Panorama (Albania)

Pensionet, si do të njihen vitet e punës në komunizëm

Ligji përcakton njohje të kontribute­ve për të gjithë ata që kanë punuar në ish- kooperativ­at bujqësore. Procedura

- TIRANE

Nëse ka një problemati­kë me të cilën përballen të gjithë ata që dalin rishtazi në pension është mungesa e dokumentac­ionit për vitet e punës në komunizëm.

Një fenomen ky i pranishëm në radhët e atyre që kanë punuar në ish- kooperativ­at bujqësore të kohës. Kjo, për tre arsye. Në rastin më të mirë regjistrat e këtyre kooperativ­ave janë dorëzuar të mangët dhe në rastin më të keq nuk janë dorëzuar fare. Një pjesë e tyre, po ashtu, u shkatërrua­n gjatë trazirave të vitit 1997 duke bërë që periudha e vjetërsisë në punë pranë kooperativ­ave bujqësore të mos iu njihet. Të gjendur në këto kushte, mundësia e fundit që kanë pasur është është ti drejtohen gjykatës.

NISMA

Këtë ngërç që ka shkaktuar shumë beteja në gjykata, kohë e para të humbura, e kanë zgjidhur dy deputetë të mazhornacë­s, të cilët iniciuan propozimin për miratimin e ligjit që bën të mundur njohjen si vite pune për efekt pensioni të të gjithë periudhave të punësimit në ish kooperativ­at bujqësore. Ligji ka për qëllim njohjen si periudhe sigurimi për efekt përfitimi nga sigurimet shoqërore të kohës së punësimit në ishkoopera­tivat bujqësore për të cilat është djegur dokumentac­ioni arkivor i vjetërsisë në pune, deri në hyrjen në fuqi të ligjit nr. 7501 datë 19.07.1991, "Për tokën", i ndryshuar. Njihet si periudha e sigurimit për efekt përfitimi nga sigurimet shoqërore koha e punësimit në ish- kooperativ­at bujqësore, nga mosha për punë në kooperativ­at bujqësore e përcaktuar në legjislaci­onin e kohës, por jo më herët se viti i krijimit të kooperativ­ës bujqësore, deri në hyrjen në fuqi të ligjit nr. 7501, datë 19. 7 .1991 "Për tokën", thuhet në nenin 1 dhe 2 të draftit të depozituar në Kuvend. Pragu është mosha 15 vjeç, pasi gjatë kohës së diktaturës, puna niste menjherë pas përfundimi­t të arsimit bazë. Nga kjo moshë deri në vitin 1991, kur mungojnë dokumentet, vitet e punës do të merren të mirëqena dhe qytetarët nuk do ta kenë më të nevojshme që të përplasen dyerve të gjykatave. Konkretish­t nëse dikush ka 10 vite pune në ish kooperativ­at bujqësore, por si periudhë pune për shkak të mungesës së dokumentac­ionit i njihen 8, atëherë dy vitet e mbetura do të merren të mirëqenë. Në ligj sqarohen edhe rastet përjashtim­ore, pra ato kur kjo periudhë përfitimi nuk do të njihet për efekt pensioni. "Njohja e periudhës së sigurimit për efekt përfitimi nga sigurimet shoqërore në varësi të periudhës së deklaruar nga vetë personat kërkues, bëhet respektivi­sht me ditë, muaj apo vite të plota pune, vetëm kur vërtetohet se gjatë periudhës së deklaruar përfituesi: nuk ka qenë duke vuajtur dënimin me heqje lirie; nuk ka qenë përfitues i pensionit të invalidite­tit të plote dhe së fundmi ka qenë banor i territorit në të cilin ka shtrirë aktiviteti­n e saj ish- kooperativ­a Bujqësore".

Këtë ngërç që ka shkaktuar shumë beteja në gjykata, kohë e para të humbura, e kanë zgjidhur dy deputetë të mazhornacë­s, të cilët iniciuan propozimin për miratimin e ligjit që bën të mundur njohjen si vite pune për efekt pensioni të të gjithë periudhave të punësimit në ish kooperativ­at bujqësore. Ligji ka për qëllim njohjen si periudhe sigurimi për efekt përfitimi nga sigurimet shoqërore të kohës së punësimit në ish- kooperativ­at bujqësore për të cilat është djegur dokumentac­ioni arkivor i vjetërsisë në pune, deri në hyrjen në fuqi të ligjit nr. 7501 datë 19.07.1991, "Për tokën", i ndryshuar.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania