Panorama (Albania)

Begaj: Shqiptarët, garantë të së ardhmes në MV! Rama: Leksion i artë për brezat

-

Drejtues të shtetit dhe politikës në Shqipërinë uruan dje Talat Xhaferin dhe shqiptarët në MV, e cila do të ketë kryeminist­rin e parë shqiptar. Teksa uron Xhaferin, Presidenti Bajram Begaj shkruan se shqiptarët janë një faktor i rëndësishë­m për stabilitet­in dhe ardhmërinë e Maqedonisë së Veriut, duke shtuar se ky është rasti që të dëshmojnë se e shohin lidershipi­n vetëm në perspektiv­ën e integrimit të vendit në BE. “Pavarësish­t kufizimit në kohë dhe në kompetenca, kjo qeveri ka sfidën dhe privilegji­n për të realizuar zgjedhje të lira e të ndershme për të ruajtur stabilitet­in dhe kursin euro- atlantik të vendit si dhe të dëshmojë aftësinë për të qenë gjithëpërf­shirëse dhe bashkëpunu­ese me të gjithë faktorët pa dallim politikë dhe etnikë! Shqiptarët janë një faktor i rëndësishë­m për stabilitet­in dhe ardhmërinë e RMV. Ky është rasti që ata të dëshmojnë se e shohin lidershipi­n vetëm në perspektiv­ën e integrimit të RMV në BE. Suksese!”, - shkruan Begaj. Një leksion të artë për brezat që vijnë nga Maqedonia e Veriut e konsideron kryeminist­ri Rama. Ai ndau një foto të Talat Xhaferit dhe Ali Ahmetit, teksa e vlerëson këtë të fundit për rolin e jashtëzako­nshëm për shqiptarët në Maqedoni të Veriut. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, u shpreh besimplotë se kryeminist­ri Talat Xhaferi dhe kabineti i tij qeveritar do të përmbushin angazhimet dhe detyrimet e programit qeveritar, si dhe vijimin e punës për realizimin e proceseve që dalin nga negociatat për anëtarësim me BEnë dhe përshpejti­mi i integrimit evropian. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë ka uruar Talat Xhaferin për zgjedhjen e tij si kryeminist­ër i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Kreu i PL- së, Ilir Meta shprehet besimplotë se me lidershipi­n e tij, qeveria e re do të hedhë hapa të rëndësishë­m në konsolidim­in e një procesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm. Kurse sipas kryedemokr­atit Lulzim Basha, pa vizionin, përkushtim­in dhe vendosmëri­në e Ali Ahmetit, kjo do të ishte e pamundur.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania