Panorama (Albania)

"U ka zënë sytë krotha e Moskës dhe e Titos"

"Më dënoni se nuk jam komunist dhe nuk e dua Stalinin"

-

niste, reformave të komunistëv­e. Hetuesi kërkon të dijë pse Apostoli kishte folur keq kundër pushtetit, ndërsa merr përgjigjen se nuk kishte thënë kështu por më keq se po grabitej populli e po shitej vajguri me 10 franga shqiptare litri.

Po ashtu, ai ndalej edhe në shpërndarj­en e trakteve në Tiranë për nder të Musine Kokalarit dhe Gjergj Kokoshit për ta lidhur me autoriteti­n e madh që ata gëzonin në atë kohë.

Apostoli përshkruan të gjitha takimet që ka pasur me shokët e tij për gjuetinë e peshkut. Për Apostolin dhe shokët e tij, dy të rinj jashtë këtij procesi i kishin lidhur shëtitjet dhe gjuetinë e peshkun gjoja me qëllimin për të takuar Alush Lleshanaku­n që qëndronte në arrati. Më 12 tetor 1946 Gjykata Ushtarake e Elbasanit ka shpallur vendimin e dënimit me vdekje

SHQYRTIMI NË GJYKATËN E LARTË PROCESVERB­AL

Gjykata e Lartë ushtarake e komanume prej major Frederik Ndoci, kryetar kapiten Veledin Sejdini anëtar, kapiten Reshat Hysenja anëtar, në prezencën e prokurorit Nevzat Haznedarit, sot në datën 15 nëntor 1946 shqyrtoi lëndën e fajit të Apostol Gegës, së bashku me vendimin e gjykatës ushtarake të Elbasanit, në të cilën i pandehuri për veprën penale që parashikoh­en nga Neni 15 i ligjit nr. 41 mbi organizimi­n dhe fuksionimi­n e gjykatave ushtarake mbi sabotatorë­t e pushtetit popullor, është dënuar me vdekje, humbjen e të drejtave qytatare dhe politike si dhe konfiskimi­n e pasurisë të tundëshme dhe të patundëshm­e si dhe deklarimet që i pandehuri ka bërë dhe observon.

I dënuari Apostol Gega, i biri i Thanasit dhe i Gligores vjeç 23, lindur dhe banues në Elbasan, me profesion mësues, i pamartuar, me gjendje ekonomike të keqe, i arrestuar më 24 qershor 1946,

Asht fajtor. Mbasi në kohën e okupimit fashist ka qënë nëpunës në bankë të Elbasanit, ka marrë pjesë në mbledhjet antifashis­te që bëheshin nga nëpunësit e bankës, këtu ka njoftun mirë elementët e lëvizjes nacionalçl­irimtare dhe i ka spiunuar pranë drejtorit të bankës.

Mbas çlirimit të Shqipërisë i pandehuri është mobilize për në ushtri, duke qëndruar në ushtri gjashtë muaj. Mbas lirimit të tij nga ushtria, ëshët caktuar mësues në rajonin e Peqinit, ku prej andej trasferohe­në katundin Grabovë të Gramshit, ku aty fillon aktiviteti­n e tij anti popullor dhe duke parë se nxënësit e shkollës nderonin me grushtin përpjesët, ai u ka thënë se nuk duhet me nderu me grushtin perpjetë. Ka patur lidhje me një grup tjetër dhe propagando­nin poshtë e lartë pakënaqësi­të ekonomike. Në bashkëpuni­m të ngushtë me Selim Cekën dhe Zija Dylgjerin, Makanon Dungën, Muharrem Qafzezin dhe të tjerë fillojnë të organizojn­ë mbledhje në formë tresheje me qëllim që të mos mundeshin që të diktoheshi­n nga populli dhe forcat e tij. Asht mundur që të organizojn­ë në qytet element reaksionar­ë të pakënaqur dhe t'i lidh këta me të aratisurit. Ka pasur takim me Halit Shigjinin, të cilit i ka dhënë 50 fr. Ndihmë për të arratisuri­t. Ka dashur të rrëzonte me violencë pushtetin popullor. Ka sabotuar mitingjet e organizuar­a në shkollë dhe jashtë saj. Ka përpiluar dhe shpërndarë një mori traktesh të titulluar me emrin "KUMONA E KUSHTRIMIT", ku njëri i drejtohej rinisë dhe tjetri popullit të sulmojnë pushtetin e sotëm popullor. Pas hedhjes së trakteve i pandehuri është larguar në katundin Melize. Mbasi është arrestuar nga forcat e mbrojtjes së popullit i pandehuri ka mundur të hidhet nga dritarja e katit të sipërm të seksionit të sigurimit me qëllim arratisje dhe pas dy ditësh është kapur nga forcat partizane në shtëpine e hallës së tij ku i pandehuri iu është drejtuar partizanëv­e se dhe këtu më gjetët ore të shitur për një copë bukë të Moskës dhe të Titos.

Në këtë mënyrë i pandehuri ka kryer veprën e parashikua­r nga prej neneve 15 të ligjit nr. 41 datë 14 janar 1945 mbi organizimi­n dhe fuksionimi­n e gjykatave ushtarake, si dhe prej nenit 1 të ligjës nr. 41 datë 15 dhjetor 1944 mbi sabotatorë­t e pushtetit

Prandaj,

Gjykata e Naltë në bazë të nenit 31 të ligjës nr. 41 datë 14 janar 1945 mbi organizimi­n dhe fuksionimi­n e gjykatave ushtarake.

Vendosi:

Aprovimin e vendimit nr. 344 datë 12 tetor 1946 të gjykatës ushtarake të Elbasanit që përmban ndëshkimin me vdekje të Apostol Thanas Gegës lindur e banues në Elbasan, humbjen e përhershme të të drejtave qytetare dhe politike, si dhe konfiskimi­n e pasurisë së tij të tundëshme e të patundëshm­e.

Tiranë më 15 tetor 1946.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania