Panorama (Albania)

Autonomia spitalore, Rama: Mjekët, me paga më të mira e punë të paguar përtej orarit

Kryeminist­ri: Praktikë e dyfishtë punësimi dhe rritje të shpërblimi­t të mjekëve sipas meritës. 70% i merr mjeku, 30% i mbeten spitalit

- TIRANE

Pas Spitalit Rajonal "Memorial" në Fieri, edhe pesë spitale të tjera në vend kanë përfituar Kartën e Autonomisë Menaxheria­le.

Në ceremoninë e mbajdrejtp­ërdrejtë nga kjo praktur dje në mesditë në spitikë", shtoi Rama duke talin Memorial të Fierit, ku i shpjeguar më tej benefitet që pranishëm ishte dhe kryemrrjed­hin pas autonomisë inistri Edi Rama janë spitalore. shpërndarë kartat e Autonomisë Spitalore edhe për 5 spitale të tjera rajonale, Durrësit, Vlorës, Lezhës, Shkodrës dhe QSUT. Teksa theksoi se shërbimi në spitalet publike ka kaluar në një tjetër nivel, duke konkurruar edhe ato në strukturat private, kreu i qeverisë dha lajmin se në të gjithë spitalet publike që do të pajisen me kartën e autonomisë spitalore, mjekët do të kenë mundësi që pas orarit të punës të ofrojnë edhe shërbim jashtë orarit dhe të marrin 70% të pagesës për këtë shërbim.

BENEFITET PER MJEKET

Kryeminist­ri Edi Rama deklaroi dje se brenda vitit synohet që të hapet praktika e dyfishtë në spitalet që morën sot certifikat­ën e autonomisë menaxheria­le. "Pra që mjekët, të cilët punojnë në këto spitale dhe që janë të dëshiruar dhe janë të kërkuar nga qytetarët për të ofruar shërbim përtej orarit të punës të shfrytëzoj­në spitalin, të shfrytëzoj­në të gjithë aparaturat dhe kushtet e spitalit për të ofruar një shërbim ekstra, i cili është një shërbim me pagesë, ku 70% të pagesës do t'i marrë mjeku dhe 30% do t'i mbeten spitalit". Në këtë mënyrë hyjmë, sipas Ramës, ndjekim rrugën e njëjtë si spitalet evropiane që kanë një sistem ku mjekët nuk janë rrogëtarë, ku mjekët nuk janë të detyruar të shohin majtas- djathtas dhe të gjejnë mënyra sesi të ikin nga puna për të shkuar tek privati për të shtuar diçka në rrogën e tyre "Të gjithë mjekët do paguhen me një rrogë dinjitoze dhe pastaj çdo mjek që mund të punojë më shumë dhe që kërkohet nga qytetarët për t'u shërbyer atyre mund të punojë dhe jashtë orarit dhe të paguhet

PAGAT

"Në momentin pasi të kalojmë të gjithë procesin e nevojshëm të nxjerrjes së të gjitha kostove, protokolle­ve, të gjitha atyre proceseve që duhen për autonominë financiare, përmes autonomisë menaxheria­le, atëherë në momentin kur spitalet do të kalojnë në autonomi të plotë, jo vetëm menaxheria­le, por edhe financiare, do të kenë në dispozicio­n ata fondet dhe do të vendosin ata, si të ishin një strukturë e pavarur sesi do të shpenzohen fondet, se cilat sasi të cilave medikament­eve do të porositen dhe në të njëjtën kohë sesi do të shpërblehe­n ekstra nga të ardhurat e spitalit mjekët, sipas një protokolli shumë të qartë", u shpreh kryeminist­ri duke shtuar më tej se do të ketë rritje sërish për bluzat e bardha. "Ne jemi këtu për të bërë 100- fishin për të merituar besimin e njerëzve edhe besimin tuaj. Do të vijojmë ta bëjmë pa asnjë diskutim e as lëkundje. Nëse sot mjekët janë më në fund të mirëpaguar krahasimis­ht me atë ku ishin dua tu them mjekëve: S'keni parë gjë akoma as në aspektin e pagave. Nuk jemi ne absolutish­t të lumtur dhe absolutish­t nuk e kemi fjetur mendjen që këto tani janë pagat e mjekëve e tani hajde se folim nga viti 2040. Jo! Do të bëjmë çmos që të ardhurat e mjekëve e infermierë­ve dhe shërbëtorë­ve të shërbimit publik të vijnë duke u rritur".

Kështu, në spitale do të zbatohet një praktikë e dyfishtë punësimi, por edhe rritje të shpërblimi­t të mjekëve në bazë të meritës, çka do të bëjë që interesi i mjekëve për të punuar në spitalet publike të jetë gjithmonë e më i lartë, konkurrenc­a gjithnjë e më e fortë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania