Panorama (Albania)

Provimi për psikologët e rinj, emrat që testohen për licencë

Lista me 107 emra, data dhe ora e testimit për çdo profil

- TIRANE

Janë psikologët e rinj ata që e kanë radhën për t'u testuar pranë ambienteve të Qendrës së Shërbimeve Arsimore për marrjen e licencës për ushtrimin e profesioni­t.

Në total janë 107 psikologë të pesë profileve të ndryshme: Psikologji komunitare sociale, psikologji edukimi shkollor, Psikologji ligjore, psikologji organizaci­onale dhe psikologji komunitare që këtë të hënë do të futen në provimin një orësh, nga i cili duhet të marrim së paku gjysmën e pikëve për të siguruar licencën. Të gjithë ata që shohin emrin në listën e mëposhtme duhet të gjejnë orën e saktë për t'u paraqitur 30 minuta para bashkë me një listë dokumentes­h: Letërnjoft­im ( Kartë ID ose Pasaportë, dokumenti origjinal); Kopje të Kartës ID ose Pasaportës; Faturën origjinale me vulën përkatëse, të pagesës së tarifës së provimit për llogari të QSHA- së, të kryer në një bankë të nivelit të dytë ( sipas faturës për arkëtim të publikuar në ëëë. qsha. gov. al, bazuar në herën e pjesëmarrj­es në provim). QSHA, në njoftimin e saj nënvizon se orari i pjesëmarrj­es në provim do të jetë i përcaktuar dhe nuk do të ketë ndryshime përtej orarit të publikuar. Ata që kanë mangësi në dokumentac­ion dhe nuk paraqiten korrekt nuk futen në provim dhe pagesa e kryer nuk iu kthehet mbrapsht. Rregullat gjatë kohës së testimit janë të njëjta si për çdo provim tjetër. Ndalohet komunikimi mes njëri- tjetrit deri në marrjen e fletës me rezultatin, konsumi i ushqimit, duhanit a gjithçkaje tjetër si dhe ndërrimi i vendit. Shkelja e njërës prej këtyre rregullave përbën shkak të s'kualifikim nga provimi dhe kandidatët duhet të presin provimin e radhës për t'u ritestuar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania