Panorama (Albania)

Përvjetori i 88- të i lindjes së Kadaresë, ikona e letërsisë bashkëkoho­re shqiptare

Më 1960 u detyrua t'i braktiste studimet, për shkak të ndërprerje­s së marrëdhëni­eve mes Shqipërisë dhe ish- Bashkimit Sovjetik

- TIRANE

Gjeniu i letrave shqipe, Ismail Kadare, festoi dje 88- vjetorin e lindjes. Kadare lindi më 28 janar 1936 në lagjen "Palorto" të Gjirokastr­ës. Vokacioni i tij për letërsinë zuri fill në moshë të hershme. Në vendlindje qëndroi deri në përfundimi­n e arsimit të mesëm, kur përgatiti për botim ciklin e tij të parë me poezi "Frymëzimet djaloshare" ( 1954). Mandej u vendos në Tiranë, ku kreu studimet e larta në degën e Gjuhë- Letërsisë dhe u diplomua për "Mësuesi". Në harkun e viteve 19581960, Kadare thelloi studimet në Institutin "Maksim Gorki" në Moskë. Në vitin 1960, i detyruar t'i braktiste studimet për shkak të ndërprerje­s së marrëdhëni­eve mes Shqipërisë dhe ish- Bashkimit Sovjetik, u kthye në atdhe dhe nisi angazhimin në gazetari. Në vitin 1963 botoi romanin e tij "Gjenerali i ushtrisë së vdekur", i cili pati jehonë edhe përtej vendit. Tematika e natyrës liridashës­e të shqiptarëv­e që vërehet në këtë vepër, do të ishte kryefjalë edhe e romanit "Kështjella", botuar në vitin 1970. Në këtë rrjedhë, autori u frymëzua edhe për shkrimin e romanit "Krushqit janë të ngrirë", i cili flet mbi demonstrat­at e vitit 1981 të shqiptarëv­e të Kosovës. Një tjetër roman i vlerësuar ishte "Kronikë në gur" ( 1970). Në vargun e publikimev­e të pandërprer­a, romani alegorik "Nëpunësi i Pallatit të ëndrrave" ( 1981), veçohet si më i lakuari në tërësinë e veprës së Kadaresë. Në vjeshtën e vitit 1990, Kadare u largua drejt Francës dhe u rikthye në atdhe pas zhvillimev­e të para demokratik­e. Që prej vitit 1996, shkrimtari shqiptar është anëtar i asociuar ( përjetësis­ht) i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike të Francës. Ai është vlerësuar me një sërë çmimesh ndërkombët­are (" Man Booker Prize", "Princi i Asturias" etj.), si i përzgjedhu­r në radhët e shkrimtarë­ve botërisht të njohur, sikurse Gabriel Garcia Marquez, Günter Grass dhe Milan Kundera. Deri tani,

Kadare është dekoruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me Urdhrin "Nderi i Kombit", nga shteti francez me urdhrat "Kryqi i Legjionit të Nderit" e "Oficer i Legjionit të Nderit" dhe nga mbreti i Spanjës me çmimin "Princi i Asturias". Presidenti Bajram Begaj përmes një mesazh uroi shkrimtari­n e mirënjohur, Ismail Kadare në 88 vjetorin e tij të lindjes. Kreu i Shtetit, teksa i uron jetë të gjatë dhe shëndet Ismail Kadaresë, shprehet se shkrimtari është "një urë e fortë e jona me perëndimin".

veprat e tij janë përkthyer në rreth 45 gjuhë të botës. Kadare është dekoruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me Urdhrin "Nderi i Kombit", nga shteti francez me urdhrat "Kryqi i Legjionit të Nderit" e "Oficer i Legjionit të Nderit" dhe nga mbreti i Spanjës me çmimin "Princi i Asturias". Presidenti Bajram Begaj përmes një mesazh uroi shkrimtari­n e mirënjohur, Ismail Kadare në 88 vjetorin e tij të lindjes. Kreu i Shtetit, teksa i uron jetë të gjatë dhe shëndet Ismail Kadaresë, shprehet se shkrimtari është "një urë e fortë e jona me perëndimin". "Jetë të gjatë dhe shëndet shkrimtari­t tonë të madh, Ismail Kadare! Universi i tij i mrekullues­hëm letrar i përcolli Shqipërinë perëndimit, nëpërmjet Ilirisë, legjendave ballkanike, Homerit në epopetë shqipe dhe Eskilit në dramat e kohëve moderne. Kadare është një urë e fortë dhe e bukur e jona me perëndimin", - shkruan Begaj.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania