Panorama (Albania)

Denoncimi, Berisha: Rrugën e Arbrit po e vjedh Olsi Rama

“Arresti i shtëpisë krijoi me qindra e mijëra Sali Berishë” “Sot po të mbron Dumani”, ish- kryeminist­ri: Edi Rama, i tmerruar nga denoncimet e opozitës, ndaj u vendosa në arrest shtëpie

- VALENTINA MADANI

Për liderin demokrat Sali Berisha, kryeminist­ri Edi Rama është i tmerruar nga denoncimet e kryedemokr­atit, prandaj dhe urdhëroi gjykatën për ta vendosur në arrest shtëpie.

Por sipas Berishës, me këtë vendim, Rama krijoi me qindra e mijëra Sali Berishë të tjerë. Ish- kryeminist­ri deklaroi para mbështetës­ve se Rama sot po mbrohet nga Altin Dumani, kryeprokur­ori i SPAK, por shtoi: “Bashkë me Dumanin do të të japim ndëshkimin më të rëndë që meriton”. Sipas Berishës, rruga në të cilën mblidhen simpatizan­tët poshtë banesës së tij është kthyer në rrugën e gjyqit publik të vjedhjeve të Edi Ramës. “Misionarë të vërtetë të qëndresës dhe shpresës për të ardhmen, për interesin kombëtar dhe mbi të gjitha, të qëndresës për të vërtetën, e cila kurrë nuk tretet, nuk humbet, nuk mposhtet, por vetëm ndriçon, ndriçon çdo ditë e më shumë, zemrën e njeriut, zemrën e një kombi të tërë. Kam një përshëndet­je të përzemërt për oratorët e mrekullues­hëm, fjalët e tyre plot frymëzim, pasion, vërtetësi. Edi Rama është i tmerruar nga fjala, nga denoncimet e Sali Berishës, mendoi të shpëtonte prej tij duke e vendosur në arrest shtëpie, por krijoi me dhjetëra, qindra, mijëra Sali Berishës të tjerë, të cilët e shndërruan në ‘ rrugën e Shpresës’, rrugën e gjyqit publik të regjimit. Rrugën e gjyqit publik të vjedhjeve të Edi Ramës dhe suitës së tij. Rrugën e gjyqit publik të lidhjeve të tij me krimin. Rrugën e gjyqit publik vjedhjeve të familjarëv­e të tij, të pasurimit të familjes së tij, të 16- fishimit të të ardhurave, duke shfrytëzua­r karrigen e tij, të shpërdorim­it dhe vjedhjes me qindra milionë eurove me djegësit, me sterilizat­orët.

“Rrugën e gjyqit publik të lidhjeve të tij me krimin. Rrugën e gjyqit publik vjedhjeve të familjarëv­e të tij, të pasurimit të familjes së tij, të 16- fishimit të të ardhurave duke shfrytëzua­r karrigen e tij, të shpërdorim­it dhe vjedhjes me qindra milionë eurove me djegësit, me sterilizat­orët. Të denoncimit të aferës prej miliarda euro të portit të Durrësit, të denoncimit dhe gjyqit publik për Edi Ramën, skandalin e tij ndërkombët­ar me Mcgonigal. Edi Rama, të mbron sot Altin Dumani, por bashkë me Dumanin do të të japim ndëshkimin më të rëndë që meriton”.

Të denoncimit të aferës prej miliarda euro të portit të Durrësit, të denoncimit dhe gjyqit publik për Edi Ramën, skandalin e tij ndërkombët­ar me Mcgonigal. Edi Rama, të mbron sot Altin Dumani, por bashkë me Dumanin do të të japim ndëshkimin më të rëndë që meriton”, - u shpreh Berisha. Para mbështetës­ve të tij, lideri demokrat akuzoi kryebashki­akun e Tiranës, Erion Veliaj, se bashkë me 5 drejtorë të tij kanë vjedhur 30 milionë euro prokurime publike. Ai denoncoi dhe vëllain e kryeminist­rit Edi Rama, pasi sipas tij, po vjedh Rrugën e Arbrit. “Rruga e Arbrit, kur e dorëzuam në vitin 2013, ishin pa ndërtuar gjithsej 27 km. 32 km ishin të përfunduar­a. Çfarë po ndodh me 27 kilometrat. Me 27 km e Rrugës së Arbrit e gjerë 10- 11 metra, po i shkon çmimi fiks sa Rrugës së Kombit e gjerë 27 metra në akset e saj. A ka vjedhje më të madhe? Shikoni pse. Kur të shihni Gazin dhe Olsi Ramën, do të shikoni tabelat mbrapa, ‘ Gjoka Kompani’. Pra, paratë po i vjedh Olsi me Demin bashkë me Gjokën dhe çmimi i rrugës ka kaluar në ato 27 kilometra në 11 milionë dollarë kilometri. Të gjitha këto e tmerrojnë Edi Ramën ndaj dhe ai bën çdo gjë të mbajë pushtetin me çdo kusht, sepse e di se ndëshkimi për këto vjedhje do të jetë i jashtëzako­nshëm për të dhe organizatë­n e tij kriminale”, - deklaroi lideri demokrat. Po dje Berisha kujtoi 33- vjetorin e themelimit të Partisë Demokratik­e Dega Mat, në protestën e sotme poshtë banesës së tij nga mbështetës­it e liderit të opozitës. Berisha theksoi se banorët e Matit janë më të persekutua­rit e regjimit, ku Agron Malaj vjedh bashkë me Erion Veliajn miliona euro nga taksat e qytetarëve. “Mati, Bulqiza, Dibra janë sot zonat më të ndëshkuara, më të vjedhura, më të plaçkitura, më të rrënuara. Denisa foli për Agron Malajn. ( parafolëse në protestë). Por a e dini ju se ku vjedh më shumë Agron Malaj? Vjedh në Tiranë me Erion Veliaj. Firma e tij me emër të të vëllait, ka ndarë me Erion Veliajn dhe ujësjellës­in mbi 30 mln euro. Është një rrjet i tmerrshëm hajnash, hajdutësh të pamëshirë, që ndajnë pasuritë tuaja me njëri tjetrin”, - deklaroi kreu demokrat Sali Berisha.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania