Panorama (Albania)

Juvja "ngec" në shtëpi, Alegri: Me sy nga Champions- i

-

Juventusi nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1- 1 në shtëpi përballë Empolit, duke u ndalur kështu pas 5 fitoresh radhazi në kampionat. Sfida nuk nisi mirë me bardhezinj­të që ngelën me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Milik në minutën e 18- të. Fillimisht i verdhë për polakun, por VAR- i ndihmoi për të verifikuar rrezikshmë­rinë e ndërhyrjes çka solli një karton të kuq. Pas një pjesë të parë të ekuilibrua­r, avantazhi për "zonjën" erdhi nga Dushan Vlahoviç në minutën e 50', duke bërë që bardhezinj­të të mendonin për fitoren e radhës. Por pas vetëm 20 minutash, ishte Baldanzi ai që i prishi festën ekipit të Alegrit, duke rikthyer ekuilibrin që nuk ndryshoi deri në fund. Në fushë për Empolin për 90 minuta ishte Ardian Ismajli, ndërsa në stol ishin Stiven Shpendi dhe Berisha, ky i fundit i rikthyer pas një dëmtimi.

FJALA E TRAJNERIT - Ndërkohë në prononcimi­n e dhënë pas këtij dueli, trajneri Alegri, u përpoq të ruante qetësinë, duke i mëshuar pjesës që objektivi është që në fund të kampionati­t të jenë në katërshen e parë që të dërgon në Champions: "Skuadra luajti një ndeshje të mirë, ata nuk u çorganizua­n edhe pasi ishim me dhjetë lojtarë. Ky është futbolli, nuk mund të fitosh çdo ndeshje. Përjashtim­i i papritur e komplikoi ndeshjen. Interi është favorit, duhet të jemi në mesin e katër më të mirëve në maj, kur të përfundojë kampionati. Askush nuk e priste në fillim të sezonit që Juventusi të kishte këtë ecuri, prandaj duhen përgëzuar këta djem". Pas një jave, Juvja do të udhëtoj në Milano për një sfidë vendimtare siç është ajo ndaj Interit. Me një humbje, shpresat e "zonjës" për titull do të reduktohes­hin në minimum. "U përpoqëm ta fitonim ndeshjen, patëm dy situata të favorshme në pjesën e parë, në pjesën e dytë menjëherë kaluam në avantazh, pastaj ishte një top tjetër ku Kambiazo rrëshqiti dhe mund të kishte goditur më mirë, por futbolli kështu e ka. Dueli kundër Interit më 4 shkurt ka shumë rëndësi. Do të luajmë kundër ekipit më të fortë, do të jetë ndeshje e luftuar, por ata mbeten favoritë", përfundoi Alegri.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania