Panorama (Albania)

Balancohet skema e sigurimeve në fshat, statistika­t Numri i kontribuue­sve po arrin atë të përfituesv­e

-

Skema e pensioneve në fshat, e cila vuante nga një raport i ulët kontribuue­spërfitues, po shkon drejt balancimit. Sipas të dhënave Zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, numri i pensionist­ëve rural arriti në 88,8 mijë në mes të vitit 2023 dhe nga ana tjetër numri i kontribuue­sve nga sektori bujqësor arriti mbi 81 mijë persona në të njëjtën periudhë. Teksa në mes të vitit 2022, ishin 62,504 kontribuue­s dhe nga ana tjetër ishin mbi 91 mijë përfitues rural. Të dhënat zyrtare tregojnë se në fund të gjashtëmuj­orit të parë të vitit 2023 në zonat rurale të vendit numri i pensioneve të pleqërisë ishte 88,8 mijë me një rënie rreth 35 për qind në krahasim me vitin 2013.

Në të kundërt, pensionist­et në zonat urbane të vendit kanë ardhur në rritje. Të dhënat zyrtare tregojnë se në mes të vitit 2023 në zonat urbane ishin 491 mijë pensionist­ë me një rritje 57% në krahasim me vitin 2013. Për shkak të zhvillimev­e demografik­e, ku bumi i lindjeve pas luftës së dytë botërore po mbush moshën e pensionit, të moshuarit duhet të ishin në rritje edhe në fshat. Por zonat rurale të vendit për gjatë viteve të tranzicion­it janë zhvendosur në emigracion ose drejt qyteteve. Shumica e forcës së punës në fshat është e vetëpunësu­ar në bujqësi pa pagesë. Një pjesë e madhe e tyre nuk kanë paguar sigurime shoqërore dhe rrezikojnë varfërinë ekstreme.

Sakaq, qeveria është duke rishikuar skemën e pensioneve me qëllim që të gjendet një qasje, e cila të sheshojë diferencat e indeksimit vjetor të pensioneve. Ndryshimet janë në fazën e konsultimi­t me Bankën Botërore dhe Fondin Monetar dhe po marrin në konsiderat­ë zhvillimet demografik­e dhe efektet që do krijojnë në ecurinë e numrit të kontribuue­sve dhe përfituesv­e në vijim.

Synohet një formulë që të mundësojë rritjen e pensioneve të ulëta me një vlerë më të madhe se të atyre më të larta. Aktualisht indeksimi aplikohet në përqindje të inflacioni­t të pensionist­eve. Këtë vit u aplikua 8.6%, por e përkthyer në vlerë përfitimi është shumë i vogël për pensionet e ulëta se ato të larta. P. sh., një pensionist në fshat që paguhet 10,000 lekë në muaj, mori rritje në tetor 2023 vetëm 860 lekë, ndërsa një pensionist që paguhet me 30 mijë lekë në muaj, përfitoi një shtesë 2,560 lekë, ose tri herë më të lartë.

Një tjetër ndërhyrje kë të bëjë me vendosjen e limiteve për përfitimet në skemat suplementa­re, pasi rritja e tyre me ritmet aktuale parashikoh­et të rëndojë më shumë skemën në afat të gjatë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania