Panorama (Albania)

Nxehet situata mes Ilnisës dhe Meritonin, puthje dhe prekje të nxehta nën çarçaf

-

Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi janë parë shumë të afërt me njëri- tjetrin në "Big Brother VIP", ndërsa nuk kanë munguar puthjet dhe përqafimet mes tyre. Në një video që po bën xhiron e rrjetit, pas përfundimi­t të "Prime"- t mbrëmjen e së shtunës janë parë më të afërt se asnjëherë më parë së bashku. Teksa po bisedonin, banorja i tha gazetarit se ndjehet shumë mirë me të, ndërsa u futën poshtë çarçafit duke shkëmbyer puthjen e parë në buzë së bashku. Gjest ky që nuk kaloi pa u vënë re nga ana e Heidi Bacit, e cila i ngacmoi dyshen për atë që ndodhi poshtë çarçafit, por as Ilnisa dhe as Meritoni nuk e pranuan se ndodhi ndonjë gjë. "Unë ndjehem shumë mirë me ty, kënaqem shumë dhe nuk më bjen në mend për asgjë tjetër. Çfarë don me mua. Jam ' Fucking' rahat", u shpreh Ilnisa. Ndërkohë edhe në spektaklin e mbrëmjes së të shtunës, pasi u shfaq klipi me skenat e tyre të nxehta, dy konkurrent­ët janë shprehur se mes tyre ka një kimi dhe një pëlqim. Megjithatë, gazetarja u shfaq e shqetësuar sesi po interpreto­hej kjo histori nga jashtë. Megjithatë, vetëm pak orë më vonë, ka mbërritur edhe puthja e parë mes tyre, duke finalizuar kështu flirtin e nisur disa ditë më parë. Ka lindur kështu edhe çifti i parë në shtëpinë e "Big Brother", ku protagonis­t janë gazetarja dhe moderator nga Kosova. Fillimisht ka qenë Gazi, i cili gjatë një bisede me Rozën, në lidhje me mundësinë për krijimin e një çifti në shtëpi, është shprehur se çifit i parë që do të krijohet brenda shtëpisë së "BBV3" do të jenë Ilnisa dhe Meritoni. Teksa kanë qenë në oborr, disa nga banorët kanë komentuar afrimiteti­n e dyshes, ku fillimisht është pyetur Meritoni dhe më pas Ilnisa. "Kam një simpati, një dashuri më të veçantë. Do ia thosha nëse do ndjeja diçka, nuk e ndal aspak veten nga kamerat. Edhe kjo nuk do e kishte ndalur veten, do ma thoshte nëse do kishte diçka", u shpreh moderatori kosovar. Një dënim i dhënë nga "Big Brother" për disa prej banorëve për shkak të thyerjes së disa rregullave gjatë javëve, ka sjellë biseda të shumta mes tyre, duke zbuluar edhe më shumë rreth përshtypje­ve që kanë krijuar për secilin prej konkurrent­ëve, dhe raportin që kanë me ta. Banorët si Roza, Meri, Rike, Vesa, Heidi, Romeo, Meritoni dhe Gabriele, janë dërguar në një dhomë të quajtur kazermë deri në një njoftim të dytë nga "Big Brother". Pak pasi banorët nisën qëndrimin në ambientin e ri, duket se Ilnisën e ka marrë

Interesant­e kanë qenë edhe diskutime për çiftet e mundshme që mund të krijohen. Deri tani ' pretendent­ë', kanë qenë Meritoni dhe Ilnisa, Heidi me Romeon, Sara dhe Bardhi. Por Rike Roçi ka bërë një parashikim se në këtë edicion do të ketë një trekëndësh dashurie. Sipas saj, Heidi pëlqehet nga dy djem të shtëpisë, Fationi dhe Romeo. malli shpejt për Meritonin, dhe është afruar te dritarja e dhomës për të përshëndet­ur dhe për ta puthur. "Hajde të puth këtu beb. Do iki të fle tani, jam me Bardhin", u shpreh Ilnisa. Që prej fillimit të BBV dyshja janë parë shumë të afërt me njëri- tjetrin, ndërsa nuk kanë munguar as puthjet dhe përqafimet mes tyre. Por pavarësish­t raportit që Ilnisa ka me Meritonin, Rikja gjatë një bisede me banorët në kazermë, nuk ka nguruar aspak të shpreh në sy të tij që nuk ka aspak simpati për Ilnisën, por i vjen keq që Sara flet pas krahëve për të. "Unë për Ilnisën kam zero simpati, por më vjen keq që Sara i bën si shoqe dhe pastaj i flet mbrapa". Nga ana tjetër, Meritoni është shprehur se Ilnisa sipas tij është një vajzë shumë inteligjen­te, mendim ky që është mbështetur edhe nga Romeo. "Ajo është vajzë shumë inteligjen­te. Jo lojtare e mirë, por shumë inteligjen­te. Është vetvetja, e sinqertë, e dashur. Nuk bëhet kushdo me të". Ilnisa Agolli është një ndër emrat që ka spikatur në këto ditë të para në "Big Brother". Gazetarja, ka spikatur me përplasjet e forta që ka pasur, por edhe me disa nota afërsie me Meritonin. Kevin Agolli, i vëllai, ka folur për herë të parë, duke zbuluar sesi e sheh ai këtë afrimitet. Më tej, ai ka zbuluar më shumë Ilnisën si nënë e një vajze, por edhe ka ndarë detaje nga jeta jashtë shtëpisë dhe famës. "Për mua nuk ka asgjë, brenda kornizave të lojës. E kemi diskutuar para se të hynte dhe më tha që nuk do të lidhej. Por, duke njohur dinamikat, nuk besoj, edhe me rastin e Meritonit. As për lojë nuk do e bënte… Është në një shtëpi me banorë që janë kundërshta­rë të saj. Nëse vazhdon kështu, e shikoj në finale". Më tej, ai u shpreh se e priste gjithë vëmendjen që e motra ka marrë, duke na zbuluar se ende nuk ka nxjerrë në pah të gjithë karakterin e saj. "Nuk më ka surprizuar vëmendja që ajo ka marrë. Ajo ka një 80% të saj në sirtar… Duke e ndjekur njerëzit përfshihen dhe harrojnë që aty në fund ka një fitues. Aty dallon se është karakteri që arrin të tërheqë. Është çështje karakteria­le që ajo mori të gjithë vëmendjen. Jo vetëm prindërit, por kushdo po e pëlqen. Vajzën e ka marrë malli shumë. Dje, më pyeti se kur do e takoj mamin… Ilnisa jeton me vajzën. Ato janë të pandara. Vajza e shikon, Ilnisa nuk e shikon vajzën". Më tej, vëllai i banores së "Big Brother", ka folur edhe për përplasjet që e motra ka pasur brenda në lojë. Duke mos dashur të ndalojë tek të gjitha ndodhitë, ai ka komentuar vetëm debatin me Riken, duke u shprehur se kjo e fundit nuk duhet ta përmendte vajzën e Ilnisës. "Rikja bëri disa komente. Ajo nuk duhej të përmendte vajzën e saj".

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania