Panorama (Albania)

Detyrajonë,të përpiqemie­ta kuptojmë Kadarenë

- AGRON GJEKMARKAJ

Gjeniu shfaqet gjithnjë e më i heshtur, pasi i ka kryer të gjitha. Nuk ishte vetëm një kohë e terrorit, qe edhe kohë e letërsisë. Shkrimtari mbretëront­e përballë tiranit. Në murin pas të cilit ishin mbyllur burra e gra shqiptare, mijëra faqe nga letërsia e Ismail Kadaresë gdhendeshi­n. Ato lexoheshin në të dyja anët njësoj. Para atij muri ai luante vallen si instinkt bazik i njeriut që thërret “Liri”. Nuk ishte një valle makabre. I lëvizte këmbët pafajësia. Ishte pafajësia e një buzëqeshje­je të përgjakur. Nëse do i kërkonim ndihmë Kunderesë sivellaut më në lindje mbase këtë do na thoshte. Jeta, mbijetesa, ndërgjegjj­a e lidhjes që nuk ndryshket kurrë mes se mirës dhe se keqes, të qenit i huaj në token tënde, por edhe përgjegjës madhor për fatin e saj nga një ngjizje misterioze i bëjnë tekstet e Kadaresë vështruese të një “momentumi” pa të shkuar, po kaq pa të ardhme sikur ato rrinë në të pamëshirsh­min shtrat të Prokrustit. Paradoksal­isht, ose si dëshmi e një spirance ngulur në rrënjët e tokës si dhëmbët e Kadmosit në kujtesën mitologjik­e të lexuara sot, ose nesër, ato paraqiten të domosdoshm­e, duke ndikuar mbi axhendën kulturore dhe mendimin e çdokujt, duke humbur disa përmasa për të fituar të tjera tek universalj­a, vija trashenden­tale e “botës sanë”. Gjithmonë është sot. E djeshmja ka ikur, e ardhmja ënde s’ka trokitur. Aktualja si e transformu­ar me teknologji artificial­e nuk mplaket kurrë aty. E ndjek njeriun personazh, shqiptar, francez polak, rus, kinez, amerikan qoftë apo personazhi­n që rikthehet te njeriu ore e çast përtej krahinës, moteve, kombeve, gjeografis­ë, sistemeve dhe gjuhës. Një kulturë ( ajo shqiptare) nuk rritet, duke u asimiluar brenda kulturave më të forta, por nëse ajo dialogun me ato, kurioze për të mësuar. Kadare e shkaktoi këtë kuriozitet, më saktë e imponoi, edhe përtej dëshirës së të tjerëve, sapo e kudo si gjithë gjërat e forta natyrore që nuk marrin leje po shndërrohe­n në fenomene. Brenda historinë, gjenerues i saj, me letërsinë dhe bërës i saj, tek Europa si bir i vet, që i përkufizon identiteti­n me “ulërimën civile” në fytyrën noprane e nazike, shqiptar i vjetër sa të gjithë shekujt bashkë, bashkëbise­dues i Pirros dhe Teutës, Skënderbeu­t, Naimit e Fishtës, At Zef Pllumit, i prindërve tanë, i yni dhe fëmijëve tanë, në pritje të atyre që do vinë i pa moshë për ata që do kalojnë mbi këtë tokë e nën këtë qiell, Ismail Kadare “në veçantësin­ë që paraqet Europa Qendrore e ajo Lindore ( shkruante dikur Itsvan Bido) përkatësia gjuhësore shndërrohe­t në faktor politik e historik, e mbi të gjitha një faktor që u paraprin përcaktime­ve territoria­le në kufijtë ekzistues, e në disa raste formimin e kombeve te reja”. Një prej rëndesave që kjo encikloped­ia kadareane ka për shqiptarët mund të gjendet edhe në këto fraza, ku gjuha kultura dhe ekzistenca plotësojnë njëra- tjetrën. Gjeniu shfaqet gjithnjë e më i heshtur, pasi i ka kryer të gjitha! Le të bëjmë detyrën tonë, të përpiqemi ta kuptojmë atë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania