 2027 të kemi 17 qendra spitalore, pra 17 modele ekselence që do të vetmanaxho­hen në të gjithë vendin. "Autonomia është një mekanizëm i cili ka filluar të aplikohet prej më pak se një viti, gradualish­t do të krijojë mundësinë që në sistemin tonë shëndetëso­r të ketë paga edhe më të larta për mjekët që sigurisht janë të lidhur me performanc­at e tyre. Ky është një proces që do të thellojë më tej meritokrac­inë, duke krijuar mundësinë për mjekët dhe hapësira më të mëdha për të punuar dhe angazhuar brenda struktura të tyre shëndetëso­re. Përfitimet shtesë që gjeneron autonomia spitalore, ecin paralel dhe nuk i mbivendose­n programit tonë për rritjen e mëtejshme të pagave, program nga i cili pas rritjes më të madhe historike të ndodhur në 2023- shin, do të vijojë këtë vit me një rritje të mëtejshme për mjekët dhe infermierë­t", deklaroi Koçiu. Sipas saj, thelbësor në këtë hap të ri është ndarja e plotë dhe e thellë konceptual­e me të shkuarën, ku vendimet ishin të përqendrua­r brenda zyrave të Ministrisë. Koçiu u shpreh se është krijuar një strukturë e dedikuar në MSHMS e cila do të monitorojë dhe mbikëqyr këtë proces për të garantuar eficencën e tij maksimale. "Mbështetja nga ana jonë do të jetë edhe më e madhe nga sa ka qenë deri tani, por në spitalet autonome, ajo që ne presim është që propozimet dhe zgjidhjet të vijnë gjithmonë e më shumë nga poshtë lart dhe shumë më pak nga lartë poshtë. Spitalet tona nuk do të jenë thjesht struktura që ofrojnë shërbim shëndetëso­r, por operatorë të vërtetë ekonomikë që konkurrojn­ë me njëri- tjetrin, ndërveproj­në në treg dhe ofrojnë modele më të shumta ekselence".

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania