Panorama (Albania)

‘ Lufta’ për tokat në Shëngjin, Prokuroria ‘ shkrin’ Hipotekën e Lezhës

Prokuroria: Zonat e tjetërsuar­a, për të cilat u dënuan ish- kryebashki­aku i Lezhës dhe ish- zyrtarët e tjerë s’iu kthyen shtetit

- LEZHË

Dy ditë më parë u bë me dije se Gjykata e Lezhës ka marrë një vendim për pezullimin e 11 punonjësve të Kadastrës së Lezhës.

Madje ishte edhe një kërkesë e kryeprokur­orin të këtij qarku, i cili iu ka drejtuar Gjykatës së Lezhës me objektin se këta punonjës nuk kanë zbatuar vendimin e gjykatës për kalimin e pronave ‘ sherr’ te “Rana e Hedhun”, në Shëngjin, në favor të shtetit. Në fakt, pronat e bregdetit të Lezhës, që nisin që nga kufiri i “Ranës së Hedhun” e deri në fund të vijës bregdetare të Tales, përfshi këtu edhe sipërfaqe në Malin e Rrencit, prej më shumë se dy dekadash janë kthyer jo vetëm në beteja gjyqësore mes një mori palësh, por kanë gjeneruar edhe përplasje të forta deri në eliminime fizike. Për tjetërsimi­n e pronave për të cilat janë pezulluar punonjësit e Hipotekës së Lezhës, është në burg, ish- kreu i bashkisë, Fran Frrokaj, ndërkohë që kryeprokur­ori i Lezhës pretendon konkretish­t, ato prona për të cilat është fajësuar Frrokaj, Hipoteka nuk ia ka kthyer shtetit edhe pse ka ekzistuar një vendim gjykate për këtë kalim.

VENDIMI

Vendimi u mor nga Gjykata e Lezhës, nga gjyqtari Renis Sheshi pas kërkesës së bërë nga prokurori Erjon Shehaj ditën e shtunë. Në vendim thuhet se bëhet fjalë për tjetërsimi­n e 234 548 metër katrore tokë shtetërore ranishte në zonën e “Ranës së Hedhun”, e cila ishte tjetërsuar me dokumente të falsifikua­ra, sipas vendimit të mëhershëm të dy shkallëve të gjyqësorit. Prokuroria e Lezhës, e cila ka nxjerrë edhe dokumentet e kërkesës bën me dije se në lidhje me këtë çështje gjykata ka vendosur dhe asgjësimin e praktikave për këtë pronë dhe rikthimin e saj në gjendjen e mëparshme, pra në tokështet, por Kadastra nuk e ka zbatuar vendimin e Gjykatës së Lezhës, ndaj dhe kanë nisur hetimet, duke sjellë dhe pezullimin e 11 punonjësve. Në zbatim të këtij vendimi, bëhet me dije se Agjencia Shtetërore e Kadastrës në Lezhë i ka kërkuar Prokuroris­ë që vendimi të plotësohej duke bere të mundur identifiki­min e pasurive nga gjykata duke i relatuar hollësisht se këto pasuri kishin pësuar transaksio­ne me akte noteriale te ligjshme përpara noterit, për të cilat gjykata nuk ishte shprehur në vendim.

Në përfundim të gjykimit të themelit për këtë çështje, krahas dënimit te disa personave ka deklaruar te falsifikua­ra dhe ka kërkuar asgjësimin e dokumentac­ionit qe j anë përdorur për tu regjistrua­r këto pasuri nga zyrtaret e dënuar, por jo kthimin e kësaj pasurie në pronë shtetërore, siç pretendon prokuroria në kërkesën e vet për hetim ndaj punonj ësve të Kadastrës së Lezhës. Këta të fundit kanë drejtën e apelimit të vendimit të pezullimit, ndërkohë që pritet një tjetër betejë në Gjykatën e Lezhës për sa iu përket pronave të bregdetit, jo vetëm për rastin konkret.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania