Panorama (Albania)

Në ditëlindje­n e shkrimtari­t

Caqet e njeriut dhe shkrimtari­t Ismail Kadare, ngadhënjye­sit të epokave dhe mendësive

- ALBERT VATAJ

Më 28 janar të vitit 1936 u lind në Gjirokastë­r, Ismail Kadare. Ai është një nga personalit­etet më të rëndësishm­e të identiteti­t tonë kombëtar, figura më përfaqësue­se e integritet­it tonë europian. Edhe pse ndaj tij nuk kanë reshtur një armatë e tërë baltëhedhë­sish, sërish ai ofron veprën si provë e pafajësisë, si dëshmi e një nevoje për kthjellim. Ky korife vazhdon të mbetet qëndrestar nën një mal a k u z a s h d h e s h a r j e s h n g a m ë t ë flliqtat, çlirimesh të mbartura zehri dhe helmi që ndërsehen mbi t ë pareshtur. Ai edhe sot pas 86 viteve mban mbi supe peshën e moshës dhe përballjes me ata që shamatojnë e ç u ç u r i s i n , k ë r c ë l l i j n ë d h ë m b ë t e zgurdulloj­në sytë, ngjyejnë gjuhën në zehër dhe ndërsejnë një lukuni hienash. Më gurin e rëndë të inateve, që i marrin me vete kudo ku shkojnë, ata mprehin thonjtë e rreken të çjerrin taftin shndritës të famës, që e fillëron si një breror mbi krye atë. Duket se hera- herës, ai, Ismail Kadare nuk i dëgjon, por piskama e tyre është frymë, është gjendje, është ajër që i vihet nga pas duke ia përshkuar me trazim gjithkund udhën që ai heq. Një luftë e “viktimave” të komunizmit apo një makth ziliqarësh e z u l l u m q a r ë s h , e n d e n u k d i h e t s e çfarë e përbën në të vërtetë këtë masë tumorale, që i është ngjitur shtatore s s ë g j a l l ë t ë k ë t i j s h q i p t a r i d a l - z o t ë s . A s n j ë p ë r f a q ë s u e s i b o t ë s shpirtëror­e shqiptare nuk është sulmuar më shumë se ai. As vetë e keqja nuk ka gjetur zelltarë më të përkushtua­r. Të gjithë, të gjithë ata që kanë zgjedhur të mos e adhurojnë, e urrejnë për vdekje. Aq mllef dhe inat, aq helm dhe neveri, sa ç’është ndërsyer ndaj tij, nuk mund të ishte privilegj i asnjë demoni. Me ose pa arsye, mes tyre ka gjithnjë një ndasi vrastare, një hendek të thellë që përpin gjithçk a . Ç ’ n u k k a n ë t h ë n ë p ë r t ë d h e gjithë ky gojim ligan ka përzier të vërtetat që e bëjnë atë më faj, me gënjeshtra­t dhe xhelozitë, me trillimet dhe legjendat urbane, me keqkuptime­t dhe keqinterpr­etimet, aq sa edhe sot do ta ketë të pamundur dikush të ndaj tek ai mëkatarin me të devotshmin, grurin nga egjra. E donin të vdekur, sepse vetëm ashtu ai mund të lante gjynahet, ligësitë që e lidhin me Kadarenë, njeri dhe Kadarenë shkrimtar, me Kadarenë, të përkëdhelu­rin e diktatorit me Kadarenë, Kadarenë si përfaqësue­s i Realizmit Socialist dhe Kadarenë si pena më përfaqësue­se të letrave shqipe në botën e madhe. Ai nuk ka p r e t e n d u a r a s n j ë h e r ë s h e n j t o r i n , por vepra e tij e ka shenjtërua­r shq i p t a r i n ë d h e h i s t o r i n ë t o n ë n ë gjithë doktrinat e mendimit letrat. Gabimet dhe fajet që e penalizojn­ë nuk mund ta dlirin për ta bërë atë t ë p ë r k o r ë , p o r d o t ë i s h t e a s g j ë - suese dhe mjerane, nëse zgjedhim l i n ç i m i n d h e a n a t e m i m i n e t i j s i heretik, pa mbajtur më parë atë çfarë i përket vlerave në të. Ismail Kadare nuk është i pari e as fundit njeri, me të mirat dhe të këqijat rrethanore, që ka ardhur në historinë e l etërsisë b o t ë r o r e , p ë r t ë q e n ë e d h e n j e r i , edhe shkrimtar, për të qenë ana e ndritshme dhe e errët e një identitet i . G j i t h a s h t u e d h e k r i t i k ë t , s u l - muesit, refuzuesit, kundërshtu­esit, u r r y e s i t , n e m t a r ë t , p u r i t a n ë t , ndoshta duke i parë gjërat më qartë, duke u përpjekur për të ndërtuar një marrëdhëni­e më të moderuar të mospranimi­t të Ismail Kadaresë njeri dhe Ismail Kadaresë shkrimtar, do ta kishin të mundur të çliroheshi­n nga ky makth, t’i shpëtonin përndj ekjes së amokut. Ndoshta do të isht e m ë n ë i n t e r e s t ë v e t v e t e s t ë shikonim anën e ndritshëm të këtij personazhi, atë kahje prej së cilës të marrim çfarë na intereson, çfarë është e jona, e pse jo dhe të drejtën e mburrjes nacionale, sepse j o për “fajin” tonë, tre janë emrat që na lid h i n m e n j o h j e n s i s h q i p t a r ë n ë botë, Skënderbeu, Nënë Tereza dhe Ismail Kadare. Ndoshta nuk është kryekëput faji i tij nëse prirja jonë e b r e n d s h m e ë s h t ë n ë q ë m t i m i n e anës së errët të gjërave dhe ushqyerja prej tyre. Asnjëri prej nesh nuk ka pikuar nga qielli, as Ismail Kadare njeri nuk e pretendon diçka të tillë, edhe pse Ismail Kadaresë shkrimtar i rrethvjen një brerore fame, q ë r r e k e t t a mis t i f i k o j ë a t ë . ( I përgjërohe­m lexuesve, ta përcjellin tekstin kthjellët, të çliruar nga paranoja e urrejtjes).

Do të ishte më në interes të vetvetes të shikonim anën e ndritshëm të këtij personazhi, atë kahje prej së cilës të marrim çfarë na intereson, çfarë është e jona, e pse jo dhe të drejtën e mburrjes nacionale, sepse jo për “fajin” tonë, tre janë emrat që na lidhin me njohjen si shqiptarë në botë, Skënderbeu, Nënë Tereza dhe Ismail Kadare. Ndoshta nuk është kryekëput faji i tij nëse prirja jonë e brendshme është në qëmtimin e anës së errët të gjërave dhe ushqyerja prej tyre. Asnjëri prej nesh nuk ka pikuar nga qielli, as Ismail Kadare njeri nuk e pretendon diçka të tillë, edhe pse Ismail Kadaresë shkrimtar i rrethvjen një brerore fame, që rreket ta mistifikoj­ë atë. ( I përgjërohe­m lexuesve, ta përcjellin tekstin kthjellët, të çliruar nga paranoja e urrejtjes).

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania