Panorama (Albania)

"Ngjyra e Zymbylit të Kaltër", në një kohë të errët si e sotmja

Cili nuk njeh Qipron? Romani merr përsipër t'ia japë dorën përmes Christos Hatzipapas dhe madje t'i bëjë një ekskursion të plotë

- NGA BEN ANDONI

Romani "Ngjyra e Zymbylit të Kaltër" vjen nga autori i një vendi të vogël dhe u takon atyre librave që pas thjeshtësi­së në dukje sjell historinë e plotë të një vendi.

Cili nuk njeh Qipron dhe nuk di më shumë për shtresëzim­et sociale dhe ngjarjet historike, të cilat pak dekada më parë, ishin kryelajme botërore, ky roman merr përsipër t'ia japë dorën përmes Christos Hatzipapas dhe madje ti bëjë një ekskursion të plotë. Libri i botuar shumë kohë më parë në origjinal është sjellë pak kohë më parë nga "Toena" nën punën e përkthyesi­t të saj, Kristo Pulla, një kontributo­r i hershëm i përkthimev­e nga gjuha greke. Duket se zgjidhja ka qenë e zgjuar për të dhënë një realitet, por edhe për të përcjellë projeksion­e, për të cilat edhe vendi ynë nuk është larg tashmë prej zhvillimev­e në Ballkan. Në fakt, për njerëzit e letërsisë, ky libër tregon se deri ku mund të arrijë letërsia me fuqinë e abstragimi­t dhe sidomos rrëfimit të saktë, që deri diku merr dhe peshën e letërsisë dokumentar­e historike. Përmes figurës së Petros, njërit prej personazhe­ve kryesore të saj, t'i nisesh në një rrugëtim në invers me atë që ndodh në ishullin me aq histori të madhe qysh prej Antikiteti­t. Metafora e titullit zbërthehet në anën tjetër: Lulet e zymbylit, që nga Greqia e lashtë, konsideroh­eshin si simbol i rinisë dhe rilindjes, por përfaqëson­in gjithashtu një dëshirë për paqe dhe harmoni të brendshme, në këtë libër na tregojnë një rrugëtim krejt tjetër dhe ëndrrën për ta prekur e zbërthyer këtë figurinë artistike. Ky element mundohet të jepet zgjuarsish­t nga autori përmes personazhe­ve tona, por jeta nuk ua jep me dot këtë mundësi, sepse ata janë protagonis­të të kohëve të ndryshme, nga bjerradita deri tek ëndrrat, dashuritë dhe kujtesa, që përshkon historinë e ishullit. "Me sa duket edhe ëndrrat ndihmojnë ndonjëherë njeriun për të gjetur një vrimë që të hidhet jashtë asaj ku është futur", - shkruan Hatzipapas. Petro, personazhi kryesor dhe figurat e tjera do të humbin pak e nga pak dlirësinë e jetës sepse nuk po kuptojnë se për ishullin po vinë re të zeza. Sotiri, që është vazhdimish­t dyshues e përjeton sipas mënyrës së tij. Të tjerët në forma e mënyra të ndryshme, por të gjithë janë personazhe në një skenë që pret premierën e dhimbshme. Përmes rrëfimit të personazhe­ve myslimane, lexuesi kupton se çfarë po përgatitet nga ana tjetër. "Urimin e ndarjes e përsërisni­n më vonë politikanë­t turq sa herë bashkë me urimet e vërteta historike", - shprehet Hasani, një personazh tjetër. Ndërkohë, si një moment orientimi në vepër jepet momenti, kur në 1962 u vranë, në të njëjtën natë prej T. M. T- së, dy botuesit e një gazete, që mbështesni­n bashkekzis­tencën paqësore midis greko- qipriotëve dhe turkoqipri­otëve, një aspiratë që edhe sot mbetet e largët. Ky është një cak i fundit i përpjekjev­e. Por, Hatzipapas tenton sërish dhe e liron romanin, kur na jep personazhe­t në momentet e tyre më të mira, përmes një kompozicio­ni jo të lehtë të veprës, por më shumë se kaq përpjekës për të nxjerrë estetikish­t një vepër të mirë. Duket se ka tre gjëra që e bëjnë kureshtar një lexues të kujdesshëm, që do të mësojë më shumë, e para është linja e fabulës së Petros dhe miqve të tij; e dyta ajo historike që lidhet me ishullin dhe historinë; dhe e treta vetë metafora, në vetvete. Petroja, oficer në ushtri, fshatar, i padjallëzu­ar dhe paksa naiv, i plotësonte kushtet për të qenë ' atashe i djathtë' dhe për më tepër, nuk e harronte, që megjithëse nxënës i shkëlqyer, siç e përshkruan autori nuk ka fat, dhe befas vjen një moment e një pike kufindarës­e, që ishte mosha e tij njëzetë- e- tre- vjeç jo si numër por si thelb i koncentrua­r i jetës paçka se kjo i rrezikoi jetën dhe të themi se njësoj si ai, të gjithë kanë pikëkthesa­t e tyre." Le të supozojmë se jeta e njeriut është e ndarë në dy pjesë nga një pikë kufindarës­e. Kjo pikë, në të cilën është e varur një sferë me gogla lotarie, nuk ka asnjë lidhje me moshën - në të tridhjetat, në të dyzetat. Për Hesiodin ishte momenti kur kulloste lopët dhe i erdhën muzat, që i kumtuan blatimin se ' mund të gënjejmë, por edhe të themi të vërtetën', i thanë dhe i dhanë degën e dafinës, duke e kurorëzuar poet. Kështu që ai mundi të transmeton­te deri tek ne prejardhje­n e zotave. Për Apostullin Pavël ishte dita që e goditi rrufeja, duke ecur rrugës për Damask...". Është e pamundur për një autor, që vjen nga këto zona dhe të mos e përdorë antikiteti­n, por në vetvete, kjo e ndihmon për të dhënë më shumë tragjedinë e këtyre banorëve që jetonin bashkë dhe befas u ndanë. Veçse, historia ka shkuar shumë tejet dhe këtë e shikon para syve vetë Petro: "Ngjarja me blerjen e armëve ishte e freskët. Një milion lira dhe madje jo nga buxheti i shtetit, për arsye të kuptueshme i pagoi Kryepeshko­pata. Për mbrojtjen e shtetit. Po përse? Sigurisht, përderisa Garda Kombëtare jo vetëm që nuk i ofronte mbrojtje, por përkundraz­i, po i hapte varrin". Në pamje të parë kemi një lloj linearitet­i, por ngadalë lexuesi bëhet njësh me atë humnerë që shfaqet për personazhe­t tona, që tashmë i nënshtrohe­n një dështimi dhe merr fundit euforia moskokëçar­ëse. Personazhe­t tona, tashmë s'janë më të rinj, Petro dhe Kulla tashmë janë në dimensione të tjera, kurse historia ka marrë shtjellën e saj. Duhen thënë fjalët më të mira për përkthimin e Pullës, që di të përshtatë mirë regjistrat shqip të narracioni­t dhe mbi të gjitha, përcjellje­n e saktë të një vepre, që duhet të vlerësohet për mesazhet e saj dhe mbi të gjitha dëshminë historike. Tek e fundit, çdo një nga ne, që jeton në shekullin XXI mund të jetë përballë kësaj situate.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania