Panorama (Albania)

Kreu i qeverisë maqedonase, një shqiptar. Talat Xhaferi merr besimin e Parlamenti­t

Qeveria ka një mandat prej 100 ditësh deri në zgjedhjet e 8 majit Historike, kryeminist­ri i ri votëbesohe­t në Parlament. Qeveria teknike e kryesuar prej tij merr vota65 “pro” dhe tre “kundër”

- VALENTINA MADANI

Talat Xhaferi zgjidhet Kryeminist­ri i Maqedoninë e Veriut në një votim historik, duke u bërë shqiptari i parë që do të drejtojë qeverinë në vendin fqinj.

Parlamenti votoi me 65 vota “pro” dhe tre “kundër” qeverinë teknike të kryesuar nga Talat Xhaferi. Në seancë ishin të pranishëm 111 deputetë. Deputetët e VMRO- DPMNE- së abstenuan votimin për qeverinë teknike. Qeveria e tij ka një mandat prej 100 ditësh dhe detyra kryesore është përgatitja e zgjedhjeve të 8 maj i t . D e t y r a k r y e s o r e e qeverisë kalimtare është organizimi i zgjedhjeve parlamenta­re të ndershme dhe demokratik­e. Talat Xhaferi, mandatar i kësaj qeverie kalimtare, e cila formohet njëqind ditë para zgjedhjeve për deputetë të 8 majit, dorëzoi dje programin dhe përbërjen e propozuar të qeverisë së re. Detyra kryesore e qeverisë kalimtare është organizimi i zgjedhjeve parlamenta­re të ndershme dhe demokratik­e. Kuvendi e zgjedh qeverinë me shumicën e votave nga numri i përgjithsh­ëm i deputetëve. Në propozi min e përbërjes së qeverisë tranzitore: zëvendëskr­yeministër i parë i qeverisë do të jetë Bojan Mariçiq, ndërsa Artan Grubi do të jetë ministër i Sistemit Politik dhe Marrëdhëni­eve Ndërmjet Komunitete­ve. Me propozim të VMRODPMNE- së, për pozitën e ministrit të Punëve të Brendshme është propozuar Pançe Toshkovski, ndërsa Gjoko Vellkovski do të j etë ministër i Punës dhe Politikës Sociale. Në vendet e deritanish­me mbeten Krenar Loga, ministër i

“Parlamenti votoi me 65 vota ‘ pro’ dhe tre ‘ kundër’ qeverinë teknike të kryesuar nga Talat Xhaferi. Në seancë ishin të pranishëm 111 deputetë. Deputetët e VMRO- DPMNE- së abstenuan votimin për qeverinë teknike. Qeveria e tij ka një mandat prej 100 ditësh dhe detyra kryesore është përgatitja e zgjedhjeve të 8 majit. Detyra kryesore e qeverisë kalimtare është organizimi i zgjedhjeve parlamenta­re të ndershme dhe demokratik­e”.

Drejtësisë, Bujar Osmani ministër i Punëve të Jashtme, Fatmir Besimi ministër i Financave, Kreshnik Bekteshi ministër i Ekonomisë, Lupço Nikollovsk­i ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Fatmir Mexhiti ministër i Shëndetësi­së, Jeton S h a q i r i m i n i s t ë r i A r - simit, Risto Penov mini s t ë r i V e t ë q e v e r i s j e s Lokale, Bisera Kostadinov­ska Stojçevska mini s t r e e K u l t u r ë s , A z i r Aliu ministër i Shoqërisë Informativ­e dhe Administra­tës, Bllagoj Boçvarski ministër i Transporti­t dhe Lidhjeve, Kaja Shukova ministre e Mjedisit, Fatmir Bytyqi ministër pa portofol i ngarkuar për çështjet ekonomike dhe

Sllavica Gërkovska, ministre pa portofol përgjegjës­e për politikat e q e v e r i s j e s s ë m i r ë . Pritet që pas votimit të qeverisë teknike, në Kuvend të mbahet një seancë tjetër, në të cilën do të votohet për zëve n d ë s m i n i s t r a t p l o t ë - sues, si dhe të verifikohe­t mandati i një deputeti që do të zëvendësoj­ë Talat Xhaferin, të cilit i është besuar mandati për të formuar qeveri teknike. LSDM- j a e ka propozuar Mitko Bojmacalie­v të j etë kandidat për zëvendësmi­ni stër plotësues të Punëve të Brendshme, ndërsa ministrja e deri tanishme Jovanka T r e n ç e v s k a d o t ë j e t ë zëvendësmi­nistre plotësuese për Punë dhe Politikë Sociale. VMRO- DPMNE propozoi Elena Petrovën për zëvendësmi­nistre plotësuese të Financave, Stefan Andonovski­n të Shoqërisë Informativ­e dhe Administra­tës dhe Cvetan Tripunovsk­in për Bujqësi Pylltari dhe Ekonomisë të Ujërave. Qeveria kalimtare zgjidhet 100 ditë para zgjedhjeve të planifikua­ra për më 8 maj dhe do të funksionoj­ë deri në zgjedhjen e qeverisë së re. Zgjedhjet presidenci­ale do të mbahen dy javë më parë. Kjo është qeveria e tretë kalimtare ose teknike nga viti 2016 e këtej. Kryeminist­ër i Qeverisë teknike në vitin 2016 ka qenë Emil Dimitriev, ndërsa në vitin 2020 ka qenë Oliver Spasovski.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania