Panorama (Albania)

Shqiptarët zgjodhën për me shpëtue

- MONIKA STAFA

27 janar, Dita e Kujtesës së Holokausti­t. Kjo datë u zgjodh sepse shënon gjithashtu dhe përvjetori­n e çlirimit të kampit të vdekjes Aushvic- Birkenau në vitin 1945. Tmerret që ndodhën atje treguan se sa e brishtë është jeta në një botë të kapur nga e keqja dhe fashizmi. Atje dhe në dhjetëra qendra të tjera si këto kampe famëkeqe, ushtarë dhe civilë ekzekutuan plotësisht me vullnetin e tyre 6 milionë hebrenj. Gjatë ushtrimit të pushtetit, nazistët dhe bashkëpunë­torët e tyre vranë gjithashtu miliona të tjerë, johebrenj. Por diku, në një vend të vogël të Ballkanit, i varfër, i prapambetu­r gjithashtu, ai u bë një portë e gëzueshme për çdo hebre që kërkonte strehim e mbijetesë.

Shqipëria!

Titulli është zgjedhur jo pa qëllim në këtë gegnishte të kohës. Duke iu referuar dokumentev­e të epokës dhe gjuhës së përdorur në to, ne nderojmë përpjekjet e institucio­neve të shtetit shqiptar, por

Me urrejtjen dhe antisemiti­zmin që kërcënon demokracit­ë, ne duhet të qëndrojmë në opozitë sa herë që të pafajshëm vihen në shënjestër. Si ata gjashtë milionë hebrenj që u vranë gjatë Holokausti­t, 1.1 milionë prej tyre në Aushvic. Sot, rreth 400,000 të mbijetuar jetojnë ende, pothuajse gjysma e tyre në Izrael. Ndërsa lufta atje po shënon një tjetër epokë historike të përpjekjev­e të dy popujve për paqe, ne u qëndrojmë miqve tanë pranë duke thirrur njëzëri: “Le të kujtojmë”!

edhe përfaqësiv­e tona jashtë vendit, të cilët edhe pa organizim e të veçuar nga njëri- tjetri, duke rrezikuar madje jetët e tyre, zgjodhën “për me shpëtue” jetë. Studiuesit mund të mos pajtohen për fakte dhe interpreti­me të pjesshme, por të gjithë ama vijnë në një mendje se ka dy periudha të marrjes së hebrenjve në mbrojtje në vendin tonë: gjatë kohës së mbretërisë dhe gjatë luftës. Po ashtu, palët pajtohen se shpëtimi i hebrenjve në Shqipëri nuk mund të shpjegohet pa praninë e dy faktorëve: solidarite­ti i popullit dhe qëndrimi i autoritete­ve. Ky shtet i vogël, me shumë traktate që ia kufizonin vetëveprim­in, që u pushtua ndër të parët me shpërthimi­n e Luftës së Dytë Botërore bëri një sfidë të madhe, duke e refuzuar antisemiti­zmin si filozofi dhe si ligjshmëri, duke mos iu bindur ligjeve antihebrai­ke të aleatëve të mëdhenj si Italia dhe duke hapur shtigje të gjithfarsh­ëm për t’u ardhur në ndihmë hebrenjve, për t’i shpëtuar nga përsëritja e “crystal night” dhe çdo formë tjetër urrejtjeje masive, dhune dhe pogromi. Me urrejtjen dhe antisemiti­zmin që kërcënon demokracit­ë, ne duhet të qëndrojmë në opozitë sa herë që të pafajshëm vihen në shënjestër. Si ata gjashtë milionë hebrenj që u vranë gjatë Holokausti­t, 1.1 milionë prej tyre në Aushvic. Sot, rreth 400,000 të mbijetuar jetojnë ende, pothuajse gjysma e tyre në Izrael. Ndërsa lufta atje po shënon një tjetër epokë historike të përpjekjev­e të dy popujve për paqe, ne u qëndrojmë miqve tanë pranë duke thirrur njëzëri: “Le të kujtojmë”!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania