Panorama (Albania)

“Kapja e shtetit”, PD: Çfarë fshihet pas shtyrjes së ligjit

“S’ka asnjë arsye që u shërben shqiptarëv­e zgjatja në kohë e ligjit” “Ku ‘ fle lepuri’”? Deputetja Tabaku: Kapja e shtetit është investimi strategjik socialist. Manovrat që po përdor qeveria

- VALENTINA MADANI

Pas skadimit të afatit më 31 dhjetor 2023, PS- ja propozoi pak ditë më parë që afati për ligjin e investimev­e strategjik­e të zgjatet deri në 31 dhjetor 2027. Shtyrja e afatit bëhet për të pestën herë.

Duke marrë shkasë nga vendimi i mazhorancë­s, opozita thekson se ky ligj është klientelis­t, antitreg dhe në kundërshti­m me Marrëveshj­en e Stabilizim Asocimit të BE- së. Sipas demokrates Jorida Tabaku, asnjë nga investimet që janë bërë në kuadër të këtij ligji nuk është strategjik dhe as investim i huaj serioz. “Dy vite më parë një raport ndërkombët­ar qartësoi për publikun se si qeveria shqiptare përdor Kuvendin si noter për të miratuar ligje me porosi. Skema e cila përdorej, e konsideron­te Parlamenti­n një hallkë të parëndësis­hme, ku ngritja e kartonëve ishte thjesht procedurë për t’u kaluar dhe gara mes deputetëve ishte kush ta mbronte më shumë qeverinë gjatë kapjes së shtetit. Sot skema është përmirësua­r, pasi qeveria ka menduar që t’i keqpërdorë edhe më shumë deputetët dhe Parlamenti­n. Ajo ka kohë që ka e ka shkatërrua­r procesin legjislati­v, ku ligje klientelis­te firmosen nga deputetë. Dy shembuj të freskët, që kanë dhe lidhje me njëri- tjetrin është propozimi i pestë për të shtyrë Ligjin e Investimev­e Strategjik­e dhe propozimi për Ligjin e Zonave të Mbrojtura”, - shprehet Tabaku. Sipas saj, të dy projektlig­jet e propozuara nga mazhoranca socialiste, që në dukje nuk kanë lidhje me njëri- tjetrin, por që në fakt janë shkak- pasoja dhe hallka të zinxhirit të madh që kanë kapur shtetin. Deputetja e PD- së denoncon se Ligji Investimev­e Strategjik­e është një nga projektlig­jet më klientelis­te, antitreg dhe në kundërshti me MSA që është miratuar nga Parlamenti. “Propozimi për të shtyrë për herë të pestë këtë ligj ( që është miratuar që në krye të herës me afat kohor) nuk do të përmirësoj­ë bilancin e investimev­e të huaja në vend. Nga 80 kërkesat e dërguara në KIS dhe në 60 investimet e miratuara, asnjë prej tyre nuk është

strategjik dhe aq më pak investim i huaj serioz. Përkundraz­i, përfituesi­t janë gjithnjë të dyshuarit e zakonshëm, që përfitojnë përherë taksa të ulëta, kurse shqiptarët paguajnë barrën e madhe të tyre. Me pak fjalë, nuk ka asnjë arsye që u shërben shqiptarëv­e për të shtyrë këtë ligj në kohë. Atëherë ku ‘ fle lepuri’ në shtyrjen e këtij ligji? Propozimi i deputetëve për Zonat e Mbrojtura nuk është një kërkesë e bashkive për më shumë autoritet dhe përfitime”, - tha deputetja e PD- së. Sipas saj, propozimi i deputetëve socialistë është propozimi i qeverisë socialiste, që

kërkon të anashkaloj­ë çdo procedurë konsultimi publik për të hequr të gjitha funksionet e kontrollit të territorit që kanë Agjencitë nën Ministrinë e Mjedisit për t’ia kaluar kryeminist­rit. “Ky i fundit do të çlirohet edhe nga kategorizi­mi i zonave të mbrojtura dhe në këtë mënyrë me një të rënë të lapsit do të çlirohet nga përgjegjës­itë kundraligj­ore për të ofruar Investime Strategjik­e të variantit rezorte në mesin e mrekullive natyrore që ka Shqipëria. Shkurt e qartë, qeveria me këto dy propozime i jep shansin vetes që të hedhë beton strategjik në parqet tona kombëtare, në re

zortet tona natyrore dhe ku ta shohë ajo të arsyeshme. Të gjitha këto manovra janë në kundërshti­m me direktivat e Bashkimit Europian dhe progres- raportin. Të njëjtët deputetë socialistë, që ndërmarrin nisma të tilla në kundërshti­m me integrimin europian dhe që kodifikojn­ë me sjelljet e tyre kapjen e shtetit, janë ata që kanë marrë përsipër dhe misionin e ‘ mbikëqyrje­s’ së institucio­neve të pavarura në emër të atyre parimeve, që me vetëdije i kanë shkelur. Autorët e shtyrjeve të ligjeve që kanë si synim kapjen e shtetit dhe të ekonomisë janë edhe

paladinët që do të mbrojnë integrimin europian, duke u kërkuar llogari institucio­neve të pavarura. Ka veç një të vërtetë, që në fakt është përforcuar qartë për këdo: investimi tyre strategjik është kapja e shtetit!”,- shprehet Jorida Tabaku. Pas skadimit të afatit më 31 dhjetor 2023, Partia Socialiste propozon që afati për ligjin e investimet strategjik­e të zgjatet deri në 31 dhjetor 2027, pra me 4 vite të tjera. Projektlig­ji i propozuar nga kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Eduard Shalsi, është depozituar tashmë në Kuvend dhe në relacion thuhet se kjo zgjatje e afatit u jep mundësi kompanive të aplikojnë për të investuar në sektorë të rëndësishë­m të ekonomisë. Përveç afatit, janë parashikua­r edhe ndryshime të tjera që kanë të bëjnë me vlerën e investimit. Sipas propozimit të bërë, statusi “investitor strategjik” me procedurë të asistuar, në çdo sektor do të jepet nëse vlera e investimit është mbi 50 milionë euro si dhe duhet që të garantohen minimalish­t 300 vende pune. Në ligjin aktual, vlera e investimit për këtë procedurë fillon nga 1 milion euro me kusht që të krijohen 150 vende pune. Po ashtu propozohet që për të marrë statusin investitor strategjik me procedurë të veçantë vlera minimale e investimit është mbi 100 milionë euro dhe garantohen minimalish­t 500 vende pune. Sipas relacionit, që prej vitit 2015 janë miratuar 40 projekte investimi strategjik, 14 projekte janë refuzuar dhe aktualisht janë 34 aplikime në fazë vlerësimi. “Industria e turizmit është sektori i preferuar, ku është përqendrua­r edhe numri më i madh i këtyre projekteve”, - thuhet në relacion. Të gjithë investitor­ët strategjik­ë trajtohen në mënyrë të diferencua­r nga bizneset e tjera, pasi përfitojnë lehtësi në taksa, procedura administra­tive të shpejta apo programe mbështetës­e. Nga ana tjetër, qeveria ka nisur punën që brenda këtij viti të depozitojë në kuvend një tjetër ligj të ri për investimet në vend, ku do të bashkohen ligji “Për investimet e huaja” dhe ai “Për investimet strategjik­e” me qëllim nxitjen, tërheqjen dhe promovimin e investimev­e vendase dhe të huaja, në territorin e Republikës së Shqipërisë.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania