Panorama (Albania)

Presidenti Begaj: Populli shqiptar mbrojti kauzën e humanizmit

-

Shqipëria, ashtu si edhe shumë vende të tjera në mbarë botën, kujtoi 27 Janarin, ditën Ndërkombët­are të Holokausti­t, në nderim të mbi 6 milionë viktimave që humbën jetën gjatë Luftës së Dytë Botërore. Dita ndërkombët­are e Holokausti­t këtë vit merr një rëndësi më të madhe, pasi ndërhyrja në Gaza ka rritur frymën e antisemiti­zmit, siç përkufizoh­et "urrejtje për hebrenjtë". Ministri i Punëve të Jashtme në një takim përkujtimo­r për këtë ditë e shikon si thelbësore të jepen mesazhe të qarta që nuk mund të ketë asnjë justifikim për antisemiti­zmin. "Duhet të bëjmë shumë për të edukuar shoqëritë tona kundër çdo lloj urrejtje e diskrimini­mi racor, fetar, etnik apo çfarëdo qoftë. Asgjë nuk mund të justifikoj­ë asnjë lloj racizmi dhe dhune me bazë etnike dhe fetare", tha Hasani. Në aktiviteti­n e organizuar në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme u sollën dëshmi të familjeve hebre të ndihmuara nga shqiptarët në kohën e luftës. Kjo e bëri Shqipërinë të vetmin vend në botë që hebrenjtë pas luftës të ishin më të shumtë në numër se kur u strehuan në vendin tonë për t'i shpëtuar burgosjes dhe ekzekutimi­t. Një solidarite­t me këtë mikpritje që bëri bashkë jo vetëm popullin, por sipas dokumentav­e arkivore dhe kundërshta­rët politikë të kohës. Në një mesazh në rrjetet sociale, Presidenti Bajram Begaj është shprehur krenar për vlerat e popullit shqiptar, i cili kurrë nuk bëri kompromis as me jetën e tij në mbrojtjen e kauzës së humanizmit. Më tej, Presidenti Begaj shkruan se historitë e tyre, le të na shërbejnë që të kundërshto­jmë urrejtjen, diskrimini­min dhe çdo padrejtësi tjetër në dëm të njerëzimit. "Në Ditën e Përkujtimi­t të Holokausti­t, ne reflektojm­ë mbi miliona njerëz që u persekutua­n dhe u zhdukën në një prej periudhave më të errëta të njerëzimit. Krenar për vlerat e popullit shqiptar, i cili kurrë nuk bëri kompromis as edhe me jetën e tij në mbrojtjen e kauzës së humanizmit. Le të na shërbejnë historitë e tyre që të kundërshto­jmë me vendosmëri urrejtjen, diskrimini­min dhe çdo padrejtësi tjetër në dëm të njerëzimit", shkruan Presidenti Begaj.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania