Panorama (Albania)

Kronikëe triumfittë sëvërtetës!

- AGRON GJEKMARKAJ

kërkon perspektiv­ën, Gazi një mëdyshje e madhe e kishte mbështjell­e si mjegull. Besimi i marrë për të udhëhequr betejën opozitare, një aurë madhështie i kishte dhënë. Qysh një ditë përpara me dërgoi një bibliograf­i emrash të mëdhenj luftërash nga Aleksandri i Madh, Jul Çezari e Xhenxhis Kani. Nxirrte prej tyre stratagema. I tensionuar nga kjo peshë, mati me sy territorin dhe rreshtoi menjëherë trupat të armatosur deri në dhëmbë me parulla. Me shpejtësi rrufe si Napoleoni në Austerlic inspektont­e vijën e frontit. Si do mësysh sot e pyeta me padurim? Me fuqinë e së vërtetës dhe vështrimin e së drejtës mor i uruar më tha, ajo vonon po nuk harron. U afrua dhe te veshi, më foli. Dje ke llapur ca si shumë ma kujtoi në koinfidenc­ë, duke demoralizu­ar luftëtaret e lirisë, ndaj eja pak mes nesh që të rehabilito­hesh. Sot u përqafove me dy zonja socialiste duke shtuar dyshimet, kështu që shpejto. Re të errëta të kanë mbuluar. Po ja, u qava, shiko sa vëngër me sheh Bana, sa qortueshëm Tritani, sa me dyshim Oerdi të cilin shkronjat në anglisht e bëjnë të duket si Promete i lidhur me kauzën. Duke u çapitur zbrita deri aty. Në atë istikam me gjet Fred Xhaferri, i cili shprehu dëshirën të shtinte krah meje me një pisqolle sermi. Me një padurim të ëmbël e ndjellës prisnim të niste melodia e lirisë, kënga e bilbilave. Shihnim nga Qeveria ku shafrani i qoftë largut kishte rënë mbi ta. Një e panjohur ishte ulur pranë Ogit. Ta ketë për hudhër? Harruam për një çast se jemi në luftë e filluam të pyesnim kush është vallë? Humbëm toruan. Dikush thoshte është Ciu është Ciu, një tjetër e mendonte si gardiste që mbron Ogin në anësore. Si përfundim ishte ministre e re po emrin dhe ministrinë nuk ia mësuam. Aty kuptuam që na kishte marrë malli edhe për Maznikun, Tezen e Gonxhen, që nuk po i

Klosi, më i vjetër pas ditëlindje­s, po më i mençur qamet. Laerti ëndërron një bisedë filozofike me Bujarin e Lushnjës. Arben Pëllumbi gëzohet që koka e Nasipit e ndan nga ligësitë e kësaj dynjaje. Damua shihte nga Babo dhe këndonte nën zë vargje të eposit “fort po shndrit e pak po nxeh”, a thua rrezet e tij do më ngrohin dhe mua të padenjin? Dimër i ftohtë ky tha Braçe, ja shiko unë me grip dhe maskë. Dolëm. Salianji me përgëzoi për bindjen dhe nuk më bëri raport. Muli më uroi posaçërish­t “më fund edhe ti me hapin e shokëve”! Gazi e dëgjoi “jo - i tha - me hapin e revolucion­it”. Dhurata Çupi u ngashërye. Shami e Dash Sules ato lot i mblodhi

shohim. Jeta jonë pa ta është një detaj i rëndomtë. Bora shfaqej si skulpturë e nostalgjis­ë. Anila ushtronte rrolin e saj në teatrin e jetës me bukolizmin që bujqësia lyp. Mete kishte hutimin e hyzmeqarit që i shpie kafenë Xhevos, kryetarit të bashkisë tek filmi “Koncert në vitin 1936”, ku të gjithë e duan të parët. Një buqetë me lule thahej nga smira mbi karrigen bosh të Margeritit. Niko tështitej nga aroma e tyre e venitur. Bela shfaqte

sigurinë e të dërguarës mes qiellit e tokës edhe pse ajo ( toka) po na dridhej nën këmbë. Mamica me sytë e mëdhenj që i llamburitn­in prerazi dha lajmin e shumëpritu­r “po vjen Babo, po vjen Babo”. Një si ylber ra mbi kokën e Ulsiut. Taos iu shfaqen dy flatra engjëllorë nën sqetulla. Eni Xake tha tri herë “Aleluja, aleluja, aleluja”. Çyrbja turfulloi ç’gjuhë flet kjo? Fraza perëndie more bekim i shpjegova nga lumturia që u shfaq Babo.

E kam lexuar te Pesoa tha qerratai, admirimi të rrit e po kaq u gëzua edhe ai. Ardhja e Babos na ndezi tahmanë e protestës. Ne i thanim lësho pe, ne kërkesat tona ose lipsu… Ai tundte kokën gjithë makth, i paudhi. Luan Baçi hyri në skenën e përgjakur të historisë ashtu siç i ka hije. I kreshpërua­r si shqiponjat e hekurta tek pararojat romake u derdh në vijën e parë. Babo lëshoi një të qeshur të hidhur si të gjithë frikacaket, duke na këqyrur me një shikim sfidues, por në thelb lutës. Pas tij, edhe Mamica përgiu gaz. Bana shkoi aty fulikare dhe iu fiku buzëqeshje­n si cingaren në taketuke. Helidon Bushati me krenarinë që i jepte momenti shihte me keqardhje nga unë. I dukesha si renegat që nuk di të vishet sipas stinës së revolucion­it. Atij qyrku i rrinte për bukuri. Lypa me sy Jorushin e Tabakeve për të njomur pak shpresat me njerëzillë­k. Ajo kishte udhëtuar në këmbe kah djerrina e LSI e baraslargu­ar nga Muçua dhe nga ne. E lidhur në direkun e vetvetes, kalonte si Odiseu mes Shilës dhe Karibdes për të dalë e palagur në breg. Një muzg simfonik kishte rënë mbi Mimi di Puccinin. Qemanja do i duhej atë çast. Etilda ngjante si sibile e fatit të vet. Etjeni bie në sy duke mbetur në hije. Klosi, më i vjetër pas ditëlindje­s, po më i mençur qamet. Laerti ëndërron një bisedë filozofike me Bujarin e Lushnjës. Arben Pëllumbi gëzohet që koka e Nasipit e ndan nga ligësitë e kësaj dynjaje. Damua shihte nga Babo dhe këndonte nën zë vargje të eposit “fort po shndrit e pak po nxeh”, a thua rrezet e tij do më ngrohin dhe mua të padenjin? Dimër i ftohtë ky tha Braçe, ja shiko unë me grip dhe maskë. Dolëm. Salianji me përgëzoi për bindjen dhe nuk më bëri raport. Muli më uroi posaçërish­t “më fund edhe ti me hapin e shokëve”! Gazi e dëgjoi “jo - i tha - me hapin e revolucion­it”. Dhurata Çupi u ngashërye. Shami e Dash Sules ato lot i mblodhi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania