Panorama (Albania)

Bolonja përmbys gjithçka, Milani bie me rregull 2- shi

-

Katër gola, 3 penallti, dy prej të cilave të humbura nga kuqezinjtë dhe një karton i kuq për trajnerin mik Tiago Mota, teksa në fund ishim miqtë nga Bolonja ata që festuan pikën e marrë. Kuqeblutë gjetën të parët rrugën e rrjetës me Zirkze në minutën e 29- të. Ndërkohë në minutën e 42- të, Zhiru kishte shansin e artë për të vendosur baraspeshë­n, por gaboi nga pika e bardhe e penalltisë. Për golin e barazimit të përkohshëm mendoi Loftus- Çik në minutën e 45- të. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 11. Në minutën e 74- t, Milani shpërdoroi një tjetër penallti me Hernandez, që goditi shtyllën, ndërkohë që në minutën e 83- të, Loftus- Çik gjeti dopietën personale, duke shënuar golin e dytë të sfidës. Kur u mendua se "djalli" do të dilte me 3 pikë nga ky duel ishte Orsolini që në minutën e 92të, vendosi baraspeshë­n duke shndërruar në gol një penallti të shkaktuar nga Terraçano.

FJALA E TRAJNERIT -

Trajneri i Milanit, Stafano Pioli foli me gazetarët në fundin e duelit Milan- Bolonja që përfundoi në barazim 2- 2. Padyshim që trajneri kuqezi shfaqi zhgënjim për barazimin e regjistrua­r në kohën shtesë. Një barazim i cili i mohoi fitoren e pestë radhazi në kampionat Milanit që humbi dy penallti me Zhiru dhe Teo Hernandez.

PARAQITJA - "Më vjen keq që nuk e fitova ndeshjen. Është e vërtetë që humbëm dy penallti dhe raste, por arritëm të kalonim në avantazh. Nuk mund të heqim dorë nga vëmendja dhe vendosmëri­a në fazën mbrojtëse. Mëkat i madh sepse kishim performuar mirë. Me 9- 10 lojtarë në zonë, nuk jemi në gjendje të dyfishojmë dhe të ' vrasim' ndeshjen".

PENALLTITË - "Zhiru dhe Teo janë gjuajtës të shkëlqyer të penalltive, fatkeqësis­ht nuk ishte mbrëmja e tyre më e mirë. Shpresojmë të kemi më shumë penallti dhe të shënojmë në vijim, por kam frikë se ky rezultat mund të ndikojë në mendësinë e grupit".

GODITËSI I RADHËS -

"Leao më tha se do të ekzekutojë penalltinë e radhës. Nuk është se shënon shumë në stërvitje, por mbase do të shkojë ndryshe në ndeshje. Gjithsesi nuk e di, do të shohim".

ECURIA - "Kemi 7 pikë më shumë se vitin e kaluar dhe po aq sa edhe viti i titullit. Ka disa gjëra pozitive, por ne duhet të rritemi në të tjera aspekte. Ne kërkojmë rezultate përmes performanc­ës. Në qoftë se do të kishte përfunduar 2- 1 ndeshja, besimi ynë dhe gjithçka do të ishte ndryshe".

MERKATO - "Zirkze është lojtar i madh, padyshim. E kam ndjekur edhe gjatë kohës së tij te Bajern Mynih dhe më pas te Parma. Futbollist fantastik, me fizik dhe cilësi, ka gjithçka. Ai po bën shumë mirë te Bolonja".

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania