Panorama (Albania)

Nëna: Ka mbushur shtëpinë me kamera, refuzontës­hkojënëspi­tal

Mbante familjen në “burgun” e vet, Jetnor Zhaboli del sot para gjykatës Dëshmi tronditëse nga nëna dhe gruaja e matjanit që u arrestua për mbajtjen peng të familjes, gruaja: Nuk e denoncova se e dua!

- TIRANË

Ndërkohë që ditën e sotme Jetnor Zhaboli pritet të dalë para Gjykatës Penale në Tiranë, prokuroria mësohet se në kërkesën paraprake për masën e sigurimit personal ka kërkuar që t’i caktohet arresti me burg.

Në fakt, pritet që në sallën e gjyqit të vijë edhe një raport i ekspertëve të shëndetit mendor të të riut, që u bë protagonis­t i një historie të frikshme në mes të Tiranës. Raporti pritet të përcaktojë jo vetëm fatin penal të të riut por edhe gjendjen mentale të tij. Dje prokuroria e ka depozituar në gjykatë materialin hetimor që kanë përpiluar bashkë me Oficerët e Policisë gjyqësore, ku bien në sy kryesisht dëshmitë e nënës dhe të bashkëshor­tes së tij, që të dyja të zëna në kurthin e paranojës së Jetnorit se dikush do tu bënte keq. Pritet që mjekët të hedhin dritë edhe mbi shkaqet që e kanë çuar studentin e ekselencës së Fakultetit Ekonomik në një degradim të tillë, i cili ka shtyrë disa herë bashkëshor­ten në vetëvrasje, akt që për fat e reja nuk e ka ndërmarrë. Ajo ka dëshmuar se nuk e kishte denoncuar në polici Jetnorin e se donte ndërkohë që nuk ia kishte dalë ta shpëtonte nga armiqtë që kishte në kokën e tij, ‘ armiq’ që e kanë detyruar të mbush shtëpinë me kamera, të bëjë një izolim të pabesueshë­m shtëpisë së tij, të mbush derën e jashtme me çelësa, por edhe të instalojë antena antivalë celulare për të shpëtuar gruan dhe vajzën e tij. Sipas të dhënave, jo zyrtare, historia e izolimit të asaj gruaje me dy fëmijë të mitur brenda katër mureve nuk ka qenë e pa raportuar ë polici, por ditën që policia ka vendosur të ndërhyjë, Jetnori kishte marrë djalin ta çonte në kopsht. Bashkëshor­tja e tij ka treguar se për djalin nuk kishte frikëra, por në momentin që ka dalë, ai ka siguruar bravat në derën e jashtme dhe në momentin që ka mbërritur policia as nëna dhe as gruaja e tij nuk kanë pasur çelësa për ta hapur atë, pasi ai i merrte të gjithë me vete. Të dhënat konkrete të gjendjes së tij i ka dëshmuar e ëma, e cila gjendej nën atë torturë izolimi prej tri ditësh, kur kishte udhëtuar nga një fshat i Burrelit në drejtim të shtëpisë së djalit të vet të vetëm.

RRËFIMET E GRAVE TË IZOLUARA

Janë dëshmitë që bashkëshor­tja dhe nëna e Jetnorit kanë dhënë në polici ditën që kjo e fundit ndërhyri për të bërë nxjerrjen e tyre nga ‘ izolimi’. Bashkëshor­tja, ish- shoqja e tij e fakultetit, shoqëri që u kthye në dashuri dhe më pas martesë, ka lënë dy letra lamtumire, në të cilat në fakt, sipas të dhënave, ajo ka dashur të tregojë se kishte dështuar ta shpëtonte njeriun e jetës së saj nga gjithçka kishte pësuar por s` ia kishte dalë. Ajo i ka thënë policisë së: ‘ Prej rreth një viti e gjysmë jetoj si në burg, jam edhe dhunuar, por nuk e kam kallëzuar për shkak se e dua Jetnorin. Kam një vit e gjysmë që jetoj në banesë me kamera, pa dritë, nuk dal vetëm, nuk kam telefon dhe më mban të izoluar në banesë. Sot në mëngjes kur ka dal Jetnori nga shtëpia rreth orës 08: 30 për të çuar në kopsht djalin na ka mbyllur me çelës mua, vjehrrën dhe vajzën e mitur 9 vjeçe. Nuk kemi çelësa shtëpie dhe kur ka ardhur policia na ka gjetur të mbyllur në banesë. Këtë gjë bashkëshor­ti e bënë gjithmonë, nëse nuk është aty, nuk kam asnjë komunikim me botën e jashtme’- ka thënë gruaja e Jetnorit. Gjithashtu ajo ka thënë se “ai e kishte dhunuar dhe goditur pasi më akuzon se flas me muret. Nuk kam asnjë dokument identifiki­mi pasi bashkëshor­ti mi ka marr. Ka kamera, ka bllokues valësh, alarm, ka kamera të lëvizshme dhe mi vendos te komodina e dhomës kur fle gjumë, jam e monitoruar, e kontrollua­r në çdo moment. Banesa në korridor ka kamera të vendosur, kurse pjesa tjetër është me kamera të lëvizshme. Ka blerë dhe aparat që gjurmon valët. Nuk merr asnjë medikament, pasi nuk ka pranuar asnjëherë që ka probleme shëndetëso­re”

NËNA

Nëna e Jetnor ka rrëfyer të njëjtën ditë betejën për të kuruar djalin, pasi ajo mendon se ka probleme të shëndetit mendor. Ajo i ka thënë policisë por edhe grupit hetimor se djali ka probleme serioze duke treguar j o vetëm fakte e dëshmi por edhe se si e ka gjetur shtëpinë të mbushura me kamera. Madje ajo ka treguar se kanë tentuar disa herëta çojnë për kontroll në spital por ai gjithnjë ka refuzuar duke mohuar që ka probleme por gjithnjë ka thënë se dëgjon zëra të muret, e herë i duken sikur gruaja e tij flet me ta e herë pretendon se janë njerëz që duan t‘ i vrasin dhe tu bëjnë keq gruas dhe vajzës së tij të mitur. “Prej 15 vitesh së bashku me periudhën e njohjes është i martuar me bashkëshor­ten e tij. Për nusen nuk kam asnjë ankesë, është vajzë e rregullt, besnike, e ndershme, me të pritura dhe jam shumë e kënaqur. Prej 1 viti e pak Jetnori ka filluar me probleme shqetësues­e emocionale, dhe mendore mund ta themi, ka shqetësime sikur dëgjon zhurma në mure të banesës, përgjime. Për këtë shkak kemi bërë kontrolle dhe me specialist­ë dhe nga kontrolli nuk ka dal ndonjë gjë. Jetnori ka probleme të karakterit emocional, të cilat mund të shkojnë dhe mendore, e pranoj me keqardhje si nënë, djalin e kam pikë të dobët. Jetnori ka probleme pasi nuk ka zhurma në banesë dhe kur e ka kontrollua­r ajo së bashku me bashkëshor­ten nuk ka pasur zhurma, janë sajesa të tijat, ia thotë mendja. Jetnori ka ankesa ndaj bashkëshor­tes, është xheloz, i ka marr dhe telefonin. Ajo është grua shembullor­e por Jetnorit ia bënë sëmundja që ka. Ka kamera sigurie të vendosura nga Jetnori, nuk i kam numëruar, por ka shumë kamera në brendësi, dera ka shumë brava, unë kam frikë se Jetnori i ka marr çelësat vetë, vetëm ai i ka çelësat e shtëpisë, dhe mund të ndodhi që mund të bie ndonjë zjarr më ngelin nipë r i t brenda. Jetnori ka vënë shumë brava në derë se ashtu ia thotë sëmundja që ka dhe çelësat i ka vetëm ai. Gruaja e tij ka një vit që nuk ka shoqëri, nuk ka as telefon jo më të dal, nuk e lë Jetnori të dal, e bën çdo lëvizje të kontrollua­r. Jetnori kur bënë debate shpërthen për pesë minuta, më pas ledhaton fëmijët, ato 5 minuta i ka si pasojë e faktit se thotë se dëgjon zhurma nga muret, sikur dëgjon zhurma nga muret gjë që nuk është e vërtetë, fik dritat, e lë shtëpinë pa drita dhe rri shtëpia pa dri ta. I kam kërkuar si nënë, i jam lutur të mjekohet, i jam përgjëruar por nuk bindet. Ka probleme djali, duam ta ndihmojmë por nuk dëgjon, kam hallin e fëmijëve se mos u ndodh gjë. Jetnori nuk pranon ilaçet, thotë nuk jam i sëmurë, jam në rregull. Sot na mbylli në shtëpi dhe doli të çonte djalin në kopsht...”!

‘ Prej rreth një viti e gjysmë jetoj si në burg, jam edhe dhunuar, por nuk e kam kallëzuar për shkak se e dua Jetnorin. Kam një vit e gjysmë që jetoj në banesë me kamera, pa dritë, nuk dal vetëm, nuk kam telefon dhe më mban të izoluar në banesë. Sot në mëngjes kur ka dal Jetnori nga shtëpia rreth orës 08: 30 për të çuar në kopsht djalin na ka mbyllur me çelës mua, vjehrrën dhe vajzën e mitur 9 vjeçe. Nuk kemi çelësa shtëpie dhe kur ka ardhur policia na ka gjetur të mbyllur në banesë.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania