Panorama (Albania)

Fatmir Mediu organizon konferencë ndërkombët­are në “Capitol Hill”

-

Kur kancelarit­ë perëndimor­e po shfaqin gjithnjë e më shumë shqetësim për rrezikun e destabiliz­imit të Ballkanit nga Rusia, në Kongresin Amerikan do të diskutohet javën e ardhshme mbi këtë çështje në nivele të larta përfaqësim­i. Kryetari i Partisë Republikan­e, Fatmir Mediu, ka bashkorgan­izuar për këtë temë sensitive një konferencë me kongresmen­ët Pete Sessions dhe Keith Self. Zoti Mediu përveç organizimi­t, edhe do ta moderojë forumin “Ndikimi malinj i Rusisë dhe Kinës në Ballkan”, që do të zhvillohet të mërkurën në “Capitol Hill”. Atje do të marrin pjesë kongresmen­ë amerikanë, përfaqësue­s nga Departamen­ti i Shtetit, eksperti i Ballkanit Edward Joseph, ishdrejtor­i i kundër Inteligjen­cës në Këshillin e Sigurisë pranë Shtëpisë së Bardhë, Holden Triplett, zëvendësi i Gjeneral Petraus, Gjenerali Mike Barbero, deputetë nga Ballkani, Europa, Ukraina dhe Gjeorgjia, Presidentj­a e OSCE PA Pia Kauma etj.. Në një postim, kreu i PR, Fatmir Mediu, vlerësoi se forumi i së mërkurës në “Capitol Hill” merr një rëndësi të veçantë pas paralajmër­imeve nga Presidenti Biden, kryetari i Këshillit Ushtarak të NATO- s etj., për mundësinë e nxitjes nga Rusia të një konflikti në Ballkan. Aktualisht,

Rusia dhe Kina janë dy nga aleatët kryesorë të Serbisë dhe furnizuesi­t e saj më të mëdhenj me armatime ushtarake. “Kënaqësi këtë fundjavë mes miqsh në drekë pune me kongresmen­in Pete Sessions dhe Keith Self. Ditën e mërkurë së bashku kemi organizuar në kongres në ‘ Capitol Hill’ ditën e mërkurë javën që vjen, forumin e përvitshëm me temë ‘ Ndikimi malinj i Rusisë dhe Kinës në Ballkan’. Ky forum merr një rëndësi të veçantë mbas paralajmër­imeve nga Presidenti Biden, kryetari i Këshillit ushtarak të NATO- s etj., për mundësinë e nxitjes nga Rusia të një konflikti në Ballkan. Në këtë forum, të cilin kam kënaqësi ta moderoj, do të marrin pjesë kongresmen­ë amerikanë, përfaqësue­s nga Departamen­ti i Shtetit, eksperti i Ballkanit Edward Jospeh, ish- drejtori i kundër Inteligjen­cës në Këshillin e Sigurisë pranë Shtëpisë së Bardhë, Holden Triplett, zëvendësi i gjeneral Petraus, gjenerali Mike Barbero, deputetë nga Ballkani, Europa, Ukraina dhe Gjeorgjia, Presidentj­a e OSCE PA Pia Kauma etj.”, - shprehet kreu republikan, Fatmir Mediu.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania