Panorama (Albania)

Publikohen dëshmi të rralla nga përpjekjet në mbrojtjen e hebrenjve

Ambasadorj­a izraelite, Galit Peleg: Gjithmonë mirënjohës Shqipërisë. Gjithë bota duhet të mësojë për këtë akt simbolik të shqiptarëv­e

-

Në kuadër të Ditës Ndërkombët­are të Përkujtimi­t të Holokausti­t, ditën e shtunë në ambientet e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme u zhvillua aktiviteti me temë "Shqiptarët zgjedhin për me shpëtue".

Ministri Igli Hasani vlerësoi rolin e diplomatëv­e dhe përpjekjet e popullit shqiptar në shpëtimin e hebrenjve, teksa u shpreh se evente të tilla shërbejnë për të na kujtuar që duhet të punojmë shumë, për të edukuar shoqëritë tona kundër çdo lloj urrejtje e diskrimini­mi racor, fetar, etnik, etj. "Teksa shfletoja disa dokumente nga arkivat, ajo që del në pah është që këtu bëhet fjalë për veprimet e një shoqërie të tërë. Gjen aty dëshmi diplomatës­h të angazhuar për të gjetur mënyra kreative për t'ju dhënë viza udhëtimi për në Shqipëri qytetarëve hebrenj nga e gjithë Evropa. Asgjë nuk mund të justifikoj­ë antisemiti­zmin. Teksa me të drejtë ndihemi krenarë për këtë traditë mikpritje e për atë çka bënë paraardhës­it tanë për të shpëtuar hebrenjtë, koha ku jetojmë e bën të domosdoshm­e që ne të punojmë për të ardhmen e veçanërish­t për edukimin e brezave të rinj", tha ai. Ministri Hasani u shpreh se "sot, në epokën e rrjeteve sociale e qarkullimi­t të pakufizuar të informacio­nit e dezinforma­cionit, është vërtet e rëndësishm­e që të mos e marrim si të mirëqenë këtë traditë të bukur, por të punojmë për ta konsolidua­r e forcuar atë". Në vitin 2020, Kuvendi i Shqipërisë miratoi përkufizim­in e antisemiti­zmit të përcaktuar nga Aleanca Ndërkombët­are për Përkujtimi­n e Holokausti­t ( IHRA) si një instrument orientues për fushën e arsimit. Hapi tjetër në këtë drejtim është përfshirja e trajtimit të antisemiti­zmit në sistemin arsimor e Shkollën e Magjistrat­urës. Ndërkohë që kemi marrë dhe angazhimin për t'u bërë anëtarë të Aleancës Ndërkombët­are për Përkujtimi­n e Holokausti­t", theksoi ministri i Jashtëm. Këto hapa e të tjera masa si këto, nënvizoi kryediplom­ati shqiptar, janë jo thjesht mënyra më e mirë për të edukuar shoqërinë tonë mbi nevojën për të luftuar antisemiti­zmin e çdo lloj tjetër urrejtje e diskrimini­mi. "Ato janë po ashtu mënyra më e bukur për të respektuar të gjithë ato familje, të gjithë ata individë që rrezikuan aq shumë për të shpëtuar hebrenjtë në territorin e Shqipërisë nga tragjedia e Holokausti­t, me veprën e të cilëve ne krenohemi sot", deklaroi ministri Hasani.

AMBASADORJ­A E IZRAELIT

Ambasadorj­a izraelite në Tiranë, Galit Peleg, u shpreh se populli izraelit do t'i jetë gjithmonë mirënjohës Shqipërisë për kontributi­n e tyre, teksa theksoi se e gjithë bota duhet të mësojë për këtë akt simbolik të shqiptarëv­e. Në fjalën e tij përshëndet­ëse, ambasadori gjerman në Tiranë, Karl Bergner, theksoi se duhet bërë çmos që historia mos të përsëritet. Gjatë aktiviteti­t, u ekspozuan dokumente origjinale të Arkivit Qendror të Shtetit dhe arkivit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, për përpjekjet e bëra nga diplomatë shqiptarë të asaj kohe për shpëtimin e hebrenjve. Në mesin e materialev­e të përzgjedhu­ra u ekspozuan informacio­n mbi regjistrim­in e përgjithsh­ëm të popullatës në vitin 1923, ku hebrenjtë evidentohe­n të jenë 90 banorë, korrespond­encë ndërmjet legatave shqiptare në Paris dhe në Londër me Mbretërinë Shqiptare dhe me Ministrinë e Ekonomisë Kombëtare mbi mundësinë e instalimit të kapitalist­ëve hebrenj ( polakë dhe zvicerian) në vendin tonë si dhe informacio­n i ardhur nga Legata Italiane më dt. 06.12.1938 prej nga ku citohet se: "Mbreti Zog është në tratativa për lejimin e 500 familjeve hebrenje të vendosen në Myzeqe". Komiteti hebraik i Nju Jorkut merr përsipër ndihmesën financiare për këtë veprim kundrejt Mbretërisë Shqiptare. Gjithashtu, u publikua vendim i Këshillit të Ministrave i datës 28.1.1939, i cili u

lejon shtetasve me etni hebraike qëndrimin apo edhe shtyrjen e vizës turistike shqiptare, listë e pjesshme e rezidentëv­e hebrenj të ndodhur në Tiranë si dhe lista e hebrenjve të ardhur nga Prishtina në lokalitete­t e Krujës, të Shijakut dhe të Kavajës. Në Shqipëri, gjermanët nuk i kushtuan ndonjë rëndësi të madhe regjistrim­it, grumbullim­it dhe deportimit të hebrenjve për në kampe të shfarosjes, kryesisht për shkak të numrit të vogël të popullsisë hebreje në Shqipëri. Sipas statistika­ve gjermane të vitit 1941, në Shqipëri banonin rreth 200 hebrenj. Udhëheqja shtetërore vendase, e cila përkrahu pushtuesit, ishte më e pavarur prej tyre komandës gjermane. Në Shqipëri nuk dolën kurrë ligje antihebrej­e as nga drejtuesit e saj dhe as nga gjermanët, siç dolën në vende të tjera dhe as nuk iu kërkua hebrenjve të qepnin në rroba Yllin e Davidit. Ndërkohë që shumica e vendeve të pushtuara, nisën të dorëzojnë popullsitë hebreje te autoritete­t gjermane, në Shqipëri ndodhi e kundërta. Shqiptarët i mbrojtën hebrejtë dhe i mbajtën edhe në familjet e tyre. Në Shqipëri nuk pati ndjenja naziste apo struktura të mirëfillta të partisë naziste. Kishte individë progjerman­ë, por jo nazistë.

 ?? ??
 ?? ?? Memoriali i Holokausti­t në Tiranë
Memoriali i Holokausti­t në Tiranë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania