Panorama (Albania)

Xhaferi prezanton prioritete­t e qeverisjes në gjuhën shqipe

Ish- ushtaraku që luftoi krah Ali Ahmetit e më pas u bë politikan. Kush është shqiptari që do të qeverisë Maqedoninë e Veriut?

- VALENTINA MADANI

Talat Xhaferi prezantoi dje para deputetëve të Maqedonisë së Veriut planin e tij për qeverisjen teknike, duke thënë se prioriteti­n e parë do të ketë mbajtjen e zgjedhjeve presidenci­ale dhe parlamenta­re në mënyrë të drejtë dhe demokratik­e.

Duke paraqitur programin e qeverisë teknike, Xhaferi tha se këtë përbërje të qeverisë kalimtare e propozon në bazë të marrëveshj­eve të partive më të mëdha politike parlamenta­re në vend, ku prioritet do të ketë organizimi­n e zgjedhjeve presidenci­ale dhe zgjedhjeve të rregullta parlamenta­re. Sipas tij, kjo qeveri është propozim pas negociatav­e të partive politike parlamenta­re dhe është vazhdim i qeverisë paraprake që punonte me programin e punës së qeverisë 2022- 2024, dhe se ai e qeveria obligohen të vazhdojnë me zbatimin e plotë, efikas dhe të suksesshëm edhe të politikave të pranuara. Në fjalën e tij drejtuar deputetëve para votimit, Xhaferi pasi dorëzoi listën e kabinetit të tij qeveritar dhe deklaroi se qeveria e tij teknike do të ketë në fokus prioritete­t strategjik­e dhe shtetërore. “Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në periudhën deri në zgjedhjen e qeverisë së ardhshme politike do të fokusohet në prioritete­t strategjik­e dhe shtetërore të veta konkrete. Në lidhje me prioriteti­n e lartë të qeverisë që është përgatitja dhe organizimi i zgjedhjeve të lira të drejta dhe demokratik­e, qeveria në një procedurë të drejtpërdr­ejtë, transparen­te dhe ligjore e në bashkëpuni­m me Kuvendin, Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve dhe misionin e OSBE/ ODIHR, BE dhe SHBA do të zbatojë të gjitha parakushte­t ligjore, institucio­nale, organizati­ve dhe operative për zbatimin e vullnetit të qartë të qytetarëve, duke synuar mundësimin e standardev­e më të larta europiane në procesin e fushatës zgjedhore dhe vetë zgjedhjet që të zhvillohen zgjedhje me ligjshmëri të plotë, konsensual­itet dhe pranim konsensual të vullnetit elektoral të qytetarëve”, - u shpreh

Xhaferi para deputetëve të pranishëm. Ai theksoi se “mbajtjen e shkallës së lartë të dialogut, transparen­cës dhe llogaridhë­nies. Mbajtja e avancimit të lidhjeve të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, aleancën e NATO- s dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe zbatimin e plotë të parimeve dhe vendimeve të marrëveshj­eve të rëndësishm­e për marrëdhëni­et ndëretnike, kohezionin dhe stabilitet­in e brendshëm dhe integrimin, e suksesshëm euroatlant­ik”. Kujtojmë se Talat Xhaferi pason Dimitar Ko

caçevskin në këtë detyrë dhe sipas ligjit do të ketë një mandat prej 100 ditësh. Fokus i qeverisjes do të jetë organizimi dhe mbarëvajtj­a e procesit zgjedhor më 8 maj, ku krahas zgjedhjeve parlamenta­re, do të zhvillohen edhe ato presidenci­ale. Pjesë e qeverisë teknike do të jetë edhe partia maqedonase opozitare, VMRO DPMNE, e cila do të udhëheqë Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe atë të Punës dhe Politikës Sociale. Në ekzekutivi­n teknik, kjo parti do të ketë edhe tri zëvendëskr­yeministra, me ko

mpetenca të veçanta. Ndryshime në postet e tjera ministrore nuk do të ketë. Bashkimi Demokratik për Integrim ( BDI), Lidhja Social Demokrate ( LSDM) dhe Aleanca për Shqiptarët do të vazhdojnë të udhëheqin ministritë që aktualisht kanë nën drejtim. Kujtojmë se një kryeminist­ër shqiptar u premtua nga kryetari i BDI- së në zgjedhjet e vitit 2020. Këto zgjedhje u fituan nga LSDM- ja që drejtohej asokohe nga Zoran Zaev, që për rrjedhojë u bë kryeminist­ër i Maqedonisë së Veriut. Ai arriti një marrëveshj­e për formim

in e qeverisë në vitin 2020 me Ali Ahmetin ku u pajtua që në 100 ditët e fundit të mandatit qeveria teknike të drejtohej nga një emër i propozuar nga BDIja.

KUSH ËSHTË TALAT XHAFERI

Talat Xhaferi e nisi karrierën politike në vitin 2002 ku u zgjodh për herë të parë deputet i “Bashkimi Demokratik për Integrim” me kryetar Ali Ahmeti. Përveç karriges së deputetit, në 22 vite karriere politike Talat Xhaferi mbajti disa detyra në qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Ai ishte zëvendësmi­nistër i mbrojtjes përgjatë viteve 2004- 2006. Ai u rikthye në qeverinë e Shkupit si ministër i Mbrojtjes për një vit nga 2013 deri në 2014. Emërimi i tij në kabinetin që drejtohet nga Nikolla Gruevski shkaktoi protesta nga maqedonasi­t për shkak se kishte qenë komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Tri vite më vonë ai u ul në karrigen e kryeparlam­entarit duke shënuar një tjetër hap të rëndësishë­m në përfaqësim­in e shqiptarëv­e në legjislati­vin e Maqedonisë së Veriut. Zgjedhja e Talat Xhaferit si kryetar i parlamenti­t erdhi nga bashkimi i votave të partive shqiptare dhe LSDM- së në opozitë. Në atë kohë, në 2017- ën vendosja e një shqiptari në krye të legjislati­vit maqedonas shkaktoi trazira në parlament. Në të njëjtën detyrë ai do të zgjidhej edhe në 2020- ën. I lindur në Gostivar, ai studioi në Akademinë Ushtarake të Tokës Këmbësorik­e të Ushtrisë Popullore Jugosllave në Beograd dhe Sarajevë. U specializu­a në detyra komanduese dhe të stafit në Akademinë Ushtarake në Shkup. Nga 1985 deri në 1991 ishte një oficer i ushtrisë jugosllave dhe prej vitit 1992 deri në 2001 ishte oficer i Armatës së Republikës së Maqedonisë. Gjatë luftës në Maqedoni të Veriut në vitin 2001, Xhaferi ishte në fillim një oficer i lartë në ushtrinë maqedonase, për t’iu bashkuar më pas me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Talat Xhaferi u bë komandanti i brigadës 116 me nofkën e “komandant Forina”. Sot ish- komandat “Forina” hyn në historinë e shtetit të Maqedonisë së Veriut si kryeminist­ri i parë shqiptar.

 ?? ??
 ?? ?? Talat Xhaferi, Kryeminist­ri i Maqedonisë së Veriut
Talat Xhaferi, Kryeminist­ri i Maqedonisë së Veriut

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania