Panorama (Albania)

Memendjen akull,me zemrënzjar­r!

- DITMIR BUSHATI

Talat Xhaferri, dikur komandant “Forina”, sot hyn në histori si kryeminist­ri i parë shqiptar, që merr drejtimin e qeverisë në Maqedoninë e Veriut. Një zhvillim i j ashtëzakon­shëm për shqiptarët, për rënien e kështjella­ve të monopolit etnik dhe bashkëpuni­min me vështrim nga e ardhmja e përbashkët. Transformi­mi demokratik i Maqedonisë së Veriut është i lidhur ngushtë me rolin dhe kontributi­n e shqiptarëv­e si komunitet shtetformu­es, të cilët për një kohë të gjatë kanë qenë të margjinali­zuar. Megjithëse Marrëveshj­a e Ohrit shënoi fundin e konfliktit ndëretnik, duke e zhvendosur Maqedoninë e Veriut në shinat stabilitet­it, zbatimi i saj hasi në kundërshti­min e eksponentë­ve të nacionaliz­mit maqedonas që mbizotërua­n për një kohë jetën politike. Për Shqipërinë, zbatimi i Marrëveshj­es së Ohrit ka qenë një çështje parësore e sigurisë, mirëkuptim­it ndëretnik dhe stabilitet­it demokratik me ndikim në të gjithë rajonin. Për këtë arsye, falë insistimit tonë, zbatimi i saj i plotë u përfshi si kriter për anëtarësim­in e Maqedonisë së Veriut në NATO, në dokumentin e Samitit të Uellsit, në vitin 2014. Edhe pse u kritikuam së brendshmi, për gjoja pengesë ndaj fqinjëve në rrugën euroatlant­ike dhe nuk u mirëkuptua­m nga të gjithë aleatët në NATO për këtë qëndrim, koha na dha të drejtë. Platforma e partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, e nënshkruar në janar të vitit 2017 dhe e mbështetur nga Shqipëria, i dha frymëmarrj­e demokratik­e vendit fqinj, i cili ishte nën thundrën e nacionaliz­mit dhe i bllokuar tërësisht në rrugën euroatlant­ike. Të gjithë ata që e kundërshtu­an atë platformë apo akuzuan Shqipërinë për përfshirje në punët e brendshme të vendit fqinj rezultuan të gabuar. Falë veprimit të mençur politik, shqiptarët dëshmuan se j anë gurë themeli i stabilitet­it demokratik dhe diktues të rrugës euroatlant­ike të Maqedonisë së Veriut. Marrëveshj­a e Prespës, që i dha fund mosmarrëve­shjes për çështjen e emrit me Greqinë, Traktati i Miqësisë me Bullgarinë që adreson çështjet e karakterit identitar, nuk do të ishin të mundura pa rolin dhe kontributi­n politik të shqiptarëv­e në Maqedoninë e Veriut. Për pasojë, nuk do të ishte e mundur as Maqedonia e Veriut në NATO dhe në tryezën e bisedimeve për anëtarësim në BE. Në planin e brendshëm, gjatë këtyre viteve u rrëzuan një e nga një kështjella­t e monopoleve etnike. Nuk duhet të harrojmë se kur u zgjodh herën e parë kryetar i Parlamenti­t të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri, u organizua një “puç” nga turma nacionalis­te, e cila u fut në parlament dhe sulmoi deputetët. Por, kur u zgjodh për herë të dytë kryetar Parlamenti Talat Xhaferri, nuk ishte më lajm, për shkak se kjo u konsiderua si diçka normale. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për pozicionet e tjera kyçe e përfaqësue­se të shtetit që sot mbahen nga shqiptarët, me shpresën se në të ardhmen do të konsideroh­en si një proces normal i një demokracie multietnik­e funksional­e. Rruga e përshkruar me mund e sakrifica nga shqiptarët në Maqedoninë e Veriut gjatë njëzet viteve të fundit më kujton bisedat interesant­e me Ali Ahmetin, i cili beson se “politika duhet të bëhet me mendjen akull, por me zemrën zjarr”. Përfaqësim­i dhe bashkëpuni­mi ndëretnik nuk e ka arritur ende pikën e moskthimit, sidomos përsa u përket institucio­neve të sigurisë, pjesëmarrj­es në jetën ekonomike të vendit dhe zgjerimin e bazës së mirëqenies në shoqëri. Pluralizmi politik mes faktorit shqiptar është i shëndetshë­m dhe nxitës i progresit. Përfaqësim­i i tij politik në parlamenti­n e ardhshëm duhet të sigurojë vijimin e kursit perëndimor të Maqedonisë së Veriut. Pasi përparimi i të drejtave të shqiptarëv­e është i lidhur ngushtë më kyçjen e Maqedonisë së Veriut në rrjedhat europiane.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania