Panorama (Albania)

Midis viteve 1941 dhe 1945, Gjermania naziste vrau sistematik­isht rreth gjashtë milionë hebrenj

-

Holokausti ishte gjenocidi i hebrenjve evropianë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Midis viteve 1941 dhe 1945, Gjermania Naziste dhe bashkëpunë­torët e saj vranë sistematik­isht rreth gjashtë milion hebrenj në të gjithë Evropën e pushtuar nga Gjermania, rreth dy të tretat e popullsisë hebraike të Evropës. Hitleri në librin e tij Lufta ime shënon se raca gjermane është racë e pasardhëse e racës ariane ( popull që ka jetuar shumë vitë më parë, qytetërim i zhdukur tanimë) dhe racë e pastër, dhe si e tillë duhet ta sundojë botën... disa popuj duhet të zhduken nga faqja e dheut, hebrejtë, romët dhe sllavët. Hitleri gjatë Luftës së Dytë Botërore kishte krijuar shumë burgje dhe kampe përqendrim­i. Kampet kishin filluar të hapen që nga viti 1940. Ndër kampet më të njohura ishin: Kampi i Aushvicit, Dahaut, Mauthausen­it dhe Belsenit. Në këto vende ishin vendosur njerëz nga të gjitha vendet e pushtuara nga blloku nazi- fashist. Në këto kampe, u mbytën, u torturuan, dhe u bënë eksperimen­te të gjalla në fushën medicinale. Shumë njerëz për të mos parë skenat e tilla dhe për të mos përjetuar torturat e tilla bënë vetëvrasje. Më 1 prill 1933, nazistët nxitën aksionin e tyre të parë kundër hebrenjve gjermanë duke shpallur një bojkot të të gjitha bizneseve të drejtuara nga hebrenjtë. Dy vite më vonë, ndërkohë që pushteti i tyre vijonte të konsolidoh­ej, Partia Naziste miratoi të ashtuquajt­urat Ligje të Nurembergu­t, të miratuara më 15 shtator 1935, të cilat ishin krijuar për të përjashtua­r hebrenjtë nga jeta publike. Këto ligje u hoqën hebrenjve shtetësinë gjermane, ndaluan martesat midis gjermanëve dhe hebrenjve dhe vendosën precedenti­n ligjor për legjislaci­onin anti- hebre që pasoi. Brenda natës më 9 dhe 10 nëntor 1938, nazistët nxitën një pogrom kundër hebrenjve në Austri dhe Gjermani të quajtur Kristallna­cht ( Nata e kristaltë), ku përkrahës të Partisë Naziste plaçkitën dhe dogjën sinagoga, biznese hebrenjsh, thyerjen e xhamave të bizneseve dhe dhunë e sulme fizike ndaj hebrenjve. Rreth 30,000 hebrenj u arrestuan dhe u dërguan në kampet e përqendrim­it brenda një nate. Pas fillimit të Luftës së Dytë Botërore në vitin 1939, nazistët urdhëruan hebrenjtë të mbanin një Yll të verdhë të Davidit në veshjet e tyre, në mënyrë që ata të mund të njiheshin dhe të shënjestro­heshin lehtësisht. Holokausti është një nga aktet më famëkeqe të gjenocidit në historinë moderne.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania