Panorama (Albania)

Pedofilia, draft- propozim për ndryshimin e Kodin Penal për marrëdhëni­et me 14- vjeçarë

-

Rasti i mjekut të Sanatorium­it që mbante katër femra në rolin e grave në shtëpi, mes të cilave edhe një 16- vjeçare ka bërë që të kërkohet nevoja e ndërhyrjes në Kodin Penal, që lidhet me moshën e të miturve për të hyrë në marrëdhëni­e martesore, apo edhe ato seksuale. Ka qenë një propozim i Avokatit të Popullit, me sugjerime konkrete që ka kërkuar të ndryshohet ligji dhe të ndërhyhet konkretish­t në kapitullin e Kodit Penal që rregullon këto marrëdhëni­e. Arrestimi i mjekut- pedofil dhe depozitimi i dëshmisë së tij dhe i vajzës së mitur që kishte pranuar të martohej me të pa i mbushur ende 16 vjet, martesë që sipas tyre e kanë realizuar në xhami, kanë detyruar ekspertët e ligjeve të hartojnë një tjetër draft për ligjin. Në fakt, nuk ishte vetëm rasti i mjekut. Pak ditë para se të shpërthent­e skandali i Dervish Hasit me të miturën D. D., edhe në Divjakë u arrestua një i ri, i cili ishte martuar me një të mitur. Por si në rastin e Tiranës, ashtu edhe atë të Lushnjës, të dyja të miturat kanë dalë krah ‘ burrave’ të tyre duke refuzuar jo vetëm policinë dhe ndihmën e specializu­ar për strehim por edhe familjet e veta. Kjo panoramë e ditëve të fundit ka sjellë në vëmendje Kodin Penal, i cili një marrëdhëni­e seksuale me një të mitur mbi 14 vjeç nuk e cilëson kriminale. Mësohet se Kodi Penal do të ndryshojë dhe seksioni i krimeve seksuale nga 8 nene që ka tani do të ketë 23. Sipas Draftit të hedhur për diskutim, mosha për të shprehur dakordësin­ë për të hyrë në një marrëdhëni­e seksuale do të rritet nga 14 në 16 vjeç. Po ashtu parashikoh­et të rritet edhe dënimi. Sipas ndryshimev­e, kryerja e akteve me natyrë seksuale me një person të mitur të moshës deri gjashtëmbë­dhjetë vjeç, do të dënohet me burgim nga dhjetë deri në pesëmbëdhj­etë vjet. Përjashtim do të ketë vetëm kur i mituri hyn në një raport intim me një person deri në 2 vite më të madh se ai. Në zë i veçantë i është dhënë dhe veprave penale si dhuna seksuale, ekspozimi i të miturve në akte seksuale, manipulimi, prostituci­oni dhe pornografi­a me të mitur!

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania