Panorama (Albania)

Kostot e shkatërrim­it të prodhimit vendës, ekonomia po rrit varësinë nga importet

Rënia e Euros, rritja e pagës minimale, kërkesa e dobët nga jashtë po çojnë në faliment shumë fabrika. Pasojat zinxhir në arsim, taksa e punësim

- TIRANË

Sektori i prodhimit, sidomos industria përpunuese, po tkurret me shpejtësi nga disa faktorë që po e bëjnë rënien të qëndrueshm­e.

Në tremujorin e tretë 2023, industria u reduktua me 8.2%, rënia më e madhe që nga tremujori i dytë i vitit 2020 kur e gjithë bota u bllokua nga pandemia Covid- 19. Kjo ka sjellë pasoja zinxhir që nga punësimi, pagat, eksporti dhe në afatgjatë do të zgjerojë ndikimin negativ që nga cilësia arsimore, të ardhurat buxhetore, varësia nga importi dhe kostot në ekonomi, shpjegojnë bizneset e sektorit dhe ekspertët e fushës. Një seri faktorësh që po shkaktojnë tkurrjen, si rënia e Euros, rritja e pagës minimale, kërkesa e dobët nga jashtë nuk po mbikëqyren, duke i lënë të pashpresa bizneset drejt falimentit. Shoqata Pro- Eksport raportoi se dolën rreth 1000 persona të papunë në pak javë nga fabrikat e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve kryesisht në qarqe. Punësimi në sektorin e industrisë në 3mujorin e tretë shënoi rënie me 2% dhe perspektiv­a mbetet e errët edhe për vitin 2024. Kjo është hera e parë që përfaqësue­sit e sektorit nuk mund të japin parashikim­e për rikuperim. Zhvendosja e ekonomisë nga prodhimi tek importi do t’i sjellë vendit pasoja negative afatgjata, thotë kryetari i Shoqatës së Eksportues­ve, Alban Zusi, i cili gjithashtu operon në sektorin e agropërpun­imit. Ai thotë se falimenti i njësive të prodhimit jep pasoja zinxhir që nga arsimi, taksat, punësimi, shkatërron industritë mbështetës­e dhe rrënon punën 20- vjeçare që ka bërë vendi në krijimin e produkteve “Made in Albania”. Ishministr­i i Financave, Arben Malaj thotë se, një rritje ekonomike që konsideron largimin nga sektorët prodhues nuk mund të jetë një model i ri, pra një përmirësim strukturor i ekonomisë sonë. Në procesin e përmirësim­it strukturor, vendet janë të orientuara drejt rritjes së prodhimit bazuar në strategjit­ë e industrial­izimit të tyre. Ai tha se, duhet të aplikohet një fond i posaçëm që duhet të ketë objekt parandalim­in e falimentit në industrinë e prodhimit. Panajot Soko, ekspert i çështjeve makroekono­mike, analizon se ekonomia shqiptare duhet të bazohet te prodhimi shqiptar. Tregu i prodhimeve është qëndrueshë­m me norma shumë të larta vlerësimi, ndërsa tregu i shërbimeve, edhe për shkak të avancimit teknologji­k e shoqëror, është një treg i paqëndrues­hëm me norma shumë të larta zhvlerësim­i. Dhe referencat për këtë i gjen kudo, si zhvlerësim strukturor, apo dhe industrial. Për shembull, rasti i shërbimeve postare, apo i shërbimit telefonik, të cilat për shkak të internetit, të dyja këto industri janë reduktuar në maksimum dhe telefonia shumë shpejt do të vdesë si shërbim.

EFEKTET NË PUNËSIM

Sektori i prodhimit në Shqipëri bazohet te krahu i lirë i punës dhe është punëdhënës i rëndësishë­m për shtresat e brishta të shoqërisë, kryesisht në 40% e poshtëm të shoqërisë me të ardhura të ulëta. Në fabrikat e industrisë përpunuese, ku bëjnë pjesë tekstili, këpucët linjat e përpunimit të produkteve ushqimore, letra dhe druri, metalet dhe industria automotive punësonin rreth 86 mijë persona në vitin 2021. Vitin e kaluar, mbi 20% e të punësuarve me pagë ishin në sektorin e industrisë. Nga pikëpamja sociale, sektori i industrisë punëson kryesisht gra dhe ka zbutur ndjeshëm hendekun gjinor në punësim. Ndonëse me paga të ulëta, sektori dha punë për një pjesë të popullsisë në varfëri ekstreme. Pas administru­es publikë, industria është sektori më i madh i punësimit me pagë në vend, por punësimi në këtë sektor ra në tremujorin e tretë për të tretin tremujor radhazi. “Ecuria e punësimit do të jetë shumë dramatike, duke pasur edhe ndikim social dhe sidomos në zonat rurale ku aktivitete të tjera ekonomike përtej sektorit manifaktur­ë të veshjeve dhe këpucëve nuk ekzistojnë, parashikim­i është i kuptueshëm për të gjithë”, thotë Edvin Premçe nga Shoqata Pro- eksport. Të dhëna operative tregojnë se, largimet nga puna po ndodhin në shumë në qarqe, ku janë të vendosura disa fabrika. Në Korçë, Shkodër dhe Fier, ka të dhëna për mbylljen e shumë njësive të prodhimit dhe rritje të papunësisë gjithashtu. Në qarqe ka një rrjet të vogël linjash prodhimi dhe nuk ka mundësi që të bashkëpuno­jnë me njëri- tjetrin si në Tiranë, ku një fabrikë e vogël mund të marrë punë nga një më e madhe. “Kam plan të shkurtoj punonjësit me rreth 18% në njësinë ‘ Shqipëria Tricot’”, thotë Gjergj Leqejza, sipërmarrë­s i një prej njësive më të mëdha të prodhimit tekstil në Shkodër.

Në njërën anë, humbjet nga kursi i këmbimit dhe në tjetrën, rritja e pagës minimale, po i bëjnë prodhimet shqiptare për eksportet jokonkurru­ese në tregjet ndërkombët­are. Humbjet nga kursi i këmbimit kapën 10% të xhiros në muaj të caktuar të vitit 2023, ndërsa paga minimale nga 32 mijë lekë në prill 2022 arriti në 40 mijë lekë në prill 2023. Më në vështirësi janë fabrikat e këpucëve dhe ato të prodhimit të veshjeve intime, pasi kriza pas luftës në Ukrainë bëri që konsumi në këto produkte të shënojë rënie. Punësimi në bizneset e industrisë hyri në krizë që në tremujorin e tretë të vitit 2022, ku rënia nisi me 0.2% pas një rritje me rreth 7% gjatë gjithë vitit. Gratë që punojnë në sektorin fason e kanë shumë të vështirë të punësohen në sektorin e turizmit, për shkak të largësisë në këto qendra. P. sh. punësimi në fason është i përqendrua­r në Kamzë, por nevoja për punonjës është kryesisht në Durrës. Mosha mesatare e grave që punojnë në sektorin fason është mbi 50 vjeç dhe atësitë e tyre për të qenë produktive në sektorë të tjerë janë të ulëta.

PASOJAT

Zgjerimi i prodhimit “Made in Albania”, dy dekadat e fundit, ngjalli një sërë profesione­sh, të cilat nuk do të ishin të nevojshme nëse nuk do të ishin fabrikat. Megjithëse 70% e punonjësve në një njësi prodhimi janë me aftësi të ulëta, pjesa tjetër rreth 30% janë persona të arsimuar që i takojnë shtesës së mesme, të tillë si inxhinierë, mekanikë, laborantë, stilistë, ekonomistë, menaxherë të burimeve njerëzorë etj., që një kompanie importuese nuk i duhen. Zgjerimi i fabrikës ringjalli disa degë që ishin drejt mbylljes në Shqipëri. P. sh. numri i studentëve në përgjithës­i ra me 12,7% ndërmjet periudhës 2018 dhe 2022, ndërsa numri i studentëve në degët e inxhinieri­së u rrit me 14% për të njëjtën periudhë. U vu re interes më i lartë tek inxhinieri­a tekstile dhe ajo mekanike, për shkak të kërkesës në rritje nga fabrikat. Gjithashtu, ka një interes më të lartë për të studiuar në degët e Universite­tit Bujqësor për agroindust­rinë dhe menaxherë për sektorin e prodhimit. “Unë punësoj deri në 7 herë më shumë se sa një biznes që operon në import me të njëjtën xhiro sa unë”, thotë Alban Zusi, industrial­ist në industrinë ushqimore. Një importuesi i duhen magazina, disa shoferë, maksimumi një ekonomist ose një jurist, me të cilët mund të realizojë xhiro dhe fitime të kënaqshme. “Në fabrikën time janë të punësuar aktualisht 3 inxhiniere kimistë, shumë mekanikë, menaxher burimesh njerëzorë, 7 mirëmbajtë­s dhe kam një rrjet të gjerë ofruesish shërbimesh dhe mallrash që janë të lidhur me mua”, tha Zusi. Për të njëjtën sasi të ardhurash, një importuesi i duhen 15 veta, ndërsa një prodhuesi 100 punonjës. Sektori i prodhimit nxit aftësitë në punë dhe gjithashtu ndihmon në kërkimin shkencor. Të dhëna empirike nga ekonomia globale tregojnë se vendet më të prosperuar­a në botë aktualisht janë ato që kanë investuar në prodhim dhe në industrial­izimin e tij.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania