Panorama (Albania)

"Mos nderoni me grusht", fjalët e mësuesit që u dënua me vdekje

Historia e normalisti­t që nuk u pajtua me reformat e regjmit komunist që në ditët e para

- AFRIM IMAJ

"Mos nderoni me grusht, mos këndoni për Titon". Porosia që u kishte thënë mësuesi Apostol Gega nxënëseve në një fshat të skajshëm të Peqinit në vitin e largët 1946, kishte rezultuar vdekjeprur­ëse për të. Ishte koha kur Shqipëria kishte dalë nga lufta dhe kishte përqafuar doktrinën e Moskës, që do të thoshte diktaturën e proletaria­tit.

Ai, ish- normalisti dhe antifashis­ti i orëve të para i qytetit të Elbasanit, që tashmë ushtronte profesioni­n e mësuesit, jo vetëm e shikonte me rezerva rrugën e nisur, po përditë e më shumë bënte çfarë ishte e mundur të ndriçonte të tjerët se Shqipëria e shumëvuajt­ur nuk meritonte një regjim totalitar që xhvesh qytetarët nga prona private dhe cënon liritë themeltare të njeriut. Kjo kauzë e kishte bashkuar më në fund me një grup shokësh në Elbasan dhe Tiranë që mendonin e gjykonin si ai, me të cilët takohej dhe shkëmbente mendime për "gjëmën" e madhe që vendin e kishte zënë. Lëvizja e tyre tashmë me motivin "Kumbona e Kushtrimit" rritej dita ditës. Përveç bisedave të lira me njerëzit, organizata përgatiste e shpërndant­e komunikata politike duke bërë thirrje të hapur për përmbysjen e regjimit antipopull­or të importuar nga Moska dhe Tito. Ndodhi që një ditë sigurimi I shtetit të binte në gjurmët e tyre. I pari ra në pranga Apostol Gega, mësuesi që nuk kishte rreshtur duke p r o p a g a n d u a r kudo të këqiat e komunizmit. Ai teksa u shpreh hapur para policisë secrete se ishte kundër ideologjis­ë së tyre, gjeti forca dhe u arratis nga godina e sigurimit. Ishte një arrati që fatkeqësis­ht zgjati vetëm tre ditë dhe atë e rikthyen në qeli për ta hetuar e gjykuar nën tortura. E akuzuan se kishte zhvilluar aktivitet kundërrevo­lucionar, se mbante lidhje me "reaksionin", se kishte nxjerrë shkrime me "përmbajtje antipopull­ore dhe antidemokr­atike", se kishin shpërndarë trakte për sabotimin e ndërtimit të vendit. Gjatë tërë kohës përball tyre mësuesi që vinte nga Normalja e famshme e Elbasanit nuk tërhoqi asnjë nga deklaratat e tij kundër pushtetit popullor dhe komunizmit. Madje, as kur i komunikuan vendimin e gjykatës dhe urdhrin e Enver Hoxhës për dënimin me pushkatim…

HETIMI NË ELBASAN

Ka qënë data 3 tetor 1946 kur për herë të parë Apostol Gega është marrë në pyetje nga prokurori Naim Kuçi. Dokumenti përkatës fillon me gjnialitit­et e tij. Apostol Gegën, 25 vjeç, arsimtarë, i pamartuar, me arsim të

mesëm, i padënuar më parë. Gjatë luftës ka qenë sekretar i rinisë antifashis­te të lagjes "Shën- Koll". Në nëntor 1945, ka shkuar mësues në Peqin e më vonë në Grabovë A. I pushuar nga puna për shkak të çështjes së nderimit me grusht. Ai kishte kundërshtu­ar energjikis­ht porosinë e një mësuesi tjetër që u kërkonte nxënësve patjetër të nderonin me grusht. Kishte kundërshtu­ar masat e para të reformës agrare. Ka një rreth shoqëror me Zija Dylgjerin, Selim Cekën, Makasen Bungon, Hasan Gracenin, Muharren Qafzezin, Nazmi Fagun, Virtyt Gjylbegu, Hiqmet Bumçin, Tahsim Çiften, Ferit Bahollin, Misir Vocin dhe Kaliro Noçka, me të cilët konsumon biseda të përditshme kundër regjimit dhe pushtetit popullor. Në fillim të fjalëve të tij Apostol Gega ka thënë se në kohën e Zogut kishte qenë student në normale. Më 1943 ishte pranuar nëpunës në Bankën Kombëtare në Elbasan ku ka shërbyer deri në nëntor 1944. Është riemëruar në këtë detyrë dhe ka punuar deri në prill 1945 kur ka nisur shërbimin ushtarak të detyruar në brigadën e 11- të. Ka qëndruar vetëm 6 muaj në ushtri pasi është kaluar në arsim. Në nëntor 1945 emërohet mësues në Peqin dhe pas një muaji në Grabovë A të Gramshit. Këtu ka shërbyer deri në fund të prillit 1946. Pohon të ketë qenë kundër ideologjis­ë komu

 ?? ?? Apostol Gega
Apostol Gega
 ?? ?? Pushkatim
Pushkatim

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania