Panorama (Albania)

Dhuna në shtëpi e punë, si dhe kërcënimet për ta vrarë, konflikti i Klodian Duros me ish- gruan

-

Klodian Duro u bë pjesë e shtëpisë së “Big Brother”, si një ndër imazhet që publiku kishte më shumë pritshmëri. Megjithatë, qëndrimi i ish- futbollist­it në “Big Brother”, ishte shumë i shkurtër. Shkak janë bërë pikërisht deklaratat e tij, ku fliste për dhunën ndaj ish- gruas së tij. Menjëherë, produksion­i vendosi që të përjashtoh­ej nga loja, duke i quajtur këto deklarata të papranuesh­me për publikun. “Unë kur kam rrahur gruan, e di si më dukeni ju të tjerët?” Ishte kjo flalia që penalizoi sportistin, duke e nxjerrë menjëherë nga shtëpia. E në fakt, të gjithë e mbajnë mend kalvarin e Klodian Duros me drejtësinë, që pak vite më parë është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 4 muaj burg për shkak të dhunës së ushtruar ndaj bashkëshor­tes së tij. “Newsbomb. al” ka publikuar vendimin e organit ligjzbatue­s në kryeqytet, ku gjyqtar ka qenë Arben Mickaj. Duro është dënuar me 6 muaj, por prej gjykimit të shkurtuar ku zbritet 1/ 3 e dënimit, duke u konvertuar në 4 muaj burg. Kjo masë dënimi është shlyer gjatë masës së sigurisë, ku ai ka qenë në Arrest Shtëpie. Në fashikujt e Gjykatës së Tiranës vërehen faktet që kanë çuar në dhënien e këtij vendimi. Ish- bashkëshor­tja e Klodian Duros ka njoftuar policinë në datën 24 mars të vitit 2020 pasi ndihej e kërcënuar. Dhuna ndaj bashkëshor­tes, rrëfimi i Klodian Duros: Ja e vërteta ime… Ai ka shkuar në banesën e Dorinës ( Ish- bashkëshor­tja), ku ka kërkuar të hapë derën me forcë. E gjendur në këtë situatë ka kërkuar ndihmën e uniformave blu, të cilët kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Klodian Duro. Por, çfarë ka ndodhur mes tyre? Në faktet e zbardhura në vendimin e gjykatës, tregohet se Klodian Duro nuk e pranonte ndarjen nga ish bashkëshor­tja, edhe pse ishte bërë “De Juro” në 27 janar të vitit 2020. Dorina bashkë me vajzën kishin marrë urdhër mbrojtje nga Gjykata e Tiranës 1 vit më përpara. Megjithatë, Klodiani nuk hiqte dorë dhe kishte filluar ta përndiqte ish bashkëshor­ten e tij. Siç tregon Dorina para oficerit

Unë, Klodian Duro, ju njoftoj që rrugëtimi im në ‘ Big Brother’ VIP është ndërprerë sot. Shkak është bërë një deklaratë e gabuar, nisur si ironi, e tepërt tani që e shoh me ftohtësi dhe që i lë vend keqinterpr­etimit. Më vjen keq që nuk arrita dot të përcillja mesazhet e duhura te të cilat besoj vërtetë dhe do t’i dëshmoja gjatë qëndrimit në shtëpinë e ‘ Big Brother’. Një ndjesë shumë e sinqertë i shkon publikut dhe u uroj suksese të gjithë banorëve!

të Policisë Gjyqësore, ai e shqetësont­e gjatë gjithë kohës, si në punë, ashtu edhe kur dilte me shoqërinë. Qëndronte i fshehur dhe duke i dalë përpara dhe për këtë shkak thotë ajo ka nisur proceduren për divorc që është dhënë nga Gjykata në 27 janar të vitit 2020. Dorina, gjithashtu ka treguar se Klodiani i shkonte në shtëpi thuajse çdo natë, duke e bezdisur e shantazhua­r. Kjo situatë kishte shkaktuar stres dhe ankth edhe te vajza e tyre. Dhunë psikologji­ke sistematik­e, ndërsa fizike ka kulmuar pikërisht në ambientet e punës. Në datën 5 mars të vitit 2020, Duro ka shkuar në punën e saj, ku kanë nisur të debatojnë me tone të ashpra. Në debat e sipër, ai e ka kapur nga fyti duke e kërcënuar me j etë. Për këtë ngjarje, Dorina shprehet se ekzistojnë edhe pamje filmike që janë vënë në dispozicio­n të policisë gjyqësore. “Për sa i përket dhunës fizike ajo ( Dorina) shton se në një rast me datë 5.3.2020, kur Klodiani ka shkuar në punën e saj dhe kanë nisur të debatojnë, në debat e sipër ai e ka kapur nga fyti duke e kërcënuar me jetë. Për këtë ngjarje, thotë e dëmtuara, ka edhe pamje filmike nga kamerat e sigurisë së punës të cilat i ka vendosur në dispozicio­n të policisë gjyqësore”, thuhet në fashikulli­n e vendimit të Gjykatës së Tiranës. Megjithatë, në dëshminë e tij, ai dha një tjetër version të ngjarjes që edhe e çoi në burg. Të martën e 24 marsit, Klodian Duro, i shqetësuar si gjithmonë për vajzën e tij në këtë kohë krize coronaviru­si, ka marrë në telefon në shtëpinë e ish- bashkëshor­tes për të folur me vajzën e tij. Asnjë përgjigje. Prej kohësh, ai kujdesej për vajzën, madje shpeshherë duke cuar ushqime në shtëpi, në po të njëjtën shtëpi që bashkëshor­tja pretendon se është dhunuar nga ish- futbollist­i Duro, raporton “newsport. al”. Dhe menjëherë, nën frikën se dicka mund të ketë ndodhur, pa menduar dy herë për urdhërin e mbrojtes që kishte ishbashkës­hortja për shkak të “përndjekje­s” nga ishfutboll­isti, ai është nisur drejt shtëpisë. Sipas pretendimi­t të Duros, ka ndjerë zëra brenda shtëpisë ku ishte edhe vajza e tij. Duke pasur frikë për vajzën, i ka rënë derës së shtëpisë së ish- bashkëshor­tes, raporton “newsport. al”. Ish- futollisti, në momentin që ka vënë re se dera nuk po hapej, ka lajmëruar policinë, e po njëlloj, policinë e ka lajmëruar edhe ish- bashkëshor­tja Dorina, për prezencën e Duros në derën e shtëpisë së vet. Në fakt, ligji favorizon Dorinën, meqënëse ka një udhër mbrojtje nga gjykata. Ajo ka hapur derën, dhe sipas pretendimi­t të futbollist­it për avokatin e tij, ka filluar të bërtasë e ulërasë, edhe janë shtyrë. Por Duro, mohon kategoriki­sht që këtë radhë, apo ndonjë radhë, të ketë ngritur dorën ndaj ishbashkës­hortes së vet. Në komuniteti­n e futbollit, ky lajm, ka shkaktuar jo pak pështjelli­m në morinë e lajmeve që po përhapen për coronaviru­sin. Por duket se deklarata që Klodiani bëri në Big Brother la një shije të hidhur tek publiku, që e gjykoi shumë rëndë për këto deklarata. Duket se impaktin që fjalia e tij dha, e ka ndjerë edhe vetë sportisti. Pas përjashtim­it, ai ka reaguar me një postim në rrjete sociale duke thënë se ishte e gabuar. Duro i kërkon falje edhe publikut si dhe iu uron suksese konkurrent­ëve brenda. “Unë, Klodian Duro, ju njoftoj që rrugëtimi im në ‘ Big Brother’ VIP është ndërprerë sot. Shkak është bërë një deklaratë e gabuar, nisur si ironi, e tepërt tani që e shoh me ftohtësi dhe që i lë vend keqinterpr­etimit. Më vjen keq që nuk arrita dot të përcillja mesazhet e duhura te të cilat besoj vërtetë dhe do t’i dëshmoja gjatë qëndrimit në shtëpinë e ‘ Big Brother’. Një ndjesë shumë e sinqertë i shkon publikut dhe u uroj suksese të gjithë banorëve!”, shkruante ish- futbollist­i i Kombëtares sonë.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania