Panorama (Albania)

Rritet varësia nga importet dhe ekspozimi, krizat e jashtme

-

Në nëntor 2023, eksportet shqiptare shënuan rënie në vlerë në rreth 20%, teksa për të gjithë 11- mujorin 2023, tkurrja ishte më shumë se 10%. Në nëntor, rënia e të gjitha grupeve të eksportit u tkurr përveç produkteve kimike. Edhe grupi i ushqimeve ra me 9.5%, teksa shumë produkte që prodhohen në vend, po zëvendësoh­en nga importi. Kjo është më e dukshme për bujqësinë, ku reduktimi i numrit të krerëve të bagëtive me mbi 20% për dy vitet e fundit ka rritur ekspozimin ndaj importit të bulmetrave, të cilat u rritën me ritme dyshifrore këtë. Prodhimi në sektorin bujqësor në tremujorin e tretë të vitit 2023 ra për të gjashtin tremujor radhazi, duke e bërë rënien të qëndrueshm­e në sektor. Të dhënat zyrtare tregojnë se në 11- mujor, importet e ushqimeve nga jashtë shënuan rritje 8.5% në sasi. Një pjesë e prodhimit vendas po zëvendësoh­et me import. Situata e krijuar ka nxitur çmime më të larta në grupet që nuk prodhohen në vend. Çmimi i qepëve dhe patateve në 2023 shënoi rritje vjetore me mbi 21%, për shkak se prodhimi vendas është zëvendësua­r me import. Teksa çmimi i bulmetit u rrit me rreth 40% dy vitet e fundit prej mungesës së qumështit. Reduktimi i prodhimit e ekspozon vendin ndaj krizave të jashtme dhe monopoleve të grupeve të importit. Shpesh çmimet e importit nuk janë shumë elastike pasi zhvillimet në vend kanë treguar se, ndryshimi me ulje i çmimeve në tregjet ndërkombët­are nuk reflektohe­t. Çmimet e mallrave të importit, sidomos produkteve ushqimore, kanë rënë ndjeshëm në vitin 2023 në raport me një vit më parë, por kjo nuk është reflektuar në tregun e brendshëm, përkundraz­i çmimet janë rritur më tej. Të dhënat e tregtisë së jashtme të përpunuara nga “Monitor” tregojnë se në periudhën janar- korrik të vitit 2023, çmimet për njësi të importeve të ushqimeve kanë shënuar rënie vjetore mesatarish­t me 9% dhe për karburante­t mbi 40%. ( Kalkulimet u bënë duke llogaritur vlerën e një kilogrami mall të importuar në 7mujorin e parë 2023 dhe në të njëjtën periudhë 2022, me të dhënat e INSTAT të tregtisë me jashtë). Përllogari­tjet tregojnë se rënien më të madhe në artikujt e konsumit masiv e kishin karburante­t.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania