Panorama (Albania)

Zbulohet e dashura e Albi Nakos, fiksimi i koreografi­t me balerinat disa vite më të reja

-

Albi Nako i është bashkuar vetëm pak ditë më parë shtëpisë së “Big Brother”- it. Koreografi i mirënjohur, ashtu si edhe vetë është shprehur ka ardhur në këtë lojë për të dalë triumfator. Gjatë qëndrimit në shtëpi, Albi ka ndarë edhe detaje nga jeta e tij private, duke zbuluar se është në një lidhje dashurie, prej katër vitesh. Balerini zbuloi se prej kohësh bashkëjeto­n me një vajzë, që ashtu si ai, është balerinë profesioni­ste. I pyetur për bisedën e fundit me të, Albi u përgjigj: “Më tha fli me kë të duash”, por shtoi se edhe po të ishte beqar, nuk do të krijonte romancë në shtëpinë e “Big Brother VIP 3”. Për këdo që është pranë rrethit të tij, historia e dashurisë me balerinën është tashmë një fakt i njohur. Ndonëse vetë çifti ka preferuar që ta mbajë këtë histori sa më diskrete, dyshja shfaqet kudo në shoqërinë e njëri- tjetrit, duke konfirmuar kështu se kjo histori tashmë është e konsolidua­r. Partnerja e Albit quhet Dori, dhe është disa vite më e re se koreografi. Duket se pas historisë me Klaudia Pepën dhe Alba Hoxhën, Albi ka zgjedhur sërish një balerinë disa vite më të re në moshë, duke na treguar kështu edhe pëlqimin e tij rreth femrave. Dori dhe Albi nuk janë vetëm partnerë në jetë, por edhe në skenë, pasi të dy punojnë së bashku në akademinë e kërcimit që Albi drejton, por edhe në projektet e tjera që koreografi merr përsipër. Dori është një emër i njohur që rrethin e balerinëve, duke u bërë e famshme edhe për këtë histori, që zgjat prej 4 vitesh. Aktualisht çifti po bashkëjeto­n, duke i bërë gjërat edhe më formale mes tyre. Në rrjetet sociale të të dyve, mungojnë postimet si çift, por shihet në çdo detaj bashkëpuni­mi i ngushtë që dyshja ka në karrierat e tyre. Koreografi Albi Nako ka treguar së fundmi disa detaje nga jeta e tij, duke nisur nga dashuria e deri tek titujt e fundit në media rreth ngjarjes në “Just Dance”. Teksa fliste për “Fit Station” në “News 24”, ai tregoi se dita e tij nis herët dhe pasi konsumon mëngjesin që e përgatit vetë, bën ecje dhe më pas e gjithë pjesa tjetër e ditës kalon në akademi. “Unë jetoj mirë, por pa u dukur, ashtu brenda asaj botës time. Jeta ime në përgjithës­i është edhe një jetë pune. Se për mua kjo është adrenalina. Puna është ‘ droga’ ime. Puna është adrenalina ime dhe më pëlqen të punoj sesa të vegjetoj kafeve dhe të merrem me llafe. Kjo është thjesht një kohë e humbur për mua”, u shpreh Albi. Për sa i përket situatës në “Just Dance”, e cila u përfol shumë në media, Albi u shpreh sërish se ishte një keqkuptim dhe opinioni publik është gjithnjë i drejtuar drejt lajmeve të këqija. Albi pranoi se nuk është shumë aktiv në rrjete sociale. “Nuk ka më privatësi sot. Edhe ne që hyjmë pak a shumë te pjesa e personave publik, të njohur, nuk ka privatësi dhe njeriu ndjehet i cunguar kudo që është. Qoftë në plazh, qoftë në restorant, qoftë në një ambient publik, sepse ndihesh i monitoruar deri diku edhe se si merr frymë, edhe i paragjykua­r patjetër, por jetojmë në një shoqëri që na duhet t’i pranojmë të gjitha”, u shpreh Nako për fjalët që dëgjon lart e poshtë për veten. Ndërsa pyetjes së drejtpërdr­ejtë nëse ai është i dashuruar, koreografi iu përgjigj: “Kam lindur i dashuruar, jetoj i dashuruar dhe do të vdes i dashuruar! Unë jetoj i dashuruar, kjo ka rëndësi dhe unë jam një njeri që di të dashuroj”. Jeta personale e Albi Nakos ka qenë në qendër të vëmendjes, pasi i dha fund martesës nga balerina e njohur që tashmë jeton në Itali, Klaudia Pepa. Dy artistët treguan se ruajtën marrëdhëni­e miqësore pas ndarjes dhe secili vazhdoi jetën e tij. Koreografi Albi Nako më pas u përfol për një lidhje me balerinën, Alba Hoxha, e cila ka qenë balerinë e trupës së tij në “Tv Klan”, e ndërkohë prezanton motin në po të njëjtin ekran. Gjithashtu, u raportua se ata i dhanë fund romancës së tyre, pavarësish­t se asnjëri nuk bëri deklaratë publike për të mohuar apo pohuar thashethem­et që qarkulloni­n rreth tyre. I ftuar në “Wake Up”, i pyetur rreth këtyre lajmeve, Albi Nako u përgjigj: “Kam pasur raste dhe me mikesha të shkollës, me Hueyda El Saied kemi qenë për darkë dhe nxori një foto me mua e na martuan. Nuk e di pse funksionon kështu!”. “Pse të martojnë me çdo femër që të shohin?”, iu drejtuan moderatorë­t. “Sepse nuk kam bërë akoma zyrtare një lidhje, në momentin që e bëj, atëherë gjithçka bie në qetësi”, u shpreh ai. Ndërkohë, Albi Nako foli edhe për deklaratën e babait të tij, mjeshtrit të baletit, Llaqi Nako, i cili është shprehur se nuk e do nusen e djalit balerinë. “Kur e pyeta pas asaj deklarate, më tha se ishte një moment emocional, por balerinë jo, le të jetë çfarë të j etë, edhe police, kuzhiniere le të jetë, vetëm balerinë jo! Ai e ka jetuar atë profesion dhe është pak e çuditshme, sepse edhe motra ime më e madhe se unë, në profesion piktore, e dashuronte dhe e adhuronte baletin, por babai nuk e lejoi të futej, prej mamasë ndoqi rrugën e pikturës. Duke e njohur atë profesion nga brenda, konjuktura­t, i tha j o. Gjithsesi, atë e tha babai, por nuk është se…”, shpjegoi koreografi. Gjithashtu, u rrëfye edhe për sëmundjen që e largoi nga skena, teksa u shpreh se “ndonjëherë i plas shpirti që nuk kërcen dot”. “Nuk j am në profesion prej 6 vitesh, kam pasur një sindromë në këmbë e gjunjë që më është shfaqur dy herë, duke marrë gjithë mjekimet dhe farmacitë me radhë gjërat përkeqësoh­eshin dhe u detyrova me mjekime popullore e u riktheva, por është një lloj problemi gjymtyrësh që unë nuk duhet të kërcej, madje as vrap nuk duhet të bëj dhe këto janë kostot e profesioni­t, quhet sëmundje e moshave të reja profesiona­le. Kjo më bëri të largohem nga skena, më plas shpirti ndonjëherë që të kërcej, e bëj, por mund të kem kosto nga mbrapa”, përfundoi Albi Nako. Ndërkohë, sa i takon jetës profesiona­le, shohim se dhe në këtë aspekt ai sapo ka kaluar një “divorc”.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania