Panorama (Albania)

Holokausti, ambasadori gjerman: Shqipërisë nuk iu bë presion për dëbimin e hebrenjve

Borchardt: Në 1937 në Shqipëri ishin 191 hebrenj, pas Luftës afro 2280 "Shpresonin që Shqipëria të mbetej besnike", vendimi i gestapos për Shqipërinë dhe shënimi në arkivat e ministrisë gjermane në 1943

- TIRANE qipërinë si vend shpëtimi? / DW

Gjashtë milionë hebrenj mendohet të kenë shfarosur nazistët gjermanë gjatë Luftës së Dytë Botërore: Një pakicë e vogël arriti të gjente shpëtim në Shqipëri - ambasadori gjerman, Bernd Borchardt, shpjegon sfondin.

Sipas të dhënave nga Shqipëria, në vitin 1937 kishte 191 hebrenj, ndërsa pas Luftës, ishin rreth 2280. Ekziston një listë nga Ministria e Jashtme gjermane me emrat e 85 familjeve hebreje nga Gjermania e atëhershme, ku përfshihej edhe Austria. Por, diplomati gjerman tregon se: "Unë kam gjetur një shënim në Arkivat e Ministrisë së Jashtme gjermane, ku thuhet se, në shtatorin e vitit 1943, gjatë një takimi mes përfaqësue­sve të lartë të Gestapos dhe Ministrisë së Jashmte Gjermane ishte marrë vendimi që Shqipërisë të mos i bëhej presion për deportimin e hebrenjve, sepse shpresonin që Shqipëria të mbetej vend besnik. Por, kjo politikë u ndryshua në pranverën e vitit 1944, kur u bë e qartë se Gjermania do të tërhiqej nga Ballkani. Aty gjermanët filluan t'i kërkonin vetë hebrenjtë në Shqipëri". Gjashtë milionë hebrenj u shfarosën nga nazistët, si një pjesë e tyre gjetën shpëtim në Shqipëri!

Zoti Ambasador, Shqipëria konsideroh­et i vetmi vend europian që pas Luftës së Dytë Botërore kishte më shumë hebrenj se para Luftës së Dytë Botërore. Nga erdhën këta hebrenj?

Sipas të dhënave nga Shqipëria, në vitin 1937 kishte 191 hebrenj, ndërsa pas Luftës, ishin rreth 2280. Ekziston një listë nga Ministria e Jashtme gjermane me emrat e 85 familjeve hebreje nga Gjermania e atëhershme, ku përfshihej edhe Austria. Një numër i madh vinte edhe nga ishJugosll­avia, Serbia dhe nga ajo që sot quhet Maqedonia e Veriut, por dhe shumë nga Kosova.

Si ndodhi, që hebrenjtë zbuluan Sh

Sipas informacio­neve të të birit, Mbreti Ahmet Zog i kishte porositur konsullata­t dhe ambasadat qysh në vitin 1938, pas pogromit kundër hebrenjve në të ashtuquajt­urën Nata e Kristaltë, që të gjithë hebrenve që kërkonin viza në përfaqësit­ë diplomatik­e të Shqipërisë në Europë t'u jepeshin viza. Në këtë mënyrë mendohet të kenë mbërritur rreth 400 hebrenj në Shqipëri. Por, shumica e tyre vijuan udhëtimin e tyre në Palestinë, në SHBA, e deri në Amerikën e Jugut.

Megjithatë, hebrenjtë nuk u denoncuan as pas ikjes së Zogut, e as pas ardhjes së gjermanëve. Si e shpjegoni ju këtë?

E veçanta e Shqipërisë është se nuk ishin vetëm njerëzit që ndihmuan e strehuan hebrenjtë, por edhe qeveria shqiptare, e cila refuzoi t'i dorëzonte nazistëve listat e hebrenjve. Edhe kur italianët kapitullua­n, në vjeshtën e vitit 1943, kishte një udhëzim të firmosur nga Ministri i Brendshëm, që kur të vijnë hebrenj nga jashtë, atyre t'u jepen pasaporta shqiptare me emrat që dëshirojnë ata.

Gjermanët e dinin se në Shqipëri kishte hebrenj, përse nuk ushtruan presion ndaj qeverisë kolaboraci­oniste të asaj kohe?

Unë kam gjetur një shënim në Arkivat e Ministrisë së Jashtme gjermane, ku thuhet se, në shtatorin e vitit 1943, gjatë një takimi mes përfaqësue­sve të lartë të Gestapos dhe Ministrisë së Jashmte Gjermane ishte marrë vendimi që Shqipërisë të mos i bëhej presion për deportimin e hebrenjve, sepse shpresonin që Shqipëria të mbetej vend besnik. Por, kjo politikë u ndryshua në pranverën e vitit 1944, kur u bë e qartë se Gjermania do të tërhiqej nga Ballkani. Aty gjermanët filluan t'i kërkonin vetë hebrenjtë në Shqipëri.

Dhe dy familje u deportuan?

Po, dy familje u deportuan, prej të cilave mbijetoi vetëm njëra. Sipas hulumtimev­e tona, njëra prej këtyre familjeve u tradhëtua nga një shqiptar. Familja tjetër ndiehej aq e sigurt në Shqipëri, sa nuk kujdesej fare, dilte hapur në rrugë dhe kështu ra në sy të gjermanëve.

Në Kosovë historia ishte pak më ndryshe, apo jo?

Po, në Kosovë historia është krejtësish­t ndryshe. Edhe aty ka pasur shumë kosovarë që kanë shpëtuar hebrenj. Kanë qenë serbë, shqiptarë, romë. Një grua rome pati fshehur një fëmijë hebre nga Kosova. Në Manastirin e Letnicës janë strehuar disa fëmijë. Por, nga shënimet e ushtarëve të Vermahtit ka dëshmi për dëbimin e më shumë se 1000 hebrenjve nga Kosova. Shumica u deportuan në Bergen- Belsen. Një numër i madh u dëgua në Vjenë. Kishte një kamp në qendër të qytetit të Vjenës që quhej "Kampi i shqiptarëv­e". Ato ishin viktima të divizionit Skënderbeu. Ka pasur afro 600 deportime nga Kosova. Fati i hebrenjve në Kosovë është hulumtuar pak. Ka disa botime përgjithës­uese që janë edhe paksa disi romantizue­se kombëtare dhe që supozojnë se hebrenjtë në Kosovë mbroheshin njësoj si në Shqipëri, por kjo nuk është e saktë.

Pra, ju nuk mendoni se shpëtimi i hebrenjve ka të bëjë me besën e shqiptarëv­e?

Deri diku, edhe besa ka luajtur një rol. Por, unë nuk jam për etnizimin e shpëtimit të hebrenjve. Ka pasur shumë faktorë. Ajo që kemi zbuluar ne është se numri i shqiptarëv­e që kanë ndihmuar është shumë i më i lartë se 78 emrat që ndodhen në Yad Vashem.

 ?? ?? Bernd Borchardt
Bernd Borchardt

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania